Katekizmi i Shkurtër i Uestminsterit


KATEKIZMI I SHKURTËR TË UESTMINSTERIT


Një artikull hyrës që shpjegon historinë, qëllimin, strukturën dhe përdorimin e këtij dokumenti historik teologjik katekizmimi do ta gjeni në këtë lidhje: https://kishareformuardurres.wordpress.com/nje-hyrje-ne-katekizmin-e-shkurter-te-uestminsterit/


Pyetja 1: Cili është qëllimi kryesor i njeriut?

Përgjigjja: Qëllimi kryesor i njeriut është të lavdërojë Perëndinëa dhe ta gjejë kënaqësinë në Tëb përjetë.

1 Kor. 10:31 Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t’i bëni për lavdinë e Perëndisë.

b Psa. 73:25-26 “Cilin kam në qiell veç teje? Dhe mbi tokë nuk dëshiroj tjetër njeri veç teje. 26Mishi im dhe zemra ime mund të ligështohen, por Perëndia është kështjella e zemrës sime dhe pjesa ime në përjetësi.”

Pyetja 2: Çfarë standardi na ka dhënë Perëndia për të na drejtuar si mund ta lavdërojmë dhe të gjejmë kënaqësinë në Të?

Përgjigjja: Fjala e Perëndisë, Dhiata e Vjetër dhe ajo e Rea, është i vetmi standard që na drejton sesi mund ta lavdërojmë dhe të gjejmë kënaqësinë në Tëb.

a Ef. 2:20 Të ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qenë Jezu Krishti vetë guri i qoshes.

2 Tim. 3:16 I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim në drejtësi.

b 1 Gjo. 1:3 Atë që kemi parë dhe kemi dëgjuar, po jua shpallim, që edhe ju të keni bashkësi me ne; dhe bashkësia jonë është me Atin dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin.

Pyetja 3: Çfarë na mësojnë kryesisht Shkrimet?

Përgjigjja: Shkrimet na mësojnë kryesisht se çfarë duhet të besojë njeriu në lidhje me Perëndinë dhe çfarë detyre kërkon Perëndia nga njeriua.

2 Tim. 1:13 Mbaje modelin e fjalëve të shëndosha që dëgjove prej meje në besim dhe dashuri, në Krishtin Jezus.

Pyetja 4: Çfarë është Perëndia?

Përgjigjja: Perëndia është Frymëa, i pafundb, i përjetshëmc dhe i pandryshueshëmd në qeniene, urtësinëf, fuqinëg, shenjtërinëh, drejtësinë, mirësinë dhe të vërtetën e Tiji.

a Gjo. 4:24 Perëndia është Frymë, dhe ata që e adhurojnë, duhet ta adhurojnë në frymë dhe në të vërtetën.

b Job. 11:7 “A mundesh ti të hulumtosh thellësitë e Perëndisë? A mund të depërtosh në përsosmërinë e të Plotfuqishmit?”

c Psa. 90:2 “Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia.”

d Jak. 1:17 Çdo dhurëti e mirë dhe çdo dhuratë e përsosur është nga lart dhe zbret nga Ati i dritave, pranë të cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi.

e Eks. 3:14 Perëndia i tha Moisiut: «UNË JAM AI QË JAM». Pastaj tha: «Do t’u thuash kështu bijve të Izraelit: “UNË JAM-i më ka dërguar tek ju”».

f Psa. 147:5 “I madh është ZOTI ynë, e pamasë është fuqia e tij dhe e pafund zgjuarsia e tij.”

g Zbu. 4:8 Edhe të katër qeniet e gjalla kishin, secila, nga gjashtë krahë përqark, edhe përbrenda ishin plot me sy; dhe nuk pushojnë kurrë, as ditë, as natë, duke thënë: «I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti Perëndi, i Gjithëpushtetshmi, që ishte, që është dhe që vjen!».

h Zbu. 15:4 “Kush nuk do të të ketë frikë ty, o Zot, dhe nuk do të lëvdojë emrin tënd? Sepse vetëm ti je i Shenjtë; sepse të gjitha kombet do të vijnë dhe do të adhurojnë përpara teje, sepse gjykimet e tua të drejta u shfaqën.”

i Eks. 34:6-7 Dhe ZOTI kaloi pranë tij dhe thirri: «ZOTI, ZOTI Perëndi, i mëshirshëm dhe i dhembshur, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në mirësi dhe në besnikëri 7që përdor mëshirën për mijëra njerëz, që fal paudhësinë, shkeljet dhe mëkatin, por nuk e lë të pandëshkuar fajtorin dhe që viziton paudhësinë e etërve mbi bijtë dhe mbi bijtë e bijve deri në brezin e tretë dhe të katërt».

Pyetja 5: A ka më shumë se një Perëndi?

Përgjigjja: Ka vetëm njëa: Perëndia i gjallë dhe i vërtetëb.

a LiP. 6:4 “Dëgjo, Izrael, ZOTI, Perëndia ynë, është ZOTI i vetëm.”

b Jer. 10:10 Por ZOTI është Perëndia i vërtetë, ai është Perëndia i gjallë dhe mbreti i përjetshëm. Para zemërimit të tij toka dridhet dhe kombet nuk mund të qëndrojnë përpara indinjatës së tij.

