Buletini i Adhurimit – 23 Tetor 2022

Shërbesa e Adhurimit

Dita e Zotit – 23 Tetor, 2022

Votum Psalmi 124:8

Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejt dhe tokën.

Përshëndetja e Shenjtë Galatasve 1:3

Hir mbi ju dhe paqe nga Perëndia Ati dhe nga Zoti ynë Jezu Krisht.

§ Thirrja për Adhurim Isaia 43:10

Dëshmitarët e mi jeni ju, thotë Zoti, ju dhe shërbëtori që kam zgjedhur, me qëllim që ju të më njihni dhe të keni besim tek unë, si dhe të merrni vesh që unë jam. Para meje asnjë Perëndi nuk u formua dhe pas meje nuk do të ketë asnjë tjetër.

Lutja e Invokimit & Adhurimit të Perëndisë

§ Himn Adhurimi

Oqeanet në dorë kush i mban?

Çdo grimcë rëre kush e numëron?

Mbretër, kombe dridhen para Tij

Gjithë krijimi ngrihet dhe gëzon

Është Zoti ynë, i ulur përmbi fron

Eja t’adhurojmë

Është Mbreti ynë, jo s’ka krahasim

Eja t’adhurojmë

Kush i dha ndonjëherë Zotit këshillë?

Kush mund t’ia dyshojë Fjalët Atij?

Të Gjithdishmin kush mund ta mësoj?

Bëmat e Tij kush mund t’i kuptoj?

Kush në duar gozhdët i ka ndjerë?

Me faj ngarkuar për njerëzit e mjerë?

I përjetshmi Zot u shtri në varr

Sot i ngjallur Jezus Shpëtimtar!

§ Rrëfimi i Besimit Rrëfimi i Besimit 8:4

Zoti Jezus e ndërmori vullnetarisht këtë detyrë; Ai iu nënshtrua ligjit, me qëllim që ta kryente atë, dhe e plotësoi përsosmërisht; duroi vuajtje tmerrësisht të mëdha në shpirtin e Tij dhe vuajtje të dhimbshme në trupin e Tij; Ai u kryqëzua dhe vdiq, u varros dhe mbeti nën pushtetin e vdekjes, por pa njohur prishjen. Ditën e tretë u ngrit prej së vdekurish me të njëjtin trup me të cilin vuajti, dhe me të cilin Ai edhe u ngjit në qiell, dhe atje Ai është ulur në të djathtë të Atit të Tij, duke ndërmjetësuar, dhe prej nga do të kthehet të gjykojë njerëzit dhe engjëjt, në fundin e botës.

§ Himni Triniterian Gloria Patri

Lavdia qoft’ për Atin,

dhe për të Bir’,

dhe për Frymën e Shenjt’,

siç ka qen’ dhe prej fillimit

ësht’ tash, e gjithmon’ mbetet,

bot’ e pafund, Amen, Amen.

Leximi i Ligjit & Thirrja për Pendim nga 1 Kor. 13

“Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, dhe të mos kisha dashuri, do të bëhesha si një bronz që kumbon ose si cimbali që tingëllon. 2 Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, edhe të dija të gjitha misteret dhe mbarë shkencën dhe të kisha gjithë besimin sa të luaja nga vendi malet, por të mos kisha dashuri, nuk jam asgjë. 3 Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfrit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë! 4 Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, 5 nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; 6 nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, 7 i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë. 8 Dashuria nuk ligështohet kurrë… 13 Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria.”

Rrëfimi i Mëkateve

Perëndi i Dashurisë, dhe At i Birit që u dha për ne, sepse aq shumë e deshët botën, na fal për mungesën e dashurisë ndaj jush o Perëndi Triune, ndaj Fjalës tuaj, ndaj Kishës tuaj, ndaj të humburve në botë. Bëj që të buroj prej zemrave dhe jetëve tona besim, shpresë e dashuri, por mbi të gjitha dashuri, që duke ju dashur ju dhe krijesat tuaja, ne të mund të urrejmë ato mëkate nga të cilat na keni shpëtuar, për hir të Jezus Krishtit. AMEN.

