Në studimin tonë “Gratë e Biblës” ne kemi qenë duke studiuar jetën dhe veprën e figurave të ndryshme femërore në Bibël si shembuj frymëzues të perëndishmërisë dhe virtytit modest si ato të Maries, nënës së Jezusit Krishtit, si edhe me Evën, nënën e të tërë njerëzimit, si dhe së fundi me Sarën, e cila është në Bibël gruaja e parë besnike dhe besimtare pas Evës. Edhe pse Shkrimi i Shenjtë nuk i përshkruan këto gra si modele të përsosmërisë e të pamëkatshme, ato përsëri modelojnë për ne një farë hiri hyjnor dhe jetë besnike të vlefshme për tu studiuar e ndjekur. E megjithatë, jo të gjitha personazhet femra në Bibël janë modele për tu ndjekur. Femra në Bibël na përshkruhet ashtu si është, jo më shumë e perëndishme se sa meshkujt, dhe po aq sa edhe meshkujt e rënë nga lavdia e Perëndisë në Kopshtin e Edenit dhe e pa-aftë në vetvete për tju afruar Perëndisë dhe shpëtuar vetveten me forcat e saja dhe pa praninë e Hirit të Perëndisë. Prezenca e disa personave femërore jo plotësisht pozitive në Bibël na përfaqësohet sot përmes Ada, Cilah dhe Naama të cilat janë femrat e para në bibël që na prezantohen me emër pas Evës. Le të dëgjojmë se si Bibla na i prezanton ato:
Genesis 4:13-18 – Atëherë Kaini i tha Zotit; “Ndëshkimi im është tepër i madh aq sa unë nuk mund ta duroj. 14 Ja, ti po më dëbon sot nga faqja e këtij dheu dhe do të fshihem nga fytyra jote; dhe do të bëhem endacak dhe ikanak nëpër botë dhe do të ndodhë që të më vrasë kushdo që do të më gjejë”. 15 Dhe Zoti i tha: “Prandaj, kushdo qoftë të vrasë Kainin, do të dënohet shtatë herë”. Dhe Zoti vuri një shenjë mbi Kainin, me qëllim që kushdo që ta gjente të mos e vriste. 16 Atëherë Kaini u largua nga prania e Zotit dhe banoi në vendin e quajtur Nod, në lindje të Edenit. 17 Dhe Kaini njohu të shoqen, e cila u ngjiz dhe lindi Enokun. Pastaj Kaini ndërtoi një qytet, të cilit i vuri emrin Enok, emri i të birit. 18 Dhe Enokut i lindi Iradi; Iradit i lindi Mehujaeli; Mehujaelit i lindi Methusaeli dhe Mathusaelit i lindi Lameku. (Zan. 4:13-18).
Dhe Lameku mori dy gra: emri i njërës ishte Ada dhe emri i tjetrës Cilah. 20 Dhe Ada lindi Jabalin, që ishte babai i atyre që banojnë nën çadra dhe merren me rritjen e bagëtisë. 21 Por emri i të vëllait ishte Jubal, që ishte babai i gjithë atyre që i binin qestes dhe flautit. 22 Cilah lindi edhe ajo Tubal-kainin, krijuesi i çfarëdo lloji veglash prej bronzi dhe hekuri, dhe motra e Tubal-kainit qe Naama. 23 Pastaj Lameku u tha grave të tij: “Ada dhe Cilah, dëgjoni zërin tim; gra të Lamekut, u vini re fjalëve të mia! Po, unë vrava një njeri sepse më plagosi, dhe një të ri sepse më shkaktoi një irnim. 24 Në rast se do t’i merret hak Kainit shtatë herë, Lamekut do t’i merret hak shtatëdhjetë herë shtatë.” (Zan. 4:19-24).