Pyetja 6: Sa Persona ka në Perëndinë?

Përgjigjja: Ka tre Persona në Perëndinë: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtëa; dhe këta të tre janë një Perëndi, të njëjtë në substancë dhe të barabartë në fuqi dhe lavdib.

a Mt. 28:19 “Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj të gjitha kombet duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë.”

b 1 Gjo. 5:7 Sepse tre janë ata që dëshmojnë në qiell: Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjtë; dhe këta të tre janë një.

Pyetja 7: Çfarë janë dekretet e Perëndisë?

Përgjigjja: Dekretet e Perëndisë janë qëllimi i Tij i përjetshëm, sipas këshillës së vullnetit të Tij, përmes së cilës, e për lavdinë e Tij, Ai ka paracaktuar gjithçka që ndodha.

a Ef. 1:11–12 Në të cilin edhe u zgjodhëm për trashëgimi, duke qenë të paracaktuar sipas vendimit të atij që vepron gjithçka sipas këshillës së vullnetit të tij, 12që ne të jemi për lëvdim të lavdisë së tij, ne që shpresuam qysh më parë në Krishtin.

Pyetja 8: Si i zbaton Perëndia dekretet e Tij?

Përgjigjja: Perëndia i zbaton dekretet e Tij në veprën e krijimita dhe në atë të providencësb.

a Zbu. 4:11 “I denjë je, o Zot, të marrësh lavdinë, nderimin dhe fuqinë, sepse ti i krijove të gjitha gjërat, dhe për hir të vullnetit tënd janë dhe u krijuan.”

b Dan. 4:35 Tërë banorët e dheut përpara tij konsiderohen si asgjë; ai vepron si të dojë me ushtrinë e qiellit dhe me banorët e dheut. Askush nuk mund t’ia ndalë dorën ose t’i thotë: “Çfarë po bën?”.

Pyetja 9: Çfarë është vepra e krijimit?

Përgjigjja: Vepra e krijimit është: Perëndia e krijoi gjithçka nga asgjëjaa, me anë të fjalës së fuqisë së Tijb, në hapësirën e gjashtë ditëve, dhe gjithçka ishte shumë e mirëc.

a Zan. 1:1 Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.

b Heb. 11:3 Me anë të besimit kuptojmë se bota është krijuar me fjalën e Perëndisë, kështu që ato që shihen nuk u bënë prej gjërave që shihen.

c Zan. 1:31 Atëherë Perëndia pa të gjitha ato që kishte bërë dhe, ja, ishte shumë mirë. Dhe u bë mbrëmje dhe u bë mëngjes: dita e gjashtë.

Pyetja 10: Si e krijoi Perëndia njeriun?

Përgjigjja: Perëndia e krijoi njeriun mashkull e femër, shëmbëlltyrë së Veta, në njohuri, drejtësi dhe shenjtërib, dhe e vuri sundimtar mbi krijesatc.

a Zan. 1:27 Kështu Perëndia krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet, sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë e krijoi; Ai i krijoi mashkull e femër.

b Kol. 3:10 Edhe veshët njeriun e ri, që përtërihet në njohurinë, sipas shembullit të atij që e krijoi.

Ef. 4:24 Dhe të vishni njeriun e ri, të krijuar sipas Perëndisë në drejtësinë dhe shenjtërinë e së vërtetës.

c Zan. 1:28 Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: «Jini të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni dhe sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë».

Pyetja 11: Cilat janë veprat e providencës së Perëndisë?

Përgjigjja: Veprat e providencës së Perëndisë janë mbajtjaa dhe qeverisja e Tij plot shenjtërib, urtësic dhe fuqi e të gjitha krijesave, si dhe e të gjitha veprimeve të tyred.

a Heb. 1:3 Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij dhe, duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, mbasi e bëri, përmes vetes së tij, pastrimin e mëkateve tona, u ul në të djathtë të Madhërisë, në vendet e larta.

b Psa. 145:17 “ZOTI është i drejtë në të gjitha rrugët e tij dhe dashamirës në të gjitha veprat e tij.”

c Isa. 28:29 Edhe kjo vjen nga ZOTI i ushtrive, që është i mrekullueshëm në këshillën e tij dhe i madh për nga dituria.

d Psa. 103:19 “ZOTI e ka vendosur fronin e tij në qiejt dhe mbretërimi i tij sundon mbi gjithçka.”

Mt. 10:29 A nuk shiten vallë dy harabela për një aspër? Dhe, megjithatë asnjë prej tyre nuk bie përtokë pa dashjen e Atit tuaj.

Pyetja 12: Çfarë akti të veçantë providence ushtroi Perëndia ndaj njeriut, në gjendjen në të cilën e krijoi?

Përgjigjja: Pasi e krijoi njeriun, Perëndia hyri në një besëlidhje jete me të, me kusht bindjen e përkryera, duke e ndaluar të hante nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, përndryshe do të vdisteb.

a Gal. 3:12 Por ligji nuk është prej besimit, por: «njeriu që do t’i bëjë ato, do të rrojë nëpërmjet tyre.

b Zan. 2:17 “Por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj, ke për të vdekur me siguri.”

