00. Hyrje ne Serine “5 Solat e Reformacionit”

Uniteti viziv në Kishën si institucion është i detyrueshëm dhe i komanduar. Uniteti i Kishës ishte një çështje e rëndësishme për Krishtin kur ai ishte këtu në tokë, dhe këtë e dimë pasi në fakt ai u lut për unitet në atë që është quajtur Lutja ee Kryepriftit, që e gjejmë tek Ungjilli i Gjonit …

Dhuratat e Besimit

“...disa dijetarë nga lindja arritën...mbasi hynë në shtëpi, panë fëmijën me Marien, nënën e tij, dhe ranë përmbys dhe e adhuruan. Pastaj hapën thesaret e tyre dhe dhuruan: ar, temjan dhe mirrë.” (Mateu 2:1, 11) Mbretër-Bërës nga Lindja Historia e lindjes së Krishtit shoqërohet edhe me një ngjarje tjetër që historikisht ndodhi ndoshta edhe me …

Darka e Fundit – Marku 14:22-26

Festimi i fitores përmes përkujtimit të vdekjes. Kjo është ironia e Kryqit dhe mesazhi i Darkës së Zotit si një prej dy sakramenteve të Kishës. Krishti dëshiron që ne ta kujtojmë atë përmes vdekjes së tij. Çdo komb, familje apo grupim shoqëror ka ditë të shënuara të cilat i kujton e i feston me kënaqësi. Por njerëzimi nuk feston fatkeqësitë apo vdekjet, vetëm fitoret. Krishti nga ana tjetër, në themelimin e Darkës së Zotit si një prej institucioneve të Kishës na urdhëron që të festojmë vdekjen e tij. Ai ka urdhëruar një festë e cila duhet të mbajë të freskët e të gjallë në mendjen dhe zemrën e popullit të tij poshtërimin e tij në Kryq dhe turpin në të cilin ai vdiq. Ai nuk dëshiron që ne të harrojmë trupin e tij të dërrmuar, gjymtyrët dhe anën e tij të shpuara për ne. Kjo është mënyra se si ai dëshiron që të mbahet mend. Kështu, në Darkën e Zotit ne kemi festimin e fitores përmes përkujtimit të vdekjes së tij në kryq.

08. Sola Fide – Vetëm Përmes Besimit (I)

Shfajësimi Vetëm përmes Besimit në Drejtësinë e Krishtit “Si mund të bëhet njeriu mëkatar i drejtë përpara Perëndisë së Shenjtë?” është pyetja ekzistencialiste më e rëndësishme e qenies njerëzore. Si mund të çlirohemi nga faji i mëkati tonë, nga dënimi që mëkati sjell mbi ne të gjithë, dhe nga fuqia e mëkatit në jetën tonë? …

06. Solus Christus (II) – Supremacia e Krishtit mbi Gjithçka

Si mund të qëndrojë i drejtë, njeriu mëkatar përpara Perëndisë? Si mund të bëhet i pranueshëm për të? Si mund të jetojë? Të tëra këto pyetje, dhe madje edhe çdo pyetje tjetër e natyrës shpirtërore do të gjejë përgjigje në atë që janë quajtur “Pesë Solat e Reformacionit.” Përgjigja është: Shkoni vetëm tek Fjala - …

05. Solus Christus (I): Supremacia e Krishtit mbi Gjithçka

Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri. (1 Tim 2:5:) Pyetja më e rëndësishme që një qenie njerëzore mund të bëjë ndonjëherë është kjo: “çfarë duhet të bëj që të shpëtohem?” Kjo është një pyetje që rëndon në koshiencën e njerëzimit që prej krijimit …