Menjëherë pas parajsës, Shkrimi na shtjellon një pamje plot ngjyra të femrës në mëkat. Nga linja e Kainit, birit të parë të Adamit dhe Evës vjen Lameku i cili ka marrë dy gra. Pasi Lameku është përfshirë në mëkatin e vrasjes, ai tani përfshihet edhe me mëkatin e poligamisë pasi Adah dhe Cilah kanë pranuar që të jenë bashkëshortet e të njëjtit burrë. Përmes një vendimi të tillë urdhëresat e Perëndisë janë shkelur me këmbë e përçmuar, dinjiteti i femrës është degraduar, dhe tani një komplikim i ri i mëkatit i sugjerohet racës njerëzore.
Por kush janë këto gra që sapo u përmendëm emrat? Ne nuk na thuhet shumë mbi të kaluarën e tyre dhe nuk na jepen shume detaje mbi aktivitetet e tyre të përditshme, por ne mësojmë diçka përreth tyre kur humultojmë kuptimin e emrave të tyre. Emri Ada do të thotë “një grua e zbukuruar së tepërmi.” Emri Cilah do të thotë “një grua e cila mund të vihet re që nga larg për shkak të tringëllitjes së xhevahireve të saja.” Në këtë pasazh na prezantohet gjithashtu edhe vajza e Cilah që quhet Naama që do të thotë “një bukuri hutuese.” Tani mundohuni ti imagjinoni pak këto femra në mendjen tuaj. Këto janë femra me një bukuri të madhe natyrore, me xhevahire dhe zbukurime të shumta, me veshje provokuese dhe me njyra nga me ftueset në buze, sy edhe fytyrë. Gjithçka për të tërhequr vëmendjen mbi pamjen e tyre të jashtme. Emrat e tyre na janë zbuluar qëllimisht nga Fryma e Shenjtë për të na vënë në dukje që fokusi apo preokupimi i tyre ishte paraqitja e jashtme? A mendoni ju se ato kultivuan gjithashtu edhe paraqitjen e brendshme? Çfarë është e bukura? Apo, cili është përkufizimi që Perëndia i jep të bukurës?
Stolia juaj të mos jetë e jashtme: gërshëtimi i flokëve, stolisja me ar ose veshja me rroba të bukura, 4 por njeriu i fshehur i zemrës, me pastërtinë që nuk prishet të një shpirti të butë dhe të qetë, që ka vlerë të madhe përpara Perëndisë. (1 Pjet. 3:3-4).
Perëndia thotë që jo vetëm bukuria e brendshme është më e rëndësishme se sa bukuria e jashtme, por në mënyrë specifike Ai thekson që bukuria e brendshme dhe që nuk mund të vyshket është bukuria e zemrës që i beson Perëndisë me një qëndrim të butë e të qetë. Kjo, të dashurat e mia, është çfarë është më e vlefshme në sytë e Perëndisë! Mbani mend që bukuria e hiri është sot por nuk është nesër, por si thotë është Fjala e Urtë 31:30 “Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet.” Më pas do të diskutojmë se si mund të zbukuromë veten nga jashtë në të
njëjtën kohë që kultivomë bukurinë e brendshme, por për momentin le të rikthehemi tek Ada dhe Cilah.
