Votum Psalmi 124:8
Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejt dhe tokën.
Përshëndetja e Shenjtë Galatasve 1:3
Hir mbi ju dhe paqe nga Perëndia Ati dhe nga Zoti ynë Jezu Krisht.
§ Thirrja për Adhurim Luka 1:68-71
Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, sepse e ka vizituar dhe i bëri shpengim popullit të vet; 69 dhe na ngriti bri shpëtimi në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet, 70 ashtu si e kishte thënë nëpërmjet gojës së profetëve të tij të shenjtë që nga kohët e lashta, 71 që ne të shpëtojmë prej armiqve tanë dhe prej dorës së të gjithëve atyre që na urrejnë.
Lutja e Invokimit & Adhurimit të Perëndisë
§ Himn Adhurimi
Nderim, lavd, adhurim, për ju Çlirues, Mbret
Nga goja e fëmijve Hosana Ju, ju vjen.
Ju, Mbret i Izraelit, Bir i Davidit Mbret,
Bekuar Ai që vjen në emër të Zotit.
Populli yt ju priti me palma në duar
Me lutje, këng, e himne, ne sot ju presim Ju.
Para se n’kryq të shkoje brohritje t’dhan ata,
Tani i përlëvduar, Kisha të adhuron.
Siç pranove brohri jet, prano lëvdimin ton’
Kënaqësi gjej ti sot në adhurimin ton’.
Nderim, lavd, adhurim, për ju Çlirues, Mbret
Nga goja e fëmijve Hosana Ju, ju vjen.
§ Rrëfimi i Besimit Efesianëve 1:3-14
Ne besojmë, se i bekuari Perëndi, Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, na bekoi me çdo bekim frymëror në vendet qiellore në Krishtin, sikurse na zgjodhi në të përpara se të themelohej bota, që të jemi të shenjtë dhe të papërlyer përpara tij në dashuri, duke na paracaktuar që të birësohemi në veten e tij me anë të Jezu Krishtit, sipas pëlqimit të vullnetit të vet…na bëri të pëlqyer në të dashurin Birin e tij, në të cilin kemi shpengimin me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve sipas pasurive së hirit të tij, se na ka zgjedhur në Krishtin për një trashëgimi…se u vulosëm me Frymën e Shenjtë të premtimit…kapari i trashëgimisë tonë, për lëvdim të lavdisë së tij, sot edhe përjetë. Amen.
§ Himni Triniterian Gloria Patri
Lavdia qoft’ për Atin,
dhe për të Bir’,
dhe për Frymën e Shenjt’,
siç ka qen’ dhe prej fillimit
ësht’ tash, e gjithmon’ mbetet,
bot’ e pafund, Amen, Amen.
Leximi i Ligjit & Thirrja për Pendim Efesianëve 4:22-24
“Zhvisheni, për sa i takon sjelljes së mëparshme, nga njeriu i vjetër që korruptohet me anë të lakmive të gënjeshtrës, dhe të përtëriteni në frymën e mendjes suaj dhe të visheni me njeriun e ri, të krijuar sipas Perëndisë në drejtësinë dhe shenjtërinë e së vërtetës.”
Rrëfimi i Mëkateve
O At plot hir dhe mëshirë për ata që të afrohen me pendim e besim përmes Birit tuaj, Krishtit Jezus: Ne kemi mëkatur ndaj jush duke mos e bërë të vdesë njeriun e vjetër në ne, dhe as nuk kemi punuar fort që, përmes ripërtëritjes së mendjes tonë, të veshim njeriun e ri që ju keni krijuar në drejtësi e shenjtëri, me anë të Frymës tuaj që vepron në ne, për lavdinë e Birit tuaj që vdiq për ne. Na fal e na shenjtëro, për hir të Jezus Krishtit, Zotit tonë. AMEN.
Siguria e Faljes Hebrenjve 10:19-21
“Duke pasur, pra, o vëllezër, guxim për të hyrë në shenjtërore me anë të gjakut të Jezusit, 20 me anë të një udhe të re dhe të gjallë, që ai përuroi për ne me anë të velit, domethënë të mishit të tij, 21 edhe duke pasur një kryeprift mbi shtëpinë e Perëndisë, 22 le t’i afrohemi me zemër të vërtetë, në siguri të plotë besimi, duke i pasur zemrat tona të spërkatura domethënë të pastruara prej ndërgjegjes së ligë dhe trupin të larë me ujë të pastër.”