Siguria e Faljes Hebrenjve 1:3

“Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij dhe, duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, mbasi e bëri, përmes vetes së tij, pastrimin e mëkateve tona, u ul në të djathtë të Madhërisë, në vendet e larta”

§ Himni Falënderimi Doksologjia

Lavd’ Zotit, me bekime plot,

gjith’ ju krijesa këtu posht’

gjith’ ju turma në qiell lart,

Lavd’ Atit, Bir’t dhe Frymës Shenjt.

Lutja Pastorale

§ Himni i Përgatitor Psalmi 42

Si drenusha që kërkon ujin, ashtu un’ ty të kërkoj’

Ti je malli i zemrës sime dhe dua të të lavdëroj.

Ti, O Zot, më jep mburoj’, jetën time ta dorëzoj’

Ti je malli i zemrës sime, dhe dua të lavdëroj.

Më i shtrenjtë se argjend dhe ar vetëm ti k’naqësi m’ofron

Ti je bebëza e syrit tim, g’zim të plot veç ti m’dhuron

Ti je më shum’ se shok për mua, edhe pse ti je një mbret

Un’ të dua më shum’ se çdo njeri, dhe krejt që më përket.

Shërbesa e Fjalës

“..Bari thahet dhe lulja bie,

por fjala e Zotit mbetet përjetë,

dhe kjo është fjala që ju është shpallur.”–

(1 Pjet.1:24-25)

§ Himni i Përgjigjes Psalmi 8

Sa i mrekullu’shëm ësht’ Emri Yt mbi gjithësin’

O Zot, Zoti yn’ shtrive mbi qiejt’ tër’ madhështin’

Nga goja e foshnjave thur fuqin’ e lëvdimit,

Për ti mbyllur gojën krejt, armikut, hakërrimit.

Kur mendoj qiejt e tu, që dora jote krijoi,

hënë, yjet e gjith’çka që në kozmos modeloi

e çfar’ ësht’ njeriu që në gjith’ dobësin’ e tij

ta kujtosh e vizitosh me bekime e me hir.

Pak më t’ulët se vetja e krijove njeriun

e kurorëzove me nder, lavdi e birësim,

gjithçka që krijuat ju ia dhatë për mbret’rim

sa i mrekullu’shëm ësht’ emri Yt mbi tër’ dheun.

§ Bekimi Galatasve 6:16

Dhe të gjithë ata që do të ecin sipas kësaj rregulle mbi ata qoftë paqja dhe mëshira, edhe mbi Izraelin e Perëndisë.”


Katekizmi për Memorizim

Pyetja 94: Çfarë është Pagëzimi?

Përgjigjja: Pagëzimi është një sakrament ku larja me ujë në emër të Atit, e të Birit, e të Frymës së Shenjtë, shënon e vulos shartimin tonë në Krishtin dhe pjesëmarrjen në përfitimet e besëlidhjes së hirit, si dhe zotimin tonë për të qenë të Zotit.

Pyetja 95: Kujt mund t’i administrohet Pagëzimi?

Përgjigjja: Pagëzimi nuk mund t’u administrohet atyre që janë jashtë kishës së dukshme, derisa ata të rrëfejnë besimin e tyre në Krishtin dhe bindje ndaj Tij ; por fëmijët e atyre që janë anëtarë të kishës së dukshme duhet të pagëzohen.

Programi 5 Ditor i Leximit të Biblës

  • Ezekieli 1-3; Gjoni 1
  • Ezek 4-6; Psalmi 82; Gjo 2
  • Ezek 7-9; Gjo 3
  • Ezek 10-12; Psalmi 83; Gjo 4
  • Ezek 13-15; Psalmi 136; Gjo 5

Këtë e pëlqejnë %d blogues: