Dita e Zotit – 4 Dhjetor, 2022

Dita e Zotit – 4 Dhjetor, 2022

Votum    Psalmi 124:8

Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejt dhe tokën.

Përshëndetja e Shenjtë      Galatasve 1:3

Paçi hir e paqe nga Perëndia Ati dhe nga Zoti ynë Jezu Krishti.

§ Thirrja për Adhurim       Luka 1:46-55

“Shpirti im e madhëron Zotin, dhe fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim…sepse i Pushtetshmi më bëri gjëra të mëdha, dhe i Shenjtë është emri i tij!

Dhe mëshira e tij shtrihet nga brezi në brez për ata që e druajnë.

Ai veproi pushtetshëm me krahun e vet; i shpërndau krenarët me mendimet e zemrave të tyre;

i përmbysi pushtetarët nga fronat e tyre dhe i ngriti të përulurit;

i mbushi me të mira të uriturit dhe i ktheu duarbosh të pasurit.

Ai e ndihmoi Izraelin, shërbëtorin e vet, duke i kujtuar për mëshirën e tij, ashtu si ua pati deklaruar etërve tanë, Abrahamit dhe pasardhësve të tij, për gjithmonë.”

Lutja e Invokimit & Adhurimit të Perëndisë

§ Himn Adhurimi     

Eja, Eja Emanuel, dhe çliro pengun Izrael,

që pret i vetëm në mërgim, ditën kur Zoti t’sjell Birin.

Gëzo, Gëzo! Emanuel do t’vij për ty, o Izrael.

Eja, eja Zot Fuqiplot si në Sinain lart qëmot,

kur popullit i fole ligj me madhështi e plot mahni.

Eja ti deg e Isais, çliro tuajt prej tiranis’.

Mbi ferr’ e djall t’jen’ fitimtar dhe mbi vdekjen ngadhnjimtar.

Eja ti Agim pranveror, afrimi yt ësht’ ngazëllor.

Shpërndaji ret’ e natës pis dhe hij’n e vdekjes tej degdis.

Eja, o Kyc i Davidit, hapi krejt portat e qjellit.

Drejt rrugës lart prina Ti, dhe fund jepi këtij mjerimi.

§ Rrëfimi i Besimit 

Ne besojmë se “Një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri, i cili e dha veten si çmim për të gjithë, për dëshmim në kohën e caktuar. – 1 Tim 2:5-6”

§ Himni Triniterian      Gloria Patri

Lavdia qoft’ për Atin,

dhe për të Bir’,

dhe për Frymën e Shenjt’,

siç ka qen’ dhe prej fillimit

ësht’ tash, e gjithmon’ mbetet,

bot’ e pafund, Amen, Amen.

Leximi i Ligjit                                   Ligji i Perëndisë nga Letrat e Apostujve

1. Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.

Sepse prej tij, me anë të tij dhe për të janë të gjitha gjëra. Lavdi atij përjetë! Amen! (Rom. 11:36)

2. Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje… nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t’i shërbesh.

“Në Krishtin ne kemi shpengimin me anë të gjakut të tij dhe faljen e mëkateve. Ai është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese.” (Kol. 1:14-15)

3. Nuk do ta përdorësh emrin e Zotit, të Perëndisë tënd.

“Me anë të tij, pra, le t’i ofrojmë vazhdimisht Perëndisë një flijim lavdie, domethënë frytin e buzëve që rrëfejnë emrin e tij.” (Heb. 13:15)

4. Mbaje mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar.

“Fjala e Krishtit banoftë në ju me begatinë e vet; në çdo dituri, mësoni dhe këshilloni njeri tjetrin me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar Zotit me hir në zemrat tuaja!” (Kol. 3:16).

Rrëfimi i Mëkateve                                                                         

Krijo një zemër t’pastër tek un’, o Zot

Dhe përt’ri një shpirt’ ë drejt tek un’.

Krijo një zemër t’pastër tek un’, o Zot

Dhe përt’ri një shpirt’ ë drejt tek un’.

Nga prania jote, Zot mos më dëbo

dhe Frymën e Shenjtë mos ma hiq,

dhe kthema, o Zot, gëzimin e shpëtimit,

dhe përt’ri një shpirt të drejt’ tek un’.

Siguria e Faljes   1 Pjetrit 3:18

“Sepse edhe Krishti ka vuajtur një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia. U vra në mish, por u ngjall nga Fryma.”

