Të DUHET NJë AVOKAT

Të DUHET NJë AVOKAT

 Propitiation

Ti mund të pyesësh: “Si është e mundur? Unë nuk kam bërë asnjë krim! Përse paskam nevojë për një avokat?”

Dihet që njerëzit marrin avokatë për arsye nga më të ndryshmet. Disa marrin avokat për të realizuar një shit-blerje, disa të tjerë marrin një avokat për tu mbrojtur në sallën e gjyqit. Në këtë botë të korruptuar është e mundur që të dënohesh kur je i pafajshëm dhe ti shpëtosh dënimit kur je plotësisht fajtor përpara ligjit, por vetëm nëse ke një avokat që është në gjendje të korruptojë drejtësinë e ligjit.

Por ty të duhet një avokat pasi ti je fajtor për disa veprime për të cilat asnjë gjykatë njerëzore nuk do ti shkonte ndërmend të të dënonte dhe që asnjë avokat njerëzor nuk të shpëton dot pavarësisht nga aftësia për të korruptuar drejtësinë. Asnjë avokat nuk të  mbron dhe shpëton dot me përjashtim të atij që do t’ju sugjeroj përmes kësaj letre.

Për çfarë akuzash rrezikohesh të dënohesh?  Bibla, Fjala e pagabueshme e Perëndisë të deklaron se “të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë,” (Rom. 3:23). Dhe se “të gjithë kanë devijuar, janë korruptuar; asnjeri nuk bën të mirën, as edhe një” (Psalmi 14:3). Nëse reagimi yt i parë është të mendosh se nuk ka Perëndi, dëgjo përsëri deklaratën e Biblës: “I pamendi ka thënë në zemër të tij: ‘Nuk ka Perëndi’,” (Psalmi 14:1). Në fakt, pavarësisht se çfarë deklaron me gojë dhe se çfarë dëshiron me mendje dhe me zemër, ti e di shumë mirë që Perëndia ekziston, që ai të shikon, që në sytë e tij ti je tashmë i gjykuar e fajtor, dhe se së shpejti ti do të dalësh para gjyqit të tij për të marrë dënimin e përjetshëm. Prandaj, mos u përpiq që të gënjesh vetveten, por përule zemrën tënde dhe vazhdo të lexosh. Krijesa e Perëndisë, Bota, çdo gjë që të rrethon dhe në të cilën ti jeton, madje edhe vetë ekzistenca jote të provon, madje të lë pa asnjë justifikim që Perëndia i Biblës ekziston dhe është Perëndia i gjallë e i vërtetë.  Për çdo njeri, “ajo që mund të njihet prej Perëndisë është bërë e dukshme në ta, sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre. 20 Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm,” (Rom. 1:19-20). Në fakt ti ke tërë jetën që përpiqesh që ta ndrydhësh e harrosh këtë realitet, kjo sepse e di që ti je fajtor.

Ligji i Perëndisë, i përmbledhur në Dhjetë Urdhëresat të mëson  “Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde e me gjithë forcën tënde!dheDuaje të afërmin tënd porsi vetveten,” (Marku 12:30-31). Aq më tepër, fakti që ti ke të regjistruar a brenda vetes tënde që nga lindja ndjeshmërinë ndaj së mirës dhe së keqes dëshmon se ti je krijuar nga Perëndia në ngjashmëri me imazhin e tij shpirtëror. Bibla na mëson se ndërgjegjja jote është ajo që të dënon apo të lavdëron kur ti bën të mirën apo të keqen (Rom. 2:15). Është e pamundur për ty që ti shpëtosh këtij akuzuesi apo prokurori që punon për Perëndinë brenda teje dhe kundra teje.

Ndërsa njeriu shikon pamjen, Perëndia shikon zemrën,” (1 Sam. 16:7). Perëndia përmes Fjalës së tij që “është e gjallë dhe vepruese, më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe, depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës, të nyjeve dhe të palcave, dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës. Dhe nuk ka asnjë krijesë që të jetë e fshehur para tij, por të gjitha janë lakuriq dhe të zbuluara para syve të Atij, të cilit ne do t’i japim llogari,” (Heb. 4:12-13). Kështu, krenaria, urrejtja, epshi, egoizmi, tallja apo indiferentizmi nuk i shpëtojnë syrit të Perëndisë. Ai të njeh ty në fakt më mirë se sa ti mendon se e njeh veten tënde.

