Shërbesa e Adhurimit
Dita e Zotit – 13 Nëntor, 2022
Votum Psalmi 124:8
Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejt dhe tokën.
Përshëndetja e Shenjtë Galatasve 1:3
Hir mbi ju dhe paqe nga Perëndia Ati dhe nga Zoti ynë Jezu Krisht.
§ Thirrja për Adhurim Isaia 55:1-4
O ju të gjithë që keni etje, ejani tek ujërat, dhe ju që nuk keni para ejani, blini dhe hani! Ejani, blini pa para dhe pa paguar verë dhe qumësht! 2 Pse shpenzoni para për atë që nuk është bukë dhe fryt i mundit tuaj, për atë që nuk të ngop? Dëgjomëni me kujdes dhe do të hani atë që është e mirë dhe shpirti juaj do të shijojë ushqime të shijshme. 3 Vini veshin dhe ejani tek unë, dëgjoni dhe shpirti juaj do të jetojë; dhe unë do të bëj me ju një besëlidhje të përjetshme, sipas hirit të qëndrueshëm që i premtova Davidit. 4 Ja, unë ia dhashë si dëshmitar popujve, si princ dhe komandant të popujve.
Lutja e Invokimit & Adhurimit të Perëndisë
§ Himn Adhurimi (mëso himnin këtu)
Shpirti im lëvdoje Mbretin, N’derim bjer tek këmbt’ e Tij.
I çliruar e i falur Si të mos ofrosh lavdim?
Lavdëroje, Lavdëroje, Mbretin e Përjetësisë.
Për mëshirën edhe Hirin, që na dha kur në nevojë,
I ngadalt’ për të dënuar, e i shpejt’ të na bekojë.
Lavdëroje, Lavdëroje, Mbretin e Besnikërisë.
Atëror kujdeset për ne, trupin ton Ai mir’ e njeh,
Butësisht na mban në duar e na mbron kur në nevojë.
Lavdëroje, Lavdëroje, Mbretin e Mëshirave.
Engjëj ndihmonani ju që e shikoni ball’ për ball’
Diell, Hën’, Yje e Popuj, banorë të gjithësis’
Lavdëroni, Lavdëroni, Mbretin Perëndinë sot.
§ Rrëfimi i Besimit
Ne besojmë se Jezu Krishti Zoti ynë, është Biri i Atit Perëndi, i lindur nga fara e Davidit sipas mishit, i deklaruar Biri i Perëndisë në fuqi, sipas Frymës së shenjtërisë nëpërmjet ringjalljes prej së vdekurit, dhe se nëse u bashkuam me Krishtin në një vdekje të ngjashme me të tijën, do të jemi edhe e ringjalljes së tij, sepse, ashtu si erdhi vdekja me anë të një njeriu, kështu erdhi dhe ringjallja e të vdekurve me anë të një njeriu.
Betimet e Besëlidhjes (Kristi Prifti; Bella Kona; Lidia Dushi)
- A pranoni se jeni mëkatar në sytë e Perëndisë, se meritoni denjësisht zemëratën e Tij, dhe i pashpresë jashtë mëshirës së Tij sovrane?
- A besoni në Zotin Jezus Krisht si Birin e Perëndisë, dhe Shpëtimtarin e mëkatarëve, dhe a e pranoni dhe mbështeteni vetëm tek Ai për shpëtim, ashtu siç Ai na është ofruar përmes Ungjillit?
- A premtoni që, përulësisht me mbështetjen e hirit të Frymës së Shenjtë, do të përpiqeni të jetoni denjësisht si një ndjekës i Krishtit?
- A premtoni të mbështetni Kishën në adhurimin dhe shërbesën e saj me më të mirën e aftësive tuaja?
- A pranoni t’i nënshtroheni qeverisjes dhe disiplinimit të Kishës, dhe premtoni të synoni pastërtinë dhe paqen e saj?
§ Himni Triniterian Gloria Patri (mëso himnin këtu)
Lavdia qoft’ për Atin,
dhe për të Bir’,
dhe për Frymën e Shenjt’,
siç ka qen’ dhe prej fillimit
ësht’ tash, e gjithmon’ mbetet,
bot’ e pafund, Amen, Amen.
