BULETINI I ADHURIMIT – 30 TETOR 2022

BULETINI I ADHURIMIT – 30 TETOR 2022

Shërbesa e Adhurimit

Dita e Zotit – 30 Tetor, 2022

E Diela e Reformacionit

Votum Psalmi 124:8

Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejt dhe tokën.

Përshëndetja e Shenjtë Galatasve 1:3

Hir mbi ju dhe paqe nga Perëndia Ati dhe nga Zoti ynë Jezu Krisht.

§ Thirrja për Adhurim Psalmi 46

Perëndia është për ne një strehë dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi.

2 Prandaj ne nuk do të kemi frikë edhe sikur toka të luajë dhe malet të hidhen në mes të detit, 3 dhe ujërat e tij të tërbohen e të shkumojnë, dhe malet të dridhen në fryrjen e tij.

4 Është një lumë brigjet e të cilit mbushin me gëzim qytetin e Perëndisë, vendin e shenjtë ku banon Shumë i Larti. 5 Perëndia është në mes të tij, ai nuk do të luajë nga vendi; Perëndia do ta ndihmojë në dritat e para të mëngjesit. 6 Kombet do të ziejnë, mbretëritë do të tronditen; ai dërgoi jashtë zërin e tij, toka u shkri.

7 Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë.

8 Ejani dhe admironi veprat e Zotit, që ka bërë mrekulli mbi tokë.

9 Ai bën që të pushojnë luftërat deri në skajet e tokës; ai prish harqet dhe thyen shtizat dhe djeg qerret me zjarr.

10 Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi; do të lartësohem lart midis kombeve, do të lartësohem lart mbi tokë. 11 Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë.

Lutja e Invokimit & Adhurimit të Perëndisë

§ Himn Adhurimi 5 Solat e Reformacionit

Krijues Zot, Sovrani yn, qiejt dëftojn yjet tregojn

tëndin shkëlqim, fuqi, hyjni, por Mesazhi veç n’Fjalën rri.

Zemrën o Zot ta jap un’ ty dhe veç prej Fjalës rroj.

Fjala më zbulon fajin tim, rën’jen time, padrejtësin’,

Por i ribër, i shfajsuar jetoj un’ vetëm me besim.

Zemrën o Zot ta jap un’ ty dhe veç me besim rroj.

Para krijimit zgjodhët Ju n’dashuri t’dërgonit Birin,

Të më shpagoj e më bashkoj me Krishtin Zot, veç prej hirit.

Zemrën o Zot ta jap un’ ty dhe veç prej hirit rroj.

O Krisht, Shpengues, Shpëtimtar, Mbret më nënshtrove prej hirit,

I Yti jam, çliromë ti, më reformo veç në Krishtin.

Zemrën o Zot ta jap un’ ty dhe veç në Krishtin rroj.

Zot lavdiplot sundon prej lart, para fronit t’ofrojm zemrat.

Popujt himne, psalme këndojn’, veç lavdin’ Tuaj adhurojn’.

Zemrën o Zot ta jap un’ ty për lavdin’ Tuaj rroj.

§ Rrëfimi i Besimit 1 Timoteut 2:5-6

Ne besojmë se “Një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri, i cili e dha veten si çmim për të gjithë, për dëshmim në kohën e caktuar.”

§ Himni Triniterian Gloria Patri

Lavdia qoft’ për Atin,

dhe për të Bir’,

dhe për Frymën e Shenjt’,

siç ka qen’ dhe prej fillimit

ësht’ tash, e gjithmon’ mbetet,

bot’ e pafund, Amen, Amen.

Leximi i Ligjit & Thirrja për Pendim 1 Gjonit 1:5-8

“Perëndia është dritë dhe në Të nuk ka kurrfarë errësire. 6 Po të themi se kemi bashkësi me Të, dhe ecim në errësirë, gënjejmë dhe nuk bëjmë të vërtetën; 7 por, po të ecim në dritë, sikurse ai është në dritë, kemi bashkësi me njëri-tjetrin, dhe gjaku i Jezu Krishtit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat. 8 Po të themi se nuk kemi mëkat, gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne.”