Pyetja 13: A vazhduan prindërit tanë të parë të qëndronin në gjendjen në të cilën u krijuan?

Përgjigjja: Prindërit tanë të parë, të lënë në lirinë e vullnetit të tyre, ranë nga gjendja në të cilën ishin krijuar, duke mëkatuar ndaj Perëndisëa.

a Pre. 7:29 “Ja, vetëm këtë gjeta: Perëndia e ka bërë njeriun të drejtë, por njerëzit kanë kërkuar shumë marifete.”

Pyetja 14: Çfarë është mëkati?

Përgjigjja: Mëkati është çdo mospërputhje me ligjin e Perëndisë, ose çdo shkelje e tija.

a 1 Gjo. 3:4 Kush bën mëkat, bën edhe shkelje të ligjit; dhe mëkati është shkelja e ligjit.

Pyetja 15: Cili ishte mëkati, për shkak të të cilit prindërit tanë të parë ranë nga gjendja në të cilën ishin krijuar?

Përgjigjja: Mëkati për shkak të të cilit prindërit tanë të parë ranë nga gjendja në të cilën ishin krijuar, ishte ngrënia e frutës së ndaluara.

a Zan. 3:6 Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t’u ngrënë, që ishte e këndshme për sytë dhe që pema ishte e dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë; dhe ajo mori nga fruta e saj, e hëngri dhe i dha edhe burrit të saj që ishte me të, dhe hëngri edhe ai.

Pyetja 16: A ra tërë njerëzimi në shkeljen e parë të Adamit?

Përgjigjja: Për shkak se besëlidhja e bërë me Adamin nuk ishte vetëm me të, por dhe me tërë pasardhësit e tija, i tërë njerëzimi, i ardhur brez pas brezi prej tij, mëkatoi përmes tij dhe ra bashkë me të në shkeljen e tij të parëb.

a Zan. 1:28 Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: «Jini të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni dhe sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë.»

Zan. 2:16-17 Dhe ZOTI Perëndi e urdhëroi njeriun duke i thënë: «Ha lirisht nga çdo pemë e kopshtit; 17por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj, ke për të vdekur me siguri».

b Rom. 5:18 Sikundër, pra, me anë të shkeljes së njërit erdhi mbi gjithë njerëzit dënimi, ashtu edhe me anë të drejtësisë së njërit erdhi mbi gjithë njerëzit drejtësimi i jetës.

Pyetja 17: Në çfarë gjendjeje e çoi njeriun rënia?

Përgjigjja: Rënia e çoi njeriun në një gjendje mëkati dhe mjerimia.

a Rom. 5:12 Prandaj, ashtu si me anë të një njeriu të vetëm mëkati hyri në botë dhe me anë të mëkatit vdekja, po ashtu vdekja i arriti të gjithë njerëzit, sepse të gjithë mëkatuan.

Pyetja 18: Ku qëndron mëkati i asaj gjendjeje në të cilën ra njeriu?

Përgjigjja: Mëkati i asaj gjendjeje në të cilën ra njeriu qëndron në fajin e mëkatit të parë të Adamita, në humbjen e drejtësisë së mëparshmeb dhe në shthurjen e tërë natyrës së tij, që në përgjithësi quhet mëkati fillestarc së bashku me të gjitha shkeljet e veprave që burojnë prej tijd.

a Rom. 5:19 Sepse, ashtu si nëpërmjet mosbindjes së një njeriu të vetëm, të shumtët u bënë mëkatarë, ashtu edhe nëpërmjet bindjes së një të vetmi, të shumtët do të bëhen të drejtë.

b Rom. 3:10 Siç është shkruar: «Nuk ka asnjë të drejtë, as edhe një».

c Ef. 2:1 Ai ju dha jetë edhe juve, që ishit të vdekur në shkelje dhe në mëkate.

Psa. 51:5 “Ja, unë jam mbrujtur në paudhësi dhe nëna ime më ka ngjizur në mëkat.”

d Mt. 15:19 “Dhe më kot më nderojnë, duke dhënë mësim për doktrina që janë urdhërime njerëzish.”

Pyetja 19: Cili është mjerimi i gjendjes në të cilën ra njeriu?

Përgjigjja: I tërë njerëzimi, me rënien e tij, humbi bashkësinë me Perëndinëa; është nën zemëratën dhe mallkimin e Tijb; ndaj është pre e tërë mjerimeve të kësaj jete, e vetë vdekjes, si dhe përjetësisht e të gjitha vuajtjeve të ferritc.

a Zan. 3:8 Pastaj dëgjuan zërin e ZOTIT Perëndi që shëtiste në kopsht në flladin e ditës; dhe njeriu e gruaja e vet u fshehën nga prania e ZOTIT Perëndi midis pemëve të kopshtit.

b Ef. 2:3 Ndërmjet të cilëve, edhe ne dikur, jetuam në lakmitë e mishit tonë duke i plotësuar vullnetet e mishit dhe të mendjes; dhe ishim prej natyre bij të zemërimit, si edhe të tjerët.

