Psalmi rimuar: | Albert J. Kona |
Muzika: | Jean Sibelius, 1899 |
Metri: | FINLANDIA 11.10.11.10.11.10 |
Shpirti im prehet veç tek Perëndia,
vetëm prej tij do’t vij shpëtimi im.
Vetëm Ai është kështjella ime,
streha e lartë, un’ nuk do’t luaj kurrë.
Pse o njerëz mendoni ta rrëzoni,
Bekon me gojë, por n’zemër e mallkon.
Shpirti im prehu veç tek Perëndia,
Shpresa e vetme vjen veç nga Ai.
Vetëm Ai është kështjella ime,
streha e lartë, un’ nuk do’t luaj kurrë.
Tek Perëndia ësht’ lavdia ime,
Shpëtimi im, kështjell e streh e fortë.
Ki besim tek Perëndia gjithmonë
Me zemër hapur shko përpara tij,
Se Perëndia është streha jonë,
E njerëzit veç avull kalimtar.
Mos ki besim e shpreso tek mëkati,
Por ruaj zemrën, rend prej kotësisë.
Ndaj bëj kujdes, Perëndia ka folur,
që fuqia i përket Perëndisë
veç ty o Zot, të përket mirësia,
dhe do’t shpërblesh çdo vepër që ne bëjmë.
Shpirti im prehet veç tek Perëndia,
vetëm prej tij do’t vij shpëtimi im.
One Reply to “Psalmi 62 – Shpirti im prehet veç tek Perëndia”
Komentet janë mbyllur.