§ Himni Falënderimi                                                                   Doksologjia

Lavd’ Zotit, me bekime plot,

gjith’ ju krijesa këtu posht’

gjith’ ju turma në qiell lart,

Lavd’ Atit, Bir’t dhe Frymës Shenjt.

Lutja Pastorale & Lutja e Zotit

Ati ynë që je në qiej: U shenjtëroftë emri yt.

Ardhtë mbretëria jote.

U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell.

Bukën tonë të përditshme na e jep sot.

Na i fal fajet tona ashtu siç ua falim ne fajtorëve tanë.

Mos lejo të biem në tundim por na çliro nga i ligu!

Sepse jotja është mbretëria, e fuqia, e lavdia për jetë. Amen

§ Himni i Përgatitor    

Engjëjt prej lavdis’ së qiejve shpallin sot një lajm të mir’.

Më i mir’ se gjith’ të tjerët: Lindi sot Jezus Mesia.

Ejani dhe adhuroni Zotin, Shpëtimtarin sot!

Ju barinj, e lini tufën që në fushë po kullot,

se në Bethlehem ka lindur Shpëtimtari, Zoti, sot.

Ejani, ju dijetarë, ju që yllin keni par’;

e dhuratat merrni sot që keni ju, mirrë, kem dhe ar.

Dhe të shenjtë para fronit, e nga larg me pritje v’rejn’:

Ai që mbretëron në qiell ka lindur sot n’Bethlehem.

O Gjith’si lavd’roje Hyjin, Atin, Birin, Frym’n e Tij.

Përgjithmon’ zërat i ngrini për t’Përjetshmin Tre në Një.

Shërbesa e Fjalës

§ Himni i Përgjigjes  

Nat’ e shenjt” nat’ e qet” jan’ në gjum’ njer’zit krejt.

Vetëm Jozefi dhe Maria Jan’ të zgjuar me t’shenjtin fëmij’.

Fli me paqen q’ellore Fli me paqen q’ellore.

Nat’ e shenjt’ nat’ e qet’, Ç’dashuri Zoti vet,

si një foshnjë na u zbulua. Plot hare për të na shpëtuar.

Ja, Jezusi u lind! Ja, Jezusi u lind!

Nat’ e shenjt’ nat’ e qet’. Ca barinj me të shpejt’,

lajmet e engjejve dëgjuan edhe ne Betlehem vrapuan

Shpëtimtari u lind! Shpëtimtari u lind!

§ Bekimi    Juda 1:2

“Mëshira, paqja dhe dashuria u shumoftë në ju.”

Lutja në Përgatitje për Adhurim

Perëndi i Gjithëfuqishëm, na beko me hirin e nevojshëm për të avancuar kundër veprave të Errësirës dhe për të veshur armaturën e Dritës për sa kohë jemi në këtë botë; të cilën Birit Yt Krishti erdhi dhe e vizitoi me një përulje të mahnitshme me qëllim që kur Ai ta vizitojë atë përsëri në Ditën e Fundit me gjithë madhështinë e forcës së Tij për të gjykuar të gjallë e të vdekur, ne të mund të ringjallemi të shpëtuar për jetën e përjetshme, për hir të veprës së Atij që mbretëron me ju dhe Frymën e Shenjtë tani dhe përgjithmonë. Amen.

Katekizmi për Memorizim

Pyetja 100: Çfarë na mëson parathënia e Lutjes së Zotit?

Përgjigjja: Parathënia e Lutjes së Zotit, që thotë: Ati ynë që je në qiej, na mëson t’i afrohemi Perëndisë me gjithë nderimin e shenjtë dhe mirëbesimin, siç i afrohen fëmijët një ati, i gatshëm dhe i aftë për të na ndihmuar; dhe se duhet të lutemi për të tjerët e me të tjerët.

Pyetja 101: Për çfarë lutemi në kërkesën e parë?

Përgjigjja: Në kërkesën e parë, që thotë: U shenjtëroftë emri Yt, lutemi që Perëndia të na bëjë të aftë ne dhe të tjerët për ta lavdëruar Atë në çdo gjë që Ai na zbulohet; dhe se Ai do t’i rregullojë të gjitha gjërat për lavdinë e Tij.

Programi 5 Ditor i Leximit të Biblës

□       Ester 7-10; Zbulesa 3

□        Ezra 7-10; Psalmi 97; Zbu 4

□        Nehemia 1-3; Zbu 5

□        Neh 4-6; Psalmi 98; Zbu 6

□        Neh 7-9; Psalmi 140; Zbu 7