Vini re se si këto vajza duket sikur po përpiqen që të rifitojnë duke përdorur hirin femëror atë bukuri që u humb me Evën në Kopshtin e Edenit në momentin e mëkatit të parë. Mbani mend nga studimi i mëparshëm se si Adami ra në mëkat dhe po kështu edhe Eva, dhe se si Perëndia i tha që si dënim mbi familjen femërore, Perëndia e vendosi aë nën dominimin e burrit? Perëndia gjithashtu i tha: Dëshira jote do të jetë që të kontrollosh burrin tënd, por në jetë ai do të sundojë mbi ty.” Në këtë kontekst femra e merr dinjitetin e saj duke iu bindur Perëndisë, kur ajo me gëzim, vullnetshëm dhe me një përulje Biblike e pranon dënimin dhe këtë situatë të re në të cilën e ka vendosur mëkati i saj dhe drejtësia e Perëndisë. Por sigurisht besimi dhe hiri i Perëndisë është i domosdoshëm për ta barë këtë gjë, dhe femra në mëkatin mosbesues i refuzon këto gjëra. Kështu, në këtë pasazh ne shikojmë se si femra, duke vënë re dëshirën mashkullore për të, e përdor bukurinë e saj të jashtme për të fituar një avantazh apo supremaci mbi mashkullin. Ada dhe Cilah si modele të femrës që operon me metodat e botës vetëm mendojnë se kanë future nën kontroll Lamekn përmes zbukurimeve dhe hireve të tyre mashtruese, kur në realitet ato kanë rënë edhe më tej në mëkat duke ia nënshtruar vetveten burrit përmes institucionit të ndaluar të poligamisë. Tani Lameku ka mundësinë për të fituar mbi to përmes xhelozisë e duke vënë njërën grua kundra tjetrës. Ne lexojmë se si Lameku u këndon atyre këngën e tij të dhunës dhe vrasjes që shkakton vetëm skllavëri e frikë. Kështu pra, këto gra që dëshironin liri dhe fuqi mbi burrin i kanë fryrë flakës së një burri brutal e violent duke e keqësuar kështu akoma edhe më shumë vuajtjen e tyre. A nuk është kjo e kundërta e një jetë të qetë? A nuk është kjo shpërdorimi i kapacitetit të me të cilat Perëndia i pat bekuar ato? Mendoni tërë ato gjenerata të helmuara nga kjo filozofi dhe stil jetë karnal, apo vetëm epshor, sic është edhe shembulli që Naama mer nga nëma e saj që njihej në komunitet si ekspertja e bukurisë së jashtme apo “ajo që vihet re që nga larg për shkak të zbukurimeve e tringëllimave të tyre.”
Edhe pse nuk do të studiojmë gjithmonë personazhe të tillë Biblikë me një rëndësi relativisht të vogël, Ada, Cilah dhe Naama na e kthejnë vëmendjen tonë drejt disa çështjeve të rëndësishme. Bukuria e tyre ishte vetëm e jashtme dhe e cekët. Ato përfaqësojnë një shembull negativ për ne në përputhje me mësimin apostolik të 1 Tim 2:9-10.
Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë, të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta, 10 po me vepra të mira, si u ka hije grave që i kushtohen perëndishmëri. (1 Tim. 2:9-10).
Apostulli pal nuk është edhe aq i interesuar për sa i përket veshjes dhe zbukurimeve se sa për qëndrimin e asaj që i vesh ato. Ada dhe Cilah kërkonin vëmendje dhe kontroll dhe ketë ato u munduan që ta fitonin përmes hireve, bukurisë e veshjes apo zhveshjes që nuk bënte gjë tjetër vetëm sa i shpërqendronin njerëz si Lamaku nga Perëndia. Kështu ne duhet ti bëjmë vetës disa pyetje sot, veçanërisht si femra që kemi për qëllim lavdinë e Perëndisë.
Së pari, le të pyesim vetveten nëse fokusi ynë është të kultivojmë bukurinë e brendshme apo atë të jashtme. A kërkoni lavdërimet e të tjerëve apo dëshironi më shumë lavdërimet e Perëndisë dhe lavdërimin e Tij përmes të gjitha aktiviteteve dhe përgjegjësive tuaja dhe në mënyrë të përditshme? Si e shpenzoni ju kohën tuaj? Çfarë lexoni apo shikoni në televizor? Cili është modeli juaj i imitimit biblik? Kur ishte hera e fundit që ju shijuat prezencën e Perëndisë dhe prezencën e bashkë-besimtarëve tuaj në Shërbesën Publike të Adhurimit të Perëndisë që mbahet çdo të diel? Në çfarë gjendje është jeta juaj e lutjes dhe e mendimit?
