Çfarë Është Një Mrekulli?

Çfarë Është Një Mrekulli?

Qëllimi i këtij studimi është që të fitojmë një kuptim më të thellë në personin dhe veprën e Zotit Jezus Krisht, përmes një studimi më të thellë të mrekullive të Tij.

Mrekullitë që bëri Krishti nuk ishin vetëm për  bekimin e atyre që përfituan personalisht prej tyre, apo edhe të atyre personave që ishin dëshmitarë okularë të këtyre mrekullive, por edhe për  bekimin tonë sot. Mrekullitë e Krishtit siç na janë dhënë në Bibël kanë për  qëllim që të na komunikojnë të vërtetë frymore me aplikime të rëndësishme dhe personale dhe për ne sot. Këto të vërteta bekuese për çdo kohë e njeri, që vijnë nga dhe na dëshmojnë për  Zotin Jezus Krisht, dalin qartë në dukje kur studiojmë mrekullitë e Tij diçka më thellë se sa thjesht përmes një leximi sipërfaqësor.

Çfarë është një mrekulli biblike? Për një përkufizim të saktë nuk duhet ti drejtohemi fjalorëve apo leksikonëve, vetë Fjala e Perëndisë duhet të na e japë këtë përkufizim. Kur studiojmë mrekullitë në Bibël, ne zbulojmë se të gjitha apo kanë disa emërues të përbashkët. Bëhet fjalë për  gjashtë karakteristika ap gjashtë të vërtetë bazë që përsëritën në çdonjërën prej veprave të fuqishme të Krishtit, dhe të cilat vënë në dukje natyrën e Tij të vërtetë, si dhe qëllimin e veçantë për  të cilin Ai erdhi në tokë.

Gjithashtu, një studim i kujdesshëm i mrekullive Bible na con në përfundimin se ato nuk u ndodhë të gjithë gjeneratave të besimtarëve, por ishin për  përqendruara në disa momente të caktuara të historisë së shpëtimit, dhe më saktë në katër prej tyre. Grupi i parë i mrekullive ndodhi gjatë kohës së Moisiut. Grupi i dytë i mrekullive ndodhi gjatë kohës së profetëve Elija dhe Elisha disa shekuj më vonë. Grupi i tretë i mrekullive ndodhi gjatë shërbesës në tokë të Zotit Jezus Krisht, dhe grupi i katërt i mrekullive ndodhi gjatë kohës së Apostujve. Ndërsa studiojmë mrekullitë biblike, dhe veçanërisht ato të Krishtit, gjatë të vërteta do të dalin gjithnjë në pah:

  1. Çdo mrekulli është një akt dhe jo një proçes. Mrekullia ndodh menjëherë brenda një momenti! Një mrekulli e Perëndisë nuk është një ndërmarrje e stërzgjatur e Tij. Pra, një person që ka pësuar një infarkt në zemër, nuk mund të pretendojë se Perëndia e ka shëruar përmes një mrekullie, nëse ky shërim ka ndodhur gradualisht përgjatë gjatë muajve.
  2. Çdo mrekulli është kryer në botën fizike dhe jo frymore. Pra, edhe pse rilindja frymore mund të ndodhë vetëm nga Fryma e Perëndisë dhe nuk vjen nga njeriu, sepse ajo nuk kryhet në ambientin e jashtë fizik të njeriun por në shpirtin e tij ,rilindja nuk kategorizohet teknikisht si mrekulli. Sigurisht që një person të shpëtohet, duhet që fuqia hyjnore e Perëndisë të veprojë. Por sepse ky veprim ndodh në shpirtin frymor dhe jo në trupin fizik të njeriut, ne nuk mund ta kategorizojmë atë si një mrekulli biblike.
  3. Çdo mrekulli dëshmohet nga shqisat e njeriut (ajo shikohet, dëgjohet, preket, nuhatet apo shijohet). Sepse një mrekulli bëhet në botën e jashtme e fizike, ajo duhet që të jetë e dëshmueshme nga shqisat e njeriut. Ndërsa do të studiojmë mrekullitë e Zotit Krisht, ne do të zbulojmë se të gjitha ato ishin të observueshme dhe të dëshmueshme fizikisht. Ato nuk u bënë as në fshehtësi dhe as në botën frymore.
  4. Çdo mrekulli mund ta gjejë shpjegimin saj racional vetëm në veprimin personal të Perëndisë. Pra, një mrekulli është përtej shpjegimit njerëzor. Për  shekuj me radhë, skeptikët janë përpjekur që të tu japin një shpjegim materialist mrekullive të Perëndisë, por asnjëra prej tyre nuk mund të gjejë një shpjegim të vërtetë veçse në fuqinë hyjnore e vepruese të Perëndisë.
  5. Çdo mrekulli bëhet nga një drejtues i besimit, qoftë ai një profet, një apostull apo nga Zoti vetë. Në Bibël, asnjë nuk ka qenë në gjendje që të bëjë mrekulli, pa qenë më parë i dërguar nga vetë Perëndia.
  6. Çdo mrekulli konfirmon se një mesazh i dhënë nga profeti, apostulli apo Zoti Krisht vjen nga vetë Perëndia. Çdo mrekulli mbështet dhe akrediton atë mesazh apo mësim që shoqërohet me mrekullinë. Mrekullia pra, është vula e aprovimit që Perëndia i jep mesazhit të Tij.

Gjatë këtij studimi të mrekullive të Jezusit, ne do të zbulojmë se ato konformojnë që Ai është Profeti i vërtetë i dërguar nga Perëndia, në fak jo thjesht një profet, por Profeti i Perëndisë i premtuar përmes Moisiut (LiP. 18:15). Si rrjedhim, Ai duhet besuar kur Ai na flet për  vetën e Tij. Pra, një mrekulli është snjë akt i fuqishëm i Perëndisë, i bërë në botën e jashtme e fizike, e dëshmueshme nga shqisat e njeriut, i bërë nga një person i dërguar nga Perëndia, për  të konfirmuar mesazhin e tij.

Le të vëmë re tani, nëse mrekullitë e Krishtit përmbushin të gjatë këto aspekte të përkufizimit biblik.