§ Himni Falënderimi Doksologjia
Lavd’ Zotit, me bekime plot,
gjith’ ju krijesa këtu posht’
gjith’ ju turma në qiell lart,
Lavd’ Atit, Bir’t dhe Frymës Shenjt.
Lutja Pastorale
§ Himni i Përgatitor Psalmi 124
Në qoft’ se Zoti s’do t’ish n’anën ton’
mbrojtjen e Zotit sot Kisha pohon
kur njerëzit u ngritën kundra nesh
Krahu i Zotit mbajti anën ton’.
Në zem’rim t’flakt do t’na përpinin t’gjall’.
Ujrat e fryra do t’ishin mbi ne.
Bekuar qofsh ti Zot që s’na le pre,
t’ishim kafshat’ për dhëmbët e tyre.
Si zog nga laku i gjuetarit
që këputet, shpirti yn’ shpëtoi.
Ndihma jon’ ësht’ tek Emri i Zotit
që qiejt dhe Tokën e krijoi.
Shërbesa e Fjalës
“..Bari thahet dhe lulja bie,
por fjala e Zotit mbetet përjetë,
dhe kjo është fjala që ju është shpallur.”–
(1 Pjet.1:24-25)
§ Himni i Përgjigjes Psalmi 113
Lëvdoni Emrin e Tij, shërbëtor të Zotit ton’.
Qoft’ bekuar emr’ i Tij, qysh tash e deri n’amshim.
Nga agimi gjer në muzg, qoft’ bekuar emr’ i Tij,
përmbi popujt madhështor, lavdia i përshkon qiejt.
Kush i përngjan Zotit ton’, që fronin ka n’lartësi,
që nga lart ulet, vrojton gjith sa ndodh në gjithësi.
Skamnorin nga pluhri ngre, t’vobektin që rri ndër pleh,
që t’lartsuar të qëndrojn’ e me princat të darkojn’.
Beronjën Ai bekon, nën’ të lumtur me fëmij’.
Lëvdoni Jehovën Zot, lëvdoni emrin e Tij.
§ Bekimi 2 Timoteut 4:22
Zoti Jezu Krisht qoftë me frymën tënd! Hiri qoftë me ju! Amen.
Lutja në Përgatitje për Adhurim
O Perëndi, streha dhe forca jonë, autori i gjithçka të perëndishme, dëgjo lutjet e zellshme të Kishës Tuaj; dhe prano që ato gjëra për të cilat lutemi besnikërisht të na jepen plotësisht; përmes Jezus Krishtit, Zotit tonë. AMEN.
Katekizmi për Memorizim
Pyetja 100: Çfarë na mëson parathënia e Lutjes së Zotit?
Përgjigjja: Parathënia e Lutjes së Zotit, që thotë: Ati ynë që je në qiej, na mëson t’i afrohemi Perëndisë me gjithë nderimin e shenjtë dhe mirëbesimin, siç i afrohen fëmijët një ati, i gatshëm dhe i aftë për të na ndihmuar ; dhe se duhet të lutemi për të tjerët e me të tjerët.
Pyetja 101: Për çfarë lutemi në kërkesën e parë?
Përgjigjja: Në kërkesën e parë, që thotë: U shenjtëroftë emri Yt, lutemi që Perëndia të na bëjë të aftë ne dhe të tjerët për ta lavdëruar Atë në çdo gjë që Ai na zbulohet ; dhe se Ai do t’i rregullojë të gjitha gjërat për lavdinë e Tij.
Programi 5 Ditor i Leximit të Biblës
□ Zak 9-11; 1 Gjo 5
□ Zak 12-14; Psalmi 94; 2 Gjo
□ Ezra 5-6; Psalmi 95; 3 Gjo
□ Ester 1-3; Psalmi 139; Zbulesa 1
□ Ester 4-6; Zbu 2