Dita e Zotit – 20 Nentor, 2022

Dita e Zotit – 20 Nentor, 2022

Shërbesa e Adhurimit

Votum          Psalmi 124:8

Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejt dhe tokën.

Përshëndetja e Shenjtë         Galatasve 1:3

Hir mbi ju dhe paqe nga Perëndia Ati dhe nga Zoti ynë Jezu Krisht.

§ Thirrja për Adhurim          Jeremia 33:2-3

Kështu thotë Zoti që bën këtë, Zoti që e formon për ta vendosur, emri i të cilit është Zoti: 3 M’u drejto dhe unë do të të përgjigjem dhe do të të njoftoj gjëra të mëdha dhe të padepërtueshme që ti nuk i di.

Lutja e Invokimit & Adhurimit të Perëndisë

§ Himn Adhurimi     

El Shadai, El Shadai, El Eljona Adonai

Brez mbas brezi je i njëjtë, prej fuqisë së emrit tënd

El Shadai, El Shadai, Erkamkana Adanai

T’adhurojmë dhe lart të mbajmë, El Shadai

Me dashurinë edhe prej dashit,

shpëtove bir’n e Abrahamit

Prej fuqis’ së dorës tënde, në tok’ detin e ndryshove

Për t’mohuarën e gjunjezuar, je Ti Zot qe ke shikuar

Me plot fuqi, fëmijet ke çliruar

Nëpër vite e bëre t’qart’, koha e Krishtit s’ishte larg

Por njerëzia s’mund te shihte,

çfarë Mesia duhej të ishte

Dhe pse fjala plan përmbante,

S’kish’ askush që t’a kuptonte

Më i madhi plan zu vend, prej thyerjes së Birit tënd.

§ Rrëfimi i Besimit           

Në duart e tua unë e besoj frymën time; ti më shpengove, o Zot, Perëndi e së vërtetës (Psa. 31:5).

Ti je streha ime dhe kështjella ime, Perëndia im, të cilit i besoj” (Psa. 91:2).

“Unë besoj, o Zot, ndihmo mosbesimin tim” (Mar. 9:24).

Po, Zot, unë besoj se ti je Krishti, Biri i Perëndisë, që duhet të vinte në botë” (Gjo. 11:27).

§ Himni Triniterian         Gloria Patri

Lavdia qoft’ për Atin, dhe për të Bir’, dhe për Frymën e Shenjt’,

siç ka qen’ dhe prej fillimit ësht’ tash, e gjithmon’ mbetet, bot’ e pafund, Amen, Amen.

Leximi i Ligjit & Rrëfimi i Mëkateve

Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë atë? (Jer. 17:9)

Perëndi, ki mëshirë për mua mëkatarin.

Njerëzit duan errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre janë të mbrapshta. (Gjo. 3:19)

Mjeshtër, Jezus, ki mëshirë për ne. (Luka 17:13)

Synimet e zemrës së njeriut janë të këqija qysh në fëmijërinë e tij. (Zan. 8:21)

Zot, po të duash, ti mund të më pastrosh. (Luka 5:12)

Siguria e Faljes      Hebrenjve 10:11-14

“Dhe, ndërsa çdo prift rri përditë në këmbë, duke shërbyer dhe duke blatuar shpeshherë të njëjtat flijime, që nuk mund të heqin kurrë mëkatet, 12 ai, përkundrazi, pasi dha përgjithnjë një flijim të vetëm për mëkatet, u ul në të djathtë të Perëndisë, 13 duke pritur paskëtaj që armiqtë e tij t’i vihen si stol për këmbët e tij. 14 Sepse, me një blatë të vetme, ai i bëri të përsosur përgjithnjë ata që shenjtërohen.”

§ Himni Falënderimi        Doksologjia

Lavd’ Zotit, me bekime plot, gjith’ ju krijesa këtu posht’

gjith’ ju turma në qiell lart, Lavd’ Atit, Bir’t dhe Frymës Shenjt.

Lutja Pastorale

§ Himni i Përgatitor         Psalmi 72:17-19

Emri i Tij qëndron përjetë,

përhapet sa’t ketë diell

Tër’ kombet bekohen në të,

e shpallin të lumtur.

I bekuar qoft’ Perëndia i Izraelit,

Vetëm Ai bën mrekulli

në mes t’popullit Tij.

Bekuar qoftë emri i Tij,

i lavdishëm përjetë

Dhe tërë toka qoftë e mbushur

me lavdinë e Tij.

Shërbesa e Fjalës                                                       

§ Himni i Përgjigjes             

Sa e thellë është dashuria

Që Jezusi na tregon.

Si një oqean i shtrirë

Dhe i gjerë, më mbulon.

Rreth e rrotull, brenda, jashtë,

Nga çdo anë kjo dashuri

Mua më mban, më mbron, dhe lart në

qiell më çon, o Zot, tek ti.

Për k’të dashuri të Zotit

Në çdo vend do ta lëvdoj

Nga lasht’sia nuk ndryshohet

dhe askurrë nuk do t’mbarojë

Me k’të dashuri Jezusi

Na përkrah në v’shtirësi,

Duke ndërmjetsuar me lutje

Për të dashurit e tij.

Dashuri mbi dashuri ësht’

Kjo e vyera dashuri;

Ësht’ një oqean bekimesh,

Dhe një skel’ ku gjej qet’si.

Po, kjo dashuri e thellë

Ësht’ për mua një qiell mbi qiej.

Në lavdi do t’më përcjellë

Se tek ti ajo më ngre.

§ Bekimi        2 Pjetrit 3:18

“Por rrituni në hirin dhe në njohjen e Zotit dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht. Atij i qoftë lavdia, tani dhe përjetë. Amen.”