Së dyti, ne duhet të pyesim vetveten se si e kultivomë bukurinë tonë të jashtme dhe mbi çfarë motivesh. Pali thotë që femra që shpall Krishtin dhe shenjtëri “të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti.” Pro lind pyetja se çdo të thotë të vishesh hijshëm dhe me modesti? Shumë prej nesh e kuptojnë fjalën vetëkontroll, por si mund të përkufizohet fjala modesti? Mësimi i përgjithshëm Biblik na drejton drejt përkufizimit se modestia është kufizimi i vullnetshëm dhe me ndjeshmëri i lirive tona përsa i përket veshjes, gjuhës dhe sjelljes. Por përkundrazi, sa e sa herë i shkelim ne vetë kufijtë e lirive tona? A i bëjmë ne zgjedhjet e rrobave, fjalëve dhe qëndrimeve në përputhje me parmet Biblike dhe lavdinë e Perëndisë? Cilah dëshironte që të gjithë burrat të kthenin kokën kur kalonte ajo dhe këtë e bënte duke tundur varëset e saja. Ada dëshironte të bënte përshtypje përmes paraqitjes së jashtme, por a është ky qëllimi ynë? A është qëllimi ynë vënia re me çdo kusht, madje edhe duke përdorur rrobat, fjalët, qëndrimet, provokimet, mashtrimet, seduksionin apo sugjestionin? Le të mbajmë mënd që ne duhet të bëjmë çdo gjë për lavdinë e Perëndisë.
Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë. (Rom. 12:2)
Le ta ripërtërijmë mendjen me të vërtetën e Perëndisë, Fjalën e Tij, Biblën. Shpenzoni kohë duke lexuar Biblën, duke memorizuar Shkrimin dhe duke komunikuar me Atin Qiellor qoftë edhe për pak minuta çdo ditë, veçanërisht teksa përballeni me çështjet e rëndësishme dhe të vështira të jetës. Mbani mend që ju jeni të shpëtuar nga Hiri i
Krishtit jo nga meritat personale, dhe si rrjellim duhet të vazhdoni rrugën e Krishterë me Krishtin përmes hirit të tij dhe jo duke u fokusuar në meritat tuaja personale. Çdo të thotë të konformohesh me botën përsa i përket bukurisë dhe modestisë? Ada dhe Cilah ishin të botës në sjelljen dhe paraqitjen, por mbi të gjitha në parimet dhe qëllimet e tyre. Të konformohesh me botën do të thotë të funksionosh duke kopjuar botën, parimet e jetës, qëllimet, dëshirat dhe synimet, dhe duke përdoruar rrugët dhe mënyrat e botës. Të konformohesh do të thotë të vishesh si vishet bota, të logjikosh si ajo, të pretendosh si ajo, të dëshirosh çfarë dëshiron ajo dhe jo Krishti, dhe të përdorësh metodat e saja. Ne duhet të pyesim vetveten nëse e folura jonë është plot fryte, në të vërtetë, e pastër, plot dashuri, e butë, shpresëdhënëse, e kështu me radhë. Ne jemi të rrethuar ngado me shembuj influencues dhe negativë dhe ne duhet ë mbajmë përpara syve dy pasazhe që janë tepër të rëndësishme për një studim personal të tyre:
Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: “Éshtë e pamundur që të mos ndodhin skandale; por mjerë ai për faj të të cilit vijnë! 2 Për të do të ishte më mirë t’i varnin në qafë një gur mulliri dhe ta hidhnin në det, se sa të skandalizojë një të vetëm nga këta të vegjël. (Luka 17:1-2)
Çdo njeri tundohet dhe mëkaton, por paralajmërimet që lexojmë në këto dy pasazhe i drejtohen atyre të cilët i tundojnë të tjerët dhe i shtyjnë drejt mëkatit. Kjo do të na vinte në një alarm të madh nëse do të kuptoni se si funksionon truri i vëllezërve dhe burrave tanë. Edhe pse meshkujt do të përgjigjen përpara Perëndisë për mëkatin e të shikuarit të femrave me lakmi, dhe ne femrat do të përgjigjemi përpara Perëndisë për provokimet që ne i bëjmë atyre me dashje apo pa dashje përmes mënyrës se si ne vishemi apo sillemi. Kështu, a nuk do të ishte më mirë sikur ne të ushtroni vetëkontroll dhe të kufizonim disa nga liritë tona të shpalosjes së hireve për shkak të Perëndisë, lavdisë së Tij, frikës ndaj Tij, dhe për hir të vëllezërve tanë në Krisht? Në këtë mënyrë ne do të vendosni një standard më të lartë për vetveten.