Gal 3:10 Dhe të gjithë ata që janë prej veprave të ligjit janë nën mallkim, sepse është shkruar: «I mallkuar është kushdo, që nuk qëndron në të gjitha ato, që shkruhen në librin e ligjit për t’i bërë».

c Rom. 6:23 Sepse paga e mëkatit është vdekja…

Mt. 25:41 Atëherë do t’u thotë edhe atyre që do të jenë në të majtë: “Largohuni nga unë, të mallkuar, në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij.

Pyetja 20: A e la Perëndia njerëzimin të humbasë në gjendjen e mëkatit dhe të mjerimit?

Përgjigjja: Perëndia, thjesht për pëlqimin e Tij, që nga përjetësia, zgjodhi disa për në jetë të përjetshmea dhe hyri në një besëlidhje hiri, për t’i çliruar ata nga gjendja e mëkatit dhe e mjerimit, dhe për t’i sjellë ata në një gjendje shpëtimi, përmes një Shpenguesib.

a Ef. 1:4 Sikurse na zgjodhi në të përpara themelimit të botës, që të jemi të shenjtë dhe të patëmetë përpara tij në dashuri.

b Rom. 3:21-22 Por tani, e ndarë nga ligji, është manifestuar drejtësia e Perëndisë, për të cilën dëshmojnë ligji dhe profetët, 22madje, drejtësia e Perëndisë nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin për të gjithë e mbi të gjithë ata që besojnë, sepse nuk ka dallim.

Pyetja 21: Cili është Shpenguesi i të zgjedhurve të Perëndisë?

Përgjigjja: Shpenguesi i vetëm i të zgjedhurve të Perëndisë është Zoti Jezu Krishta, i Cili, si Bir i përjetshëm i Perëndisë, u bë njerib, dhe i tillë vazhdon të jetë, Perëndi e njeri, në dy natyra të veçanta, por një personc, përgjithmonëd.

a 1 Tim. 2:5 Sepse një është Perëndia, dhe një është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: njeriu Krishti Jezus.

b Gjo. 1:14 Dhe Fjala u bë mish dhe ndenji ndër ne dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit nga Ati, plot hir e të vërtetë.

c Rom. 9:5 Të tyrët janë edhe etërit, prej të cilëve rrjedh sipas mishit Krishti, i cili është përmbi çdo gjë Perëndi, i bekuar përjetë. Amen!

d Heb. 7:24 kurse ai, mbasi mbetet përjetë, ka priftëri të patjetërsueshme.

Pyetja 22: Si u bë Krishti njeri, duke qenë Biri i Perëndisë?

Përgjigjja: Krishti, Biri i Perëndisë, u bë njeri duke marrë një trup të vërtetëa, dhe një frymë me arsyeb, i ngjizur prej fuqisë së Frymës së Shenjtë në barkun e virgjëreshës Mari, i lindur prej sajc, megjithatë i pamëkatd.

a Heb. 2:14 Sepse, duke qenë se bijtë kanë të përbashkët mishin dhe gjakun, po ashtu edhe ai u bë pjesëtar në po ato gjëra, që të shkatërronte, me anë të vdekjes atë, që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin.

b Mt. 26:38 Atëherë ai u tha atyre: «Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar bashkë me mua».

c Lu. 1:31, 35 “Dhe ja, ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë dhe do t’ia vësh emrin Jezus.” 35Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: «Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Më të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Biri i Perëndisë.

d Heb. 7:26 Sepse neve një kryeprift i tillë na duhej: i shenjtë, i pafaj, i papërlyer, i ndarë nga mëkatarët dhe i bërë më i lartë se qiejt.

Pyetja 23: Cilat ofiqe ushtron Krishti si Shpenguesi ynë?

Përgjigjja: Krishti, si Shpenguesi ynë, ushtron ofiqin e profetita, e priftitb dhe të mbretitc, si në gjendjen e përulësisë, ashtu edhe në atë të lartësimit.

a Vep. 3:22 Sepse Moisiu, u tha etërve: “Zoti, Perëndia juaj do të ngjallë për ju një profet si unë nga mesi i vëllezërve tuaj; dëgjojeni në të gjitha gjërat që ai do t’ju thotë!”

b Heb. 5:6 Siç thotë edhe në vend tjetër: «Ti je prift në përjetësi, sipas rendit të Melkisedekut».

c Psa. 2:6 “Dhe do të thotë: «E vendosa mbretin tim mbi Sion, malin tim të shenjtë».”

Pyetja 24: Si e ushtron Krishti ofiqin e profetit?

Përgjigjja: Krishti e ushtron ofiqin e profetit duke na zbuluara, përmes Fjalësb dhe Frymësc së Tij, vullnetin e Perëndisë për shpëtimin tonë.

a Gjo. 1:18 Askush s’e pa Perëndinë kurrë; i vetëmlinduri Bir, që është në gjirin e Atit, ai e bëri të njohur.

b Gjo. 20:31 Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, të keni jetë në emër të tij.

c Gjo. 14:26 “Por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, ai do t’ju mësojë çdo gjë dhe do t’ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë.”

