A KENI DËGJUAR PËR KATËR LIGJET SHPIRTËRORE? Ashtu siç ekzistojnë ligje fizike që rregullojnë funksionimin fizik të gjithësisë, ashtu ekzistojnë edhe ligje shpirtërore që rregullojnë marrëdhënien tënde me Perëndinë.
1) PERËNDIA E DO NJERIUN DHE TË OFRON NJË PLAN SHPETIMI DHE BEKIMI PËR TY.
Dashuria e Perëndisë
Bibla shkruan:
“Po, Perëndia aq shumë e deshi botën, saqë e dha Birin e tij të vetëm, që të mos humbasë kushdo që beson në të, por të ketë jetën e përjetshme” (Gjoni 3:16).
Plani i Perëndisë
Jezui tha:
“Por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk” (që ajo të jetë e begatë dhe kuptimplote) (Gjoni 10:10).
Pse shumica e njerëzve nuk po e jetojnë këtë jetë me bollëk? Sepse…
2) NJERIU ËSHTË MËKATAR DHE I NDARË NGA PERËNDIA.
Njeriu është mëkatar
Bibla shkruan:
“Të gjithë u bënë fajtorë dhe humbën madhështinë që u dha Perëndia” (Romakëve 3:23).
Njeriu u krijua që të ketë shoqëri me Perëndinë, por për shkak të egoizmit të tij ai zgjodhi të ndiqte rrugën e vet të pavarur dhe shoqëria me Perëndinë u ndërpre. Këtë mënyrë të jetës pa Perëndinë që tregon indiferencë dhe rebelim kundër Tij, Bibla e quan mëkat.
Njeriu ështé i ndarë nga Perëndia
Bibla thote:
Sepse paga e mëkatit është vdekja” (ndarje shpirtërore nga Perëndia) (Romakëve 6:23).
Ky diagram tregon se Perëndia është i shenjtë ndërsa njeriu mëkatar. Një humnerë shumë e gjerë dhe e thellë i ndan ata të dy. Shigjetat ilustrojnë njeriun që vazh-dimisht mundohet të arrijë Perëndinë dhe jetën me bollëk me përpjekjet e veta, përmes veprave të mira fesë a filozofisë.
Ligji i tretë shpjegon urën e vetme që bashkon njeriun me Perëndinë…
3) JEZU KRISHTI ËSHTË E VETMJA ZGJIDHJE E PERËNDISË PËR MËKATET E NJERIUT.
Ai vdiq që të mos vdisnim ne
Bibla thote:
“Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne” (Romakëve 5:8).
Ai u ngjall nga të vdekurit
Bibla thote:
“Mesia [dmth. Krishti] vdiq për mëkatet tona, në përputhje me profecitë e Shkrimit të shenjtë, dhe u varros. Ditën e tretë, ai u ringjall nga të vdekurit, siç parathuhej në Shkrimin e shenjtë, dhe iu shfaq Pjetrit dhe pastaj tërë rrethit të apostujve. Më vonë e panë më shumë se pesëqind dishepuj; disa kanë vdekur. por shumica janë ende gjallë” (1 Korintasve 15:3 6).
Ai është rruga e vetme për te Perëndia
“Jezui u tha: ‘Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati veçse nëpërmjet meje’” (Gjoni 14:6)
Ky diagram ilustron urën e vetme që ndërtoi Perëndia mes Atij dhe njeriut duke dërguar Birin e Tij të vetëm, Jezu Krishtin, që të vdesë në kryq për ne për të paguar dënimin për mëkatet tona.
Nuk mjafton vetëm t’i dish këto tri ligje shpirtërore…
4) NE DUHET PERSONALISHT TI BESOJME JEZU KRISHTlT Sl SHPËTIMTAR DHE ZOT E ATËHERË MUND TË NJOHIM DHE TË PËRJETOJMË PAQEN ME PERENDINE, FITORE MBI MEKATIN, DASHURINË QË PERËNDIA KA PËR NE DHE PLANIN QË Al KA PËR JETËN TONË.