Rrëfimi i Mëkateve

Perëndi i përjetshëm, në të cilin ne jetojmë, lëvizim e jemi, që e fsheh fytyrën për shkak të mëkatit tonë, dhe mëshirat e të cilit ne i harrojmë shpejt për shkak të vërbërisë së zemrave tona, na pastro nga shkeljet tona, dhe na cliro nga mendimet krenare dhe dëshirat e kota, që me zemra të përulura e plot respekt, ne të mund të të afrohemi, duke rrëfyer mëkatet tona, duke ia besuar veten hirin tënd, e duke gjetur strehë e forcë në ju, përmes Jezus Krishtit, Zotit tonë, AMEN.

Siguria e Faljes Hebrenjve 8:12

“…Unë do të jem i mëshirshëm për padrejtësitë e tyre dhe nuk do të kujtoj më mëkatet e tyre dhe paudhësitë e tyre.”

§ Himni Falënderimi Doksologjia

Lavd’ Zotit, me bekime plot,

gjith’ ju krijesa këtu posht’

gjith’ ju turma në qiell lart,

Lavd’ Atit, Bir’t dhe Frymës Shenjt.

Lutja e Përbashkët

§ Himni i Përgatitor

El Shadai, El Shadai, El Eljona Adonai

Brez mbas brezi je i njëjtë, prej fuqisë së emrit tënd

El Shadai, El Shadai, Erkamkana Adanai

T’adhurojmë dhe lart të mbajmë, El Shadai

Me dashurinë edhe prej dashit,

shpëtove bir’n e Abrahamit

Prej fuqis’ së dorës tënde, në tok’ detin e ndryshove

Për t’mohuarën e gjunjezuar, je Ti Zot qe ke shikuar

Me plot fuqi, fëmijet ke çliruar

Nëpër vite e bëre t’qart’, koha e Krishtit s’ishte larg

Por njerëzia s’mund te shihte,

çfarë Mesia duhej të ishte

Dhe pse fjala plan përmbante,

S’kish’ askush që t’a kuptonte

Më i madhi plan zu vend, prej thyerjes së Birit tënd

Shërbesa e Fjalës

§ Himni i Përgjigjes

Kështjell’ e fortë ësht’ Zoti, mburoj’ që kurr’ nuk bie,

Në fitore na prin Ai, mes ligësish mishore.

Se ja armiku yn’: Kërkon t’na sjell mjerim,

Me plot pushtet, mjeshtri, urrejtje mban në gji,

Më të lig nuk njeh kjo bot’.

Por nëse vetes bes’ i zëm’ mundimi ynë shkon kot’

Pa njerin’ e sakt’ në anë, të zgjedhurin e t’im Zot.

Mos vall’ ti nuk e di? Jezus quhet Ai,

Zot Sabaoth i thon’, i njëjt’ ësht’ përgjithmon’.

Betejën do ta fitoj.

Dhe pse kjo bot’ përplot me djaj kërkon të na gjunjëzoj,

Pa frik’, se Zoti ka dhën’ fjal’ bashk’ me ne të triumfoj.

Djalli dhëmbët kërcet, po syri s’na trembet,

atij i rezistojm’, se fundin ja shikojm’,

Një fjal’ dhe do dënohet.

Kjo Fjal’ mbi çdo pushtet tok’sor, për ndi’hm s’ja ka nevojën.

Dhurëtit dhe Frymën kemi prej Tij që na mban anën.

Ndaj pasurit lësho, Kët’ jet’ ti mos lakmo,

E trupin po ta vran’ premtimet Zoti mban,

Mbret’rin e ka përgjithmon’.

§ Bekimi 2 Korintasve 13:14

Hiri i Zotit Jezu Krisht, dashuria e Perëndisë dhe bashkësia e Frymës së Shenjtë qofshin me ju të gjithë. Amen.”