Çfarë Besojmë?

Kredoja e Apostujve

Unë besoj në Perëndinë Atin e Gjithëpushtetshëm, krijuesin e qiellit dhe të tokës; dhe në Jezu Krishtin, Birin e tij të vetëm, i cili u mbars nga Fryma e Shenjtë, u lind nga Virgjëresha Mary, i cili vuajti nën Pontius Pilate, u kryqëzua, vdiq e u varros; ai  zbriti në ferr; ditën e tretë ai u çua prej së vdekurish, u ngjit në parajsë dhe ulet në krahun e djathtë të Perëndisë, Atit të Gjithëpushtetshëm, prej nga do të vijë të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit.  Unë besoj në Frymën e Shenjtë, Kishën e shenjtë të përgjithshme, bashkësinë e shenjëtorëve, faljen e mëkateve, ngjalljen e trupit dhe jetën e përjetëshme.  Amen.

Kredoja e Nikeas

Besoj  në një Perëndi, Atin e Gjithëpushtetshëm, Krijuesin e qiellit dhe të tokës dhe të gjithë gjërave të dukshme dhe të padukshme.  Dhe në një Zot Jezu Krisht, të, vetmin Bir të Perëndisë, i cili lindi prej Atit përpara gjithë jetëve, Dritë prej Drite, Perëndi e vërtetë prej Perëndie të vërtetë që lindi dhe nuk u bë, bashkëqënësin me Atin me anën e të Cilit u bënë të gjitha; i Cili për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë zbriti prej qiellit, u mishërua prej Frymës së Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari dhe u bë njeri; i Cili u kryqëzua për ne në kohën e Pontit Pilat dhe vuajti e u varros, u ngjall në ditën e tretë sipas Shkrimit të Shenjtë dhe u ngjit në qiell e qëndron në anën e djathtë të Atit, dhe do të vijë përsëri me lavdi të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit e Mbretëria e Tij nuk do të ketë mbarim.  Dhe në Frymën e Shenjtë, Zotin dhe Jetëbërësin, që dërgohet prej Atit, që adhurohet dhe lavdërohet me Atin dhe Birin, që foli me anën e profetëve.  Dhe në një Kishë të shejtë, të përgjithshme dhe apostollore.  Unë njoh vetëm një pagëzim për faljen e mëkateve.  Pres ngjalljen e të vdekurve dhe jetën e botës që vjen.

Artikulli Kredot e Katekizmat nga Leonard Doka trajton çështjen e domosdoshmërisë të pasjes së kredove dhe katekizmave për pastërtinë dhe funksionimin e Kishës në veçanti dhe të jetës së krishterë në përgjithësi.