Duhet te shkojme tek Krishti, duhet ti nenshtrohemi atij si Zot dhe Shpetimtar
“Megjithatë, disa e pranuan dhe besuan në të. Ai u dha atyre të drejtën të bëheshin fëmijë të Perëndisë” (Gjoni 1:12).
Kete e bejme përmes besimit
“Në të vërtetë, vetëm me mëshirë jeni të shpëtuar. Vetvetiu nuk mund të bëni asgjë veçse ta pranoni me besim atë që Perëndia bëri për ju. Shpëtimin tuaj nuk e meritoni, por ai është dhuratë e Perëndisë. Askush nuk mund të mburret para Perëndisë për atë që ka arritur…” (Efesianëve 2:8-9).
Kur besojme ne Jezuin, ne fillojmë një jetë të re.
Midis farisenjve ishte një njeri me emrin Nikodem, një krer i Judenjve. 2 Ky erdhi natën te Jezusi dhe i tha: “Mësues, ne e dimë se ti je një mësues i ardhur nga Perëndia, sepse askush nuk mund të bëjë shenjat që bën ti, në qoftë se Perëndia nuk është me të”. 3 Jezusi iu përgjigj dhe tha: “Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë”. 4 Nikodemi i tha: “Po si mund të lindë njeriu kur është plak? A mund të hyjë ai për së dyti në barkun e nënës së vet dhe të lindë?”. 5 Jezusi u përgjigj: “Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë. 6 Ç’ka lindur nga mishi është mish; por ç’ka lindur nga Fryma është frymë. 7 Mos u mrrekullo që të thashë: “Duhet të lindni përsëri”. 8 Era fryn ku të dojë dhe ti ia dëgjon zërin, por ti nuk e di nga vjen as ku po shkon; kështu është edhe çdo njëri që ka lindur nga Fryma”. (Gjoni 3:1-8)
Pergjigju thirrjes se Perendise dhe hapi deren e zemres tende Krishtit
(Jezui thotë) “Unë qëndroj para derës dhe trokas: kush e dëgjon zërin tim dhe e hap derën, do të hyj tek ai’, (Bulesa 3:20).
Të shkosh tek Jezusi do të thotë që nga rruga e mëkatit të kthehemi (pendohemi) tek Perëndia, ta lusim atë në jetën tonë që të na i falë mëkatet dhe që të na bëjë ashtu siç dëshiron Ai të jemi. Nuk mjafton që vetëm ta pranojmë intelektualisht që Jezui është Biri i Perëndisë dhe se Ai vdiq në kryq për ne; nuk mjafton as përjetimi emocional. Por duhet te shkojme tek ai përmes besimit dhe ta ndjekim ate tere jeten tone, si vepër të vullnetit personal. Këto dy rrathë paraqesin dy jetë të ndryshme:
Cili rreth e përfaqëson jetën tënde?
Cili rreth do të kishe dëshirë të përfaqësonte jetën tënde?
Që tani mund te shkosh tek Jezusi me besim përmes lutjes. Lutja është bisedë me Perëndinë.
Perëndia ta njeh zemrën dhe më shumë se fjalët dëgjon atë që të thotë zemra. Besimin tënd mund ta shprehësh me një lutje si kjo:
“Zoti Jezu, kam nevojë për Ty. Faleminderit që ke dhënë jetën për mua në kryq. Unë e hap zemrën time dhe të nënshtrohem si Shpëtimtarin dhe Zotin tim. Mi falt mëkatet që kam bërë. Më prano mua mëkatarin, so sepse e meritoj, por sepse të besoj ty dhe e hedh veten time trup e shirt në krahët e tu. Faleminderit që fal mëkatet dhe që jep paqe me Perëndinë dhe jetën e përjetshme. Derdh Frymën e Shenjtë në mua dhe më bëj fëmijën tën o Perëndi. Ulu në fronin e jetës sime dhe udhëhiqe atë, Më ndihmo që të bëhem ashtu siç dëshiron Ti të jem.”
A shpreh kjo lutje dëshirën e zemrës tënde?
Tani, mos vono por na kontakto, dhe pastori I kishës do të kontaktojë me ty, dhe do të të ndihmojë që të ecësh me Perëndinë në këtë jetë të re.