Kur kryqin mahnitës shqyrtoj,
ku Princi i lavdisë vdiq,
çdo merit’ me përbuzje l’shoj,
e çdo fitim e mbaj si hiç.
Mos lejo Zot të mburrem dot,
Veç në vdekjen e Krishtit tim.
Pra, çdo joshje, çdo qejf të kot’
Ja sakrifikoj pa pendim.
Nga koka, duart, këmb’t e Tij
ra dashuri e pikëllim;
takuar për shpëtimin tim
ja ferrat kurora e Tij.
Nëse ofroj krijesën mbarë,
S’do t’ishte një ofert’ e drejt’.
E denj’ ësht’ kjo dashuri të marr’
Gjith’ jetën, zemrën, botën krejt.
Titulli: | When I Survey the Wondrous Cross |
Teksti: | Isaac Watts (1707) |
Metri: | 8.8.8.8 |
Kompozitori | Lowell Mason (1824) |
Një mendim mbi “Kur kryqin mahnitës shqyrtoj”
Komentet janë mbyllur.