PYETJA 7 E KATEKIZMIT TE RI

Katekizmi Çfarë kërkon ligji i Perëndisë? Ligji i Perëndisë kërkon bindje personale të përsosur dhe të vazhdueshme; që ta duam Perëndinë me gjithë zemrën, shpirtin, mendjen dhe forcën tonë, dhe ta duam të afërmin porsi vetveten. Ato të cilat Perëndia i ndalon nuk duhen bërë kurrë dhe atë që Perëndia i urdhëron duhen bërë gjithmonë. …

PYETJA 2 E KATEKIZMIT TE RI

Katekizmi Kush është Perëndia? Perëndia është krijuesi dhe mbështetësi i gjithçkaje dhe të gjithëve. Ai është i përjetshëm, i pafund dhe i pandryshueshëm në pushtet dhe përsosmëri, mirësi dhe lavdi, urtësi, drejtësi dhe të vërtetë. Asgjë nuk ndodh veçse përmes tij dhe vullnetit të tij. Vargu Biblik                   Nuk ka asnjë të barabartë me ty midis …

KATËR LIGJET SHPIRTËRORE

A KENI DËGJUAR PËR KATËR LIGJET SHPIRTËRORE? Ashtu siç ekzistojnë ligje fizike që rregullojnë funksionimin fizik të gjithësisë, ashtu ekzistojnë edhe ligje shpirtërore që rregullojnë marrëdhënien tënde me Perëndinë. 1) PERËNDIA E DO NJERIUN DHE TË OFRON NJË PLAN SHPETIMI DHE BEKIMI PËR TY. Dashuria e Perëndisë Bibla shkruan: “Po, Perëndia aq shumë e deshi botën, saqë e …

Doksologjia

 

Lavd’ Zotit, me bekime plot,
gjith’ ju krijesa ketu posht’
gjith’ ju turma ne qiell lart,
Lavd’ Atit, Bir’t dhe Frymes Shenjt. Amen.

 

Autori; Thomas Ken, 1709
Muzika: OLD HUNDREDTH L.M
Louis Bourgeois

marre nga Genevan Psalter 1551

Të Jetuarit-Krishti!

“Sepse për mua të jetuarit është Krishti dhe të vdekurit fitim.” Fil.1:21 Vargu që shtrihet përpara nesh për studim sot, është një prej deklaratave më madhështore, më sublime, dhe më thelbësore të bëra nga Apostulli i madh Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jezus Krisht. Në një farë sensi, kur vijmë tek ky varg, ne kemi ardhur …

Domosdoshmëria Absolute e Cilësive Biblike në Karakterin e Dhjakut

“Ai që do të ecë me ndershmëri do të jetë shërbëtori im” – Psa. 101:6b Në një letër (A.D. 394) drejtuar një presbiteri të ri të quajtur Nepotian, Jeromi qortonte kishat e ditës së tij për hipokrizinë që tregonin, sepse ishin më të shqetësuara për pamjet e ndërtesave të kishave se sa për cilësitë e …

JO Kryeministrit në lidhje me mësimin e fesë në shkolla

Si pastor i një kishe ungjillore, por edhe një ndjekës i vëmendshëm i politikës shqiptare, këtë koment rreth nismës së Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë në lidhje me futjen e lëndës së fesë në programin mësimor të shkollave publike do ta shqyrtoj në dy aspekte: së pari, në atë të këndvështrimit të komunitetit ungjillor dhe …

01-Nevoja Jonë Për Letrën drejtuar Filipianëve

Përse duhet që të Krishterët sot të studiojnë Letrën e Palit drejtuar të besimtarëve të Kishës në Filipi, një letër që u shkrua rreth vitit 60 Pas Krishtit? Përse duhet që të Krishterët Shqiptarë të studiojnë këtë letër që Pali u shkroi besimtarëve që jetuan në një vend tjetër, të një kombësie tjetër, me zakone …

Shpalosja dhe Prova e Dashurisë së Perëndisë

 Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Gjoni 3:16 Siç është tradita qindra vjeçare e Krishterimit, në këtë sezon, e madje këtë shërbesë Vigjilje, ne lexojmë, këndojmë dhe meditojmë mbi historinë e Lindjes së Krishtit. …

Eja, Eja Emanuel

EJA, EJA, EMANUEL është një prej himneve më të njohura që këndohet zakonisht nëpër shërbesat e kishave gjatë periudhës së Krishtlindjeve. Ky himn vjen nga periudha e Mesjetës së Hershme, rreth viteve A.D. 800, si një antiofon, apo himn, dhe që u kthye vargje metrike rreth viteve 1100, dhe më vonë u publikua në Latinisht …

