Mrekullia në Kana të Galilesë – Gjoni 2:1-11

Mrekullia në Kana të Galilesë – Gjoni 2:1-11

Klikoni që të hyhet te 01-Çfare-eshte-nje-mrekulli.pdf

 

Cili ishte konteksti i kësaj mrekullie?

 

 

A do të thotë kjo se Jezusi e pranon martesën si një institucion njerëzor?

 

 

Përse ishte atje edhe nëna e Jezusit?

 

 

Kush tjetër ishte atje?

 

 

Si mendoni, përse Maria iu drejtua Jezusit me fjalët «Nuk kanë më verë!»? (v. 3)

 

 

Çfarë iu referuar Jezusi në përgjigjen e Tij? (v. 4).

 

 

Si mendoni, a e njihte Maria fuqinë e birit të saj?

 

 

Kur duket se Jezusi ka refuzuar që të bëjë mrekulli dhe të shpalosë fuqinë e tij, çfarë bëri apo tha Maria? (v. 5)

 

Gjashtë enët prej guri që Judenjtë përdornin për pastrim mund të mbanin ndoshta 80-100 litra ujë secila! Cili ishte urdhri i Jezusit? Me se duhet që ti mbushnin shërbëtorët ato?

 

A kishte ndonjë dyshim në mendjen e shërbëtorëve mbi përmbajtjen e këtyre enëve? Përse?

 

 

Sa kohë iu desh ujit që të kthehej në verë? (v. 9)

 

 

A u bë kjo gjë në botën materiale apo frymore? A ishte kjo e dallueshme për  shqisat?

 

 

Nëse po, nga e dimë këtë sipat tekstit (v. 10)?

 

 

A e preku Krishti ujin, apo vetëm foli?

 

 

A është Jezusi një profet apo një apostull? (Shiko Veprat 3:11-26)

 

 

Si dëshmon kjo mrekulli se Jezusi vinte nga Perëndia?

 

 

Përse e bëri Jezusi këtë mrekulli? (v. 11)

 

 

Si i jep lavdi Jezusi, ky akt i fuqishëm e Tij?

 

 

Përse kjo mrekulli bëri që dishepujt e Tij ti besonin Jezusit?

 

 

Nëse kjo ishte mrekulli e parë e Tij, çfarë mendoni ju, se këta dishepuj dinin më parë për  Krishtin?

 

 

Si na e zbulon kjo mrekulli, fuqinë e Tij hyjnore, dhe që ishte i dërguar që të ishte Mesia?

 

 

Përmbledhje: “Tani për  herë të parë, Jezusi hap mantelin që ai pat hedhur mbi hyjninë e Tij kur u trupëzua në njeri, për  të na zbuluar diçka nga fuqia e tij e mbinatyrshme dhe nga natyrë e tij prej Perëndie” (J.C. Ryle).

Krishterimi është një besim gëzimi. Zoti ynë Jezus Krisht nuk sjell trishtim dhe hidhërim. Aty ku ai është, aty Ai prodhon gëzim, aty duhet të ketë ngazëllim. Prania e tij personale është veçoria e madhe e Ungjillit Biblik. Dhe kur ardhja e Krishtit në festën e martesës siguroi gjithçka që mungonte, ardhja e Zotit tonë në jetën e trishtuar nga mëkati jep përbërësin e nevojshëm për gëzimin e vërtetë dhe të qëndrueshëm. Ai na bën të plotë. A e njihni gëzimin që Krishti mund të sjellë? Mrekullia e tij e parë zbulon se kush është Ai, me qëllim që ju të mund të hyni në gëzimin e Tij!