Pyetja 25: Si e ushtron Krishti ofiqin e priftit?

Përgjigjja: Krishti e ushtron ofiqin e priftit duke na ofruar një herë e përgjithnjë vetveten, si një flijim për të kënaqur drejtësinë hyjnorea, për të na pajtuar me Perëndinëb e duke ndërmjetësuar vazhdimisht për nec.

a Heb. 9:28 Kështu edhe Krishti, pasi u dha një herë për të marrë mbi vete mëkatet e shumëve, do të duket për së dyti pa mëkat për ata që e presin me durim për shpëtim.

b Heb. 2:17 Prandaj ai duhej t’u ngjante në çdo gjë vëllezërve, që të bëhej kryeprift i mëshirshëm e besnik në punët e Perëndisë, për të pajtuar mëkatet e popullit.

c Heb. 7:25 Prandaj edhe mund të shpëtojë plotësisht ata, që me anë të tij i afrohen Perëndisë, sepse gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ta.

Pyetja 26: Si e ushtron Krishti ofiqin e mbretit?

Përgjigjja: Krishti e ushtron ofiqin e mbretit duke na nënshtruar për veten e Tija, duke na sunduar e duke na mbrojturb, si dhe duke frenuar e mposhtur të gjithë armiqtë e Tij dhe tanëtc.

a Psa. 110:3 “Populli yt do të ofrohet vetë ditën e pushtetit tënd; në shkëlqimin e shenjtërisë, nga gjiri i agimit, ti do të kesh vesën e rinisë sate.”

b Isa. 33:22 “Meqenëse ZOTI është gjykatësi ynë, ZOTI është ligjvënësi ynë, ZOTI është mbreti ynë; ai do të na shpëtojë.”

c 1 Kor. 15:25 Sepse duhet që ai të mbretërojë, derisa t’i vërë të gjithë armiqtë nën këmbët e veta.

Pyetja 27: Ku qëndron përulësia e Krishtit?

Përgjigjja: Përulësia e Krishtit qëndron në faktin që u lind në një mjedis të rëndomtëa; nën pushtetin e ligjitb; vuajti mjerimet e kësaj jetec, zemëratën e Perëndisëd dhe mallkimin e vdekjes në kryqe; në varrosjen dhe qëndrimin nën pushtetin e vdekjes për njëfarë kohef.

a Lu. 2:7 Dhe ajo lindi djalin e saj të parëlindur, e mbështolli me pelena dhe e vendosi në një grazhd; sepse në han nuk kishte vend për ta.

b Gal. 4:4 Por, kur erdhi plotësimi i kohës, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të vënë nën ligj.

c Isa. 53:3 I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit, njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes, i ngjashëm me dikë para të cilit fshihet faqja, ishte përçmuar, dhe ne nuk e çmuam aspak.

d Mt. 27:46 Por rreth orës së nëntë, Jezusi bërtiti me zë të lartë duke thënë: «Eli, Eli, lama sabakthani?», domethënë: «Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?».

e Fil. 2:8 Dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e përuli veten duke u bërë i bindur deri në vdekje, edhe deri në vdekje të kryqit.

f Mt. 12:40 “Sepse ashtu si Jona ishte tri ditë e tri net në barkun e peshkut të madh, kështu Biri i Njeriut do të jetë tri ditë e tri net në zemër të tokës.”

Pyetja 28: Ku qëndron lartësimi i Krishtit?

Përgjigjja: Lartësimi i Krishtit qëndron në ngjalljen e Tij prej së vdekuri ditën e tretëa, në ngjitjen në qiell, në uljen në të djathtë të Perëndisë Atëb dhe në kthimin për të gjykuar botën në ditën e funditc.

a 1 Kor. 15:4 Dhe se u varros dhe se u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve.

b Mr. 16:19 Edhe Jezusi, si u ngjall në mëngjesin e ditës së parë të javës, iu shfaq së pari Maria Magdalenës, nga e cila pati dëbuar shtatë demonë.

c Vep. 17:31 “Sepse ai ka caktuar një ditë në të cilën do të gjykojë me drejtësi botën me anë të një burri të cilin ai e ka caktuar; dhe për këtë u ka dhënë të gjithëve një provë të sigurt, duke e ringjallur prej së vdekurish.”

Pyetja 29: Si bëhemi pjesëmarrës të shpengimit të blerë prej Krishtit?

Përgjigjja: Ne bëhemi pjesëmarrës të shpengimit të blerë prej Krishtit, përmes zbatimit efektiv të tij tek nea, me anë të Frymës së Tij të Shenjtëb.

a Gjo. 1:12 Por të gjithëve atyre që e pranuan, ai u dha pushtet të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij.

b Tit. 3:5–6 …na shpëtoi jo me anë të veprave të drejta, që ne bëmë, por sipas mëshirës së tij, me anë të larjes së rilindjes dhe të ripërtëritjes së Frymës së Shenjtë, 6të cilën e derdhi me mbushulli mbi ne, me anë të Jezu Krishtit, Shpëtimtarit tonë…

Pyetja 30: Si e zbaton tek ne Fryma shpengimin e blerë prej Krishtit?