Leximi i Ligjit & Thirrja për Pendim Mateu 22:37-40
Cila është Urdhëresa e parë dhe e madhe?
Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde.
Cili është urdhërimi i dytë i ngjashëm me këtë?
Duaje të afërmin tënd porsi vetveten.
Çfarë do të thotë kjo gjë?
Dashuria është plotësimi i Ligjit të Perëndisë.
Çfarë na thërret kjo të bëjmë?
Të jetojmë një jetë besimi që vepron përmes dashurisë.
Rrëfimi i Mëkateve
Perëndi i Mëshirshëm, ne rrëfejmë se kemi mëkatuar ndaj jush. Ne kemi mëkatur përmes fjalëve, mendimeve dhe veprave tona në mënyrë të vazhdueshme dhe të shpeshtë. Ne nuk ju kemi dashur me të tërë zemrën, mendjen dhe fuqinë tonë. Ne nuk e kemi dashur tjetrin si vetveten. Në të gjitha këto, ne kemi trishtuar Frymën tuaj të Shenjtë. Ki mëshirë për ne o Zot. Dhe fali mëkatet tona të shumta për hir të Jezus Krishtit, Zotit tonë. AMEN.
Siguria e Faljes Hebrenjve 9:27-28
“Dhe, duke qenë se është caktuar që njerëzit të vdesin një herë, dhe më pas vjen gjyqi, 28 kështu edhe Krishti, pasi u dha një herë për të marrë mbi vete mëkatet e shumëve, do të duket për së dyti pa mëkat për ata që e presin me durim për shpëtim.
§ Himni Falënderimi Doksologjia (mëso himnin këtu)
Lavd’ Zotit, me bekime plot,
gjith’ ju krijesa këtu posht’
gjith’ ju turma në qiell lart,
Lavd’ Atit, Bir’t dhe Frymës Shenjt.
Lutja Pastorale
§ Himni i Përgatitor Psalmi 62 (mëso himnin këtu)
Shpirti im prehet veç tek Perëndia,
vetëm prej tij do’t vij shpëtimi im.
Vetëm Ai është kështjella ime,
streha e lartë, un’ nuk do’t luaj kurrë.
Pse o njerëz mendoni ta rrëzoni,
Bekon me gojë, por n’zemër e mallkon.
Shpirti im prehu veç tek Perëndia,
Shpresa e vetme vjen veç nga Ai.
Vetëm Ai është kështjella ime,
streha e lartë, un’ nuk do’t luaj kurrë.
Tek Perëndia ësht’ lavdia ime,
Shpëtimi im, kështjell e streh e fortë.
Ki besim tek Perëndia gjithmonë
Me zemër hapur shko përpara tij,
Se Perëndia është streha jonë,
E njerëzit veç avull kalimtar.
Mos ki besim e shpreso tek mëkati,
Por ruaj zemrën, rend prej kotësisë.
Ndaj bëj kujdes, Perëndia ka folur,
që fuqia i përket Perëndisë
veç ty o Zot, të përket mirësia,
dhe do’t shpërblesh çdo vepër që ne bëjmë.
Shpirti im prehet veç tek Perëndia,
vetëm prej tij do’t vij shpëtimi im.
Shërbesa e Fjalës
Sakramenti i Darkës së Zotit
§ Himni i Përgjigjes (mëso himnin këtu)
O Zot, shpresa jon’ keni qenë, do’t jeni përgjithmonë,
streha që mbron nga stuhia dhe përjet’sia jonë.
Nën hijen e Fronit qëndron, kombi yt i sigurt;
Vetëm Krahu Juaj o Zot, mjafton për mbrojtjen tonë.
Përpara se malet t’ishin, a toka t’merrte formë,
nga përjet’sia ishit Zot, do’t jeni përgjithmonë.
Një mijë vjet për syt’ e Tu jan’ si të gdhish një natë,
si një ëndërr që zhduket shpejt kur dielli ngrihet lart.
O Zot, shpresa jon’ keni qenë, do’t jeni përgjithmonë,
ji mbrojtja jon’ këtu në tok’ e përjet’sia jonë.
§ Bekimi 1 Pjetrit 5:10-11