Mbani mend, që mënyra për të mos rënë në legalizëm është të bësh pyetjen apo të veprosh mbi principin dhe mandatin biblik që femrat duhet të zbukurohen në modesti dhe zbukurimi më i mirë është modestia:
Prandaj të mos e gjykojmë më njeri tjetrin, por më tepër gjykoni këtë: mos i vini gur pengese ose skandal vëllait. (Rom. 14:13)
Në fakt, kur reflekton mbi historinë e veshjes që fillon me Adamin, Even dhe Perëndinë ne Kopshtin e Edenit, kur mendon se kur dhe përse njeriu u vesh me rroba për herë të parë, ne nuk na ngele ndonjë gjë për tu mburrur. Të Krishterët janë Ambasadorë të Mbretit më të lartë të botës. Çfarë do të mendonit për një ambasador që në përfaqësimin e Mbretit të tij në një shtet tjetër vishet në ënyrë ë padenjë dhe jo profesioniste? Në të njëjtën mënyrë edhe veshja jonë është reflektimi i ynë që i bëjmë Krishtit në këtë botë. Nuk ka asgjë të keqe dhe të pa-perëndishme në zbukurimin e jashtëm të trupit, madje ajo është e domosdoshme për një prezantim sa më të denjë dhe të respektueshëm të Krishtit në këtë botë. Por zbukurimi i jashtëm nuk duhet të jetë kurrë fokusi dhe qëllimi ynë në jetë. Ne duhet që të kërkojmë së pari mbretërinë e Perëndisë dhe jo se si të bëhemi sa më të tërheqshëm nga ana e jashtme.
Gjithashtu, pastërtia e motiveve tona nuk na çliron nga obligimet tona dhe nga efektet e veshjeve (apo zhveshjeve) tona. Perëndia na ka bekuar me “kontrollorë cilësie” që janë prindërit, vëllezërit, motrat, pastorët apo vëllezërit dhe motrat tona në Krisht.
Tani që jam në Shqipëri, unë i kuptoj më mirë sfidat me të cilat ballafaqohet të Krishterët këtu për shkak të një realiteti pagan shpirtëror i cili edhe përcakton stilin e veshjeve. Përjetimi im i parë ishte në verë kur nuk kishte të numëruar sutjenat e bukura që shihje rrugës, jo nëpër manekinë, por të veshura nga vajza prej mishi e gjaku. Gjetja dhe blerja këtu e veshjeve jo-konformuese me botën mund të përfaqësojë me ë vërtetë një sfidë për femrën e Krishterë për shkak se janë jo-besimtarët ato që e furnizojnë tregun, por unë jam e sigurte që ne së bashku, me pak krijimtari und të qëndrojmë Brenda një farë mode dhe në të njëjtën kohë të nderojmë Perëndinë me modestinë tonë. Otit tonë Jezus Krisht. Dëshirofshim lavdërimin e Tij tek sa reformojmë e kultivojmë paraqitjen tonë të jashtme sipas kënaqësisë së Tij si refleksion i kultivimit të bukurisë tonë të brendshme.