Përgjigjja: Fryma e zbaton tek ne shpengimin e blerë prej Krishtit, duke punuar besim në nea, dhe në këtë mënyrë, duke na njësuar me Krishtin në thirrjen tonë efektiveb.

a Ef. 2:8 Sepse, me anë të hirit jeni të shpëtuar, nëpërmjet besimit; dhe kjo jo prej jush, por është dhurata e Perëndisë.

b Ef. 3:17 Që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të besimit, dhe ju të jeni të rrënjosur dhe të themeluar në dashuri.

1 Kor. 1:9 Besnik është Perëndia, nga i cili u thirrët në bashkësinë e Birit të tij Jezu Krishtit, Zotit tonë.

Pyetja 31: Çfarë është thirrja efektive?

Përgjigjja: Thirrja efektive është puna e Frymës së Perëndisëa, përmes së cilës, duke na bindur për mëkatin dhe mjerimin tonëb, duke na ndriçuar mendjet në njohjen e Krishtitc dhe duke na ripërtërirë vullnetin tonëd, Ai na bind dhe na bën të aftë të përqafojmë Jezu Krishtin, i Cili na jepet falas përmes Ungjillite.

a 2 Tim. 1:9 Që na shpëtoi dhe na thirri me një thirrje të shenjtë, jo sipas veprave tona, por sipas qëllimit të tij dhe sipas hirit, që na u dha në Krishtin Jezus përpara kohërave të përjetshme.

b Vep. 2:37 Kur ata i dëgjuan këto gjëra, u tejshpua zemra e tyre dhe pyetën Pjetrin dhe apostujt: «Burra vëllezër, ç’duhet të bëjmë?».

c Vep. 26:18 Që t’u çelësh sytë atyre dhe të kthehen nga errësira në dritë dhe nga pushteti i Satanit te Perëndia, që të marrin me anë të besimit në mua faljen e mëkateve dhe trashëgim midis të shenjtëruarve.

d Eze. 36:26 “Do t’ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një frymë të re; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t’ju jap zemër prej mishi.”

e Gjo. 6:44-45 “Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.” 45Te profetët është shkruar: “Dhe të gjithë do të jenë të mësuar nga Perëndia”. Kushdo, pra, që ka dëgjuar dhe mësuar nga Ati, vjen tek unë.

Pyetja 32: Çfarë përfitojnë në këtë jetë ata që janë të thirrur efektivisht?

Përgjigjja: Ata, të cilët janë të thirrur efektivisht, përfitojnë në këtë jetë drejtësimina, birësiminb dhe shenjtërimin, si edhe përfitime të tjera që shoqërojnë ose burojnë prej këtyrec.

a Rom. 8:30 Por ata që i paracaktoi, ata ai edhe i thirri; dhe ata që i thirri, ata ai edhe i drejtësoi; dhe ata që i drejtësoi, ata ai edhe i përlëvdoi.

b Ef. 1:5 Duke na paracaktuar për birësim për veten e tij me anë të Jezu Krishtit, sipas pëlqimit të vullnetit të vet.

c 1 Kor. 1:30 Edhe prej tij ju jeni në Krishtin Jezus, i cili u bë për ne urtësi prej Perëndisë, drejtësi edhe shenjtërim dhe shpengim.

Pyetja 33: Çfarë është drejtësimi?

Përgjigjja: Drejtësimi është një veprim i hirit falas të Perëndisë, përmes të cilit Ai na fal të gjitha mëkatet tonaa dhe na pranon si të drejtë në sytë e Tijb, vetëm për shkak të drejtësisë së Krishtit që na është llogaritur nevec, dhe i marrë vetëm përmes besimitd.

a Ef. 1:7 Në të cilin kemi shpengimin me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve sipas pasurisë së hirit të tij.

b 2 Kor. 5:21 Sepse atë, që nuk njihte mëkat, e bëri mëkat për ne, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.

c Rom. 5:19 Sepse, ashtu si nëpërmjet mosbindjes së një njeriu të vetëm, të shumtët u bënë mëkatarë, ashtu edhe nëpërmjet bindjes së një të vetmi, të shumtët do të bëhen të drejtë.

d Gal. 2:16 Duke ditur se njeriu nuk drejtësohet prej veprave të ligjit, por përmes besimit në Jezu Krishtin, besuam edhe ne në Jezu Krishtin, që të drejtësoheshim prej besimit në Krishtin dhe jo prej veprave të ligjit, sepse asnjë mish nuk do të drejtësohet prej veprave të ligjit.

Pyetja 34: Çfarë është birësimi?

Përgjigjja: Birësimi është një veprim i hirit falas të Perëndisëa, përmes të cilit ne pranohemi në numrin dhe kemi të drejtën e të gjitha privilegjeve të bijve të Perëndisëb.

a 1 Gjo. 3:1 Shikoni ç’dashuri të madhe na ka dhënë Ati, që të quhemi bij të Perëndisë. Prandaj bota nuk na njeh, sepse nuk e ka njohur atë.

b Gjo. 1:12 Por të gjithëve atyre që e pranuan, ai u dha pushtet të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij.