Por mos u përpiq që të fshihesh prapa meritave apo virtyteve të tua. Çfarë do që të bësh në këtë botë, ti kurrë nuk do të arrish që të shpëlash ato që ke bërë. Së pari pasi ato të mira që mund të kesh bërë nuk i ke bërë për lavdinë e Perëndisë por për lavdinë tënde. Së dyti, nuk i ke bërë nga dashuria për Perëndinë por për dashurinë që ke për veten tënde. Së treti, ato nuk i ke bërë në përputhje me standardin e Perëndisë por sipas mendjes tënde. Ligji i Perëndisë është standardi absolut i dashurisë dhe drejtësisë përmes së cilës Perëndia mat çdo gjë. Ky ligj u dha “me qëllim që çdo gojë të heshtë dhe gjithë bota t’i jetë nënshtruar gjykimit të Perëndisë,” (Rom. 3:19). Në ditën e gjykimit, “ditën në të cilën Perëndia do të gjykojë të fshehtat e njerëzve me anë të Jezu Krishtit” (Rom. 2:16), ti nuk do të kesh asnjë mënyrë shfajësimi pasi ti tashmë e dije se çfarë Perëndia priste prej teje dhe se ti ke refuzuar që ti bindesh atij.

Por, sepse Perëndia është jo vetëm i shenjtë e i drejtë, por edhe i dashur, ai nuk e ka braktisur njerëzimin në këtë situatë të dëshpëruar. “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme,” (Gjoni 3:16). Bibla na mëson se Perëndia ati siguroi për ne një avokat për të gjithë ata që kthehen nga mëkatet e tyre, që i rrëfejnë ato dhe kërkojnë mëshirë e falje. Apostulli Gjon shkroi “Djema të mi, ju shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni; dhe në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati, Jezu Krishtin të drejtin. 2 Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ata të të gjithë botës,” (1 Gjon. 2:1-2).

Krishti është avokati që të duhet ty për të dalë i falur e i shpëtuar përpara Perëndisë. Por Krishti nuk është një avokat si të tjerët. Ai është avokati unik hyjnor pasi në fakt ai mori e mbajti mbi veten e tij dënimin që të takon ty për mëkatet e tua. E cili avokat njerëzor do ta bënte këtë gjë për klientët e tij? Askush. Çfarë manifestimi spektakolar i dashurisë së Krishtit për ty. Biri i Përjetshëm i Perëndisë, Personi i Dytë i Trinisë, morri mbi veten e tij natyrën e plotë njerëzore, por pa mëkat, erdhi në këtë botë për të jetuar një jetë të përsosur dashurie dhe të vërtete, dhe madje edhe vdiq në kryq në vendin tënd  o njeri dhe për ty, me qëllim që të përmbushte drejtësinë e Perëndisë. Edhe pse e vështirë për tu kuptuar plotësisht nga ty në këtë moment, kjo është e vërteta dhe bekimi që vjen nga Perëndia për të mirën tënde.

A do të bësh budëllallëkun që të mbrosh ti veten tënde përpara Perëndisë së Plotfuqishëm ditën e gjykimit, ditën e llogaridhënies? Apo do të pranosh Avokatin Hyjnor që Perëndia ka caktuar për shpëtimin tënd, për mbrojtjen tënde? Asnjë avokat tjetër nuk do të të mjaftojë në atë ditë të tmerrshme. Ti mund të marrësh për veten tënde këtë avokat sot, pa asnjë shpenzim nga ana jote, thjesht duke u kthyer nga mëkatet e tua, duke rrëfyer mëkatet e tua, dhe duke i besuar Jezus Krishti për shpëtimin dhe mbrojtjen tënde. Të besosh është ta hedhësh veten tënde trup dhe shpirt, me të tërë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tënde në krahët e Krishtit.

Si fillim lutu kështu: “Perëndi i Shenjtë e i dashur, Zot Jezus Krisht, Unë kam nevojë për mbrojtjen tënde, për shenjtërinë tënde, për mëshirën tënde, për dashurinë tënde, për sakrificën tënde, për avokatin tënd hyjnor. Ju lutem, falni mëkatet e mia, më ndrysho zemrën, dhe ji Zoti dhe Shpëtimtari im.”

Nëse kjo është lutja jote me besim dhe e sinqertë, atëherë ti je i falur nga Perëndia dhe je bërë ndjekës i Jezus Krishtit. Kjo do të thotë që ti duhet që menjëherë të gjesh një Kishë të vërtetë Biblike përmes së cilës Perëndia do të kujdeset për ty. Të duhet një kishë në të cilën Fjala e Perëndisë predikohet dhe praktikohet me besnikëri. Krishti të urdhëron: “merre kryqin tënd dhe më ndiq,” (Marku 10:21).