03-Populli i Librit

“Bëhuni bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues, që gënjejnë vetveten. 23 Sepse nëse dikush është dëgjues i fjalës dhe jo bërës, ai i përngjan një njeriu që e shikon fytyrën e tij natyrale në një pasqyrë; 24 ai e shikon veten dhe pastaj ikën, duke harruar menjëherë si ishte.” Jakobi 1:21-24 Kisha dhe çdo …

02-Tre shenjat dalluese të një kishe të vërtetë

Çuditërisht, dhe ndoshta edhe fatkeqësisht, Kisha e tre shekujve të fundit është kthyer në një realitet interesant për studiuesit, në një burim dhembjesh si edhe bekimesh për besimtarët, dhe një një objekt urrejtjeje dhe talljeje për armiqtë e saj. Nga njëra anë, ajo ka qenë Kisha e martirëve, e sakrificave të shumta, e një shpërthimi …

07-Apostulli i Madh

Prandaj, o vëllezër të shenjtë, pjestarë të thirrjes qiellore, vështroni apostullin dhe kryepriftin e rrëfimit të besimit tonë, Jezu Krishtin, 2 i cili është besnik ndaj atij që e bëri, ashtu si qe edhe Moisiu në tërë shtëpinë e tij. 3 Sepse Jezusi është i denjë për më shumë lavdi se Moisiu, meqenëse ai që …

Gjak dhe Ujë

Duke qenë se ishte dita e Përgatitjes, me qëllim që trupat të mos qëndronin në kryq të shtunën, sepse ajo e shtunë ishte një ditë me rëndësi të veçantë, Judenjtë i kërkuan Pilatit që atyre t'u thyheshin kërcinjtë dhe të hiqeshin që andej. 32 Ushtarët, pra, erdhën dhe ia thyen kërcinjtë të parit dhe pastaj …

Mesazhi i Krishtlindjes! Një Festë dhe një Ftesë

Gëzuar Krishtlindjen! Ky është urimi i zakonshëm çdo vit në këtë sezon, për të gjithë ata që e quajnë veten të Krishterë, që i besojnë Fjalës së Perëndisë, që i besojnë Lajmit të Mirë-Ungjillit, që lajmëron trupëzimin e Perëndisë, hyrjen e Tij në këtë botë, në këtë telajon e kohës dhe të hapësirës, që Ai …

Një Bir Unik

Gjoni dëshmoi për të dhe thirri duke thënë: “Ky është ai, për të cilin thashë: ‘Ai që vjen pas meje më ka paraprirë, sepse ishte përpara meje’”. 16 Dhe ne të gjithë morëm, prej mbushullisë së tij, hir mbi hir. 17 Sepse Ligji u dha nëpërmjet Moisiut, por hiri dhe e vërteta erdhën nëpërmjet Jezu …

Unë Besoj në…Jezus

Ose Jezusi është i vetmi Shpëtimtar, i përsosuri Shpëtimtar, i mjaftueshmi Shpëtimtar, i vetmi ngushëllim për ty si në jetë ashtu edhe në vdekje, ose Jezusi nuk është për ty aspak një Shpëtimtar.

01-Një Hyrje në Letrën e Hebrenjve

Krishti është një Shpëtimtar më i mirë, një Kryeprift më i mirë, një sakrificë më i mirë, një besëlidhje më e mirë për një mënyrë jetë më të mirë. Nëse ke mangësi e boshllëk, nuk është se Krishti është i pamjaftueshëm apo i panevojshëm, por se ti nuk ke mjaftueshëm nga Krishti në jetën tënde.

Kisha dhe Izraeli

Në fillim, Perëndia krijoi Adamin dhe Evën për të qenë një komunitet adhuruesish, për të qenë Kisha e Perëndisë. Ai do të ishte Perëndia i tyre dhe i fëmijëve të tyre, dhe ata do të ishin populli i Tij. Por rënia e tyre shkatërroi marrëdhënien e tyre me njëri-tjetrin si edhe me Perëndinë. Përçarja u …

Unë Besoj në Perëndinë…Atin

Besimi i Krishterë mbi Perëndinë mund të përmblidhet vërtetësish në këtë frazë të Kredos: ‘Unë besoj në Perëndinë, Atin!’ Kjo frazë shpreh marrëdhënien që ka Perëndia At me gjithçka që e rrethon atë. Në këtë kapitull do të shikojmë vetëm disa prej tyre, edhe pse duhet thënë që në fillim, se titulli At, ka të bëjë në radhë të parë me marrëdhënien që Personi i Parë i Trinisë ka me Personin e Dytë, Birin.