Rom. 8:17 Dhe nëse jemi bij, jemi dhe trashëgimtarë; si trashëgimtarë të Perëndisë ashtu edhe bashkëtrashëgimtarë të Krishtit…

Pyetja 35: Çfarë është shenjtërimi?

Përgjigjja: Shenjtërimi është puna e hirit falas të Perëndisëa, përmes të cilit ne ripërtërihemi në tërësinë e njeriut, sipas shëmbëlltyrës së Perëndisëb, dhe aftësohemi gjithnjë e më shumë të vdesim ndaj mëkatit dhe të jetojmë për drejtësinëc.

a 2 The. 2:13 Por ne kemi detyrë ta falënderojmë Perëndinë për ju, o vëllezër të dashur nga Zoti, që Perëndia ju zgjodhi që në fillim për shpëtim, në shenjtërimin e Frymës dhe të besimit në të vërtetën.

b Ef. 4:24 Dhe të vishni njeriun e ri, të krijuar sipas Perëndisë në drejtësinë dhe shenjtërinë e së vërtetës.

c Rom. 8:1 Tani, pra, nuk ka asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezus, që nuk ecin sipas mishit, por sipas Frymës.

Pyetja 36: Cilat janë përfitimet të cilat në këtë jetë shoqërojnë ose rrjedhin prej drejtësimit, birësimit dhe shenjtërimit?

Përgjigjja: Përfitimet që në këtë jetë shoqërojnë ose rrjedhin prej drejtësimit, birësimit dhe shenjtërimit, janë siguria e dashurisë së Perëndisë, paqja e ndërgjegjes, gëzimi në Frymën e Shenjtëa, shtimi i hiritb dhe qëndrueshmëria në këtë gjendje deri në fundc.

a Rom. 5:1-2, 5 Të drejtësuar, pra, prej besimit, kemi paqe me Perëndinë, nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë. 2me anë të të cilit edhe patëm, nëpërmjet besimit, hyrjen në këtë hir në të cilin qëndrojmë dhe mburremi në shpresën e lavdisë së Perëndisë. 5Por shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë.

b Fja. 4:18 Por shtegu i të drejtëve është si drita e agimit, që shkëlqen gjithnjë e më shumë, derisa bëhet ditë e plotë.

c 1 Gjo. 5:13 Sepse kjo është dashuria e Perëndisë: që ne të mbajmë urdhërimet e tij; dhe urdhërimet e tij nuk janë të rënda.

Pyetja 37: Cilat janë përfitimet që besimtarët marrin prej Krishtit kur vdesin?

Përgjigjja: Shpirtrat e besimtarëve, kur këta të fundit vdesin, bëhen të përsosur në shenjtëria dhe kalojnë menjëherë në lavdib, dhe trupat e tyre, duke qenë ende të bashkuar me Krishtinc, prehen në varrd deri në ditën e ringjalljese.

a Heb. 12:23 Kuvendit të përgjithshëm dhe kishës së të parëlindurve që janë shkruar në qiej, dhe Perëndisë, gjykatësit të të gjithëve, dhe frymërave të të drejtëve që u bënë të përsosur.

b Fil. 1:23 Sepse unë jam i shtrënguar nga të dyja: kam dëshirë të ndahem dhe të jem bashkë me Krishtin, shumë herë më mirë.

c 1 The. 4:14 Sepse, po të besojmë se Jezusi vdiq dhe u ringjall, kështu edhe Perëndia ata që kanë fjetur në Jezusin do t’i sjellë bashkë me të.

d Isa. 57:2 Ai hyn në paqe; ata që kanë ecur në ndershmëri pushojnë në shtretërit e tyre.

e Job. 19:26 “Mbas shkatërrimit të lëkurës sime, në mishin tim do të shoh Perëndinë.”

Pyetja 38: Cilat janë përfitimet që marrinbesimtarët prej Krishtit kur të ringjallen?

Përgjigjja: Kur të ringjallen, besimtarët, të ngritur në lavdia, do të njihen haptazi dhe do të shfajësohen në Ditën e Gjykimitb, do të bekohen përsosmërisht, duke e gjetur plotësisht kënaqësinë tek Perëndiac, për gjithë përjetësinëd.

a 1 Kor. 15:43 Mbillet në çnderim, ringjallet në lavdi; mbillet në dobësi, ringjallet në fuqi.

b Mt. 10:32 “Prandaj kushdo që do të më rrëfejë përpara njerëzve, edhe unë do ta rrëfej përpara Atit tim në qiej.”

c 1 Gjo. 3:2 Të dashur, tani jemi bij të Perëndisë, dhe ende nuk është shfaqur ç’do të jemi; por dimë se, kur të shfaqet ai, do të jemi të ngjashëm me të, sepse do ta shohim atë sesi është.

d 1 The. 4:17 …dhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotin.

Pyetja 39: Çfarë detyre kërkon Perëndia nga njeriu?

Përgjigjja: Detyra që Perëndia kërkon nga njeriu është bindja ndaj vullnetit të Tij të zbuluara.

a Mik. 6:8 “O njeri, ai të ka bërë të njohur atë që është e mirë; dhe çfarë tjetër kërkon ZOTI nga ti, përveç se të zbatosh drejtësinë, të duash mëshirën dhe të ecësh përulësisht me Perëndinë tënd?”

Pyetja 40: Çfarë i zbuloi së pari Perëndia njeriut si standard për t’iu bindur?

Përgjigjja: Standardi, të cilin Perëndia i zbuloi së pari njeriut për t’iu bindur, ishte ligji morala.

a Rom. 2:14-15 Sepse, kur kombet që s’kanë ligjin, nga natyra bëjnë punët e ligjit, ata, megjithëse s’kanë ligjin, janë ligj për vetveten; 15këta tregojnë veprën e ligjit të shkruar në zemrat e tyre…

Pyetja 41: Ku gjendet i përmbledhur ligji moral?

Përgjigjja: Ligji moral gjendet i përmbledhur në Dhjetë Urdhërimeta.

a LiP. 10:4 Dhe ZOTI shkroi mbi pllaka atë që kishte shkruar herën e parë, domethënë dhjetë urdhërimet që ZOTI kishte shpallur për ju në mal, në mes të zjarrit, ditën e asamblesë. Pastaj ZOTI m’i dorëzoi mua.

Mt. 19:17 …Por në qoftë se do që të hysh në jetë, mbaj urdhërimet».

Pyetja 42: Cila është përmbledhja e Dhjetë Urdhërimeve?

Përgjigjja: Përmbledhja e Dhjetë Urdhërimeve është që ta duam Perëndinë, Zotin tonë, me gjithë zemrën tonë, me gjithë shpirtin tonë, me gjithë forcën tonë dhe me gjithë mendjen tonë; si dhe të duam të afërmin tonë porsi vetvetena.

a Mt. 22:37-40 Dhe Jezusi i tha: “Duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, dhe me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde.” 38Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi. 39Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten”. 40Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët».

Pyetja 43: Cila është parathënia e Dhjetë Urdhërimeve?

Përgjigjja: Parathënia e Dhjetë Urdhërimeve është në këto fjalë: Unë jam ZOTI, Perëndia Yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisëa.

a Eks. 20:2 “Unë jam ZOTI, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.”

Pyetja 44: Çfarë na mëson parathënia e Dhjetë Urdhërimeve?

Përgjigjja: Parathënia e Dhjetë Urdhërimeve na mëson se, për shkak se Perëndia është ZOTI, Perëndia Ynë, dhe Shpenguesi, e kemi për detyrë t’i zbatojmë të gjitha urdhërimet e Tija.

a LiP. 11:1 “Duaje, pra, ZOTIN, Perëndinë tënd, dhe mbaji gjithnjë rregullat e tij, statutet e tij, dekretet e tij dhe urdhërimet e tij.”

Lu. 1:74-75 “Për të na lejuar që, pasi të çlirohemi nga duart e armiqve tanë, t’i shërbejmë pa frikë, 75në shenjtëri e në drejtësi përpara tij, të gjitha ditët e jetës sonë.”

Pyetja 45: Cili është urdhërimi i parë?

Përgjigjja: Urdhërimi i parë është: “Mos ki perëndi të tjerë para meje”a.

a Eks. 20:3

Pyetja 46: Çfarë kërkohet në urdhërimin e parë?

Përgjigjja: Urdhërimi i parë na kërkon të njohima dhe të pranojmë Perëndinë si të vetmin Perëndi të vërtetë dhe si Perëndinë tonëb, dhe ta adhurojmë e ta lëvdojmë Atë ashtu siç duhetc.

a 1 Kro. 28:9 “Ti Salomon, biri im, njihe Perëndinë e atit tënd dhe shërbeji me gjithë zemër dhe me shpirt vullnetmirë, sepse ZOTI heton të gjitha zemrat dhe kupton tërë qëllimet e mendimeve. Në rast se ti e kërkon, ai do të të lërë ta gjesh; por në rast se ti e braktis, ai do të të hedhë poshtë përjetë.”

b LiP. 26:17 “Ti sot shpalle që ZOTI është Perëndia yt, që do të ecësh në rrugët e tij dhe do të respektosh statutet, urdhërimet dhe dekretet e tij, dhe do t’i bindesh zërit të tij.”

c Mt. 4:10 Atëherë Jezusi i tha: «Shporru, Satan, sepse është shkruar: “Adhuro Zotin, Perëndinë tënd, dhe shërbeji vetëm atij”».

Pyetja 47: Çfarë ndalohet në urdhërimin e parë?

Përgjigjja: Urdhërimi i parë ndalon mohimina ose mosadhurimin dhe moslëvdimin e Perëndisë së vërtetë si perëndib, dhe si Perëndia ynëc, dhe dhënien e atij adhurimi e lëvdimi që i takon vetëm Atij, dikujt tjetërd.

a Psa. 14:1 “I pamendi ka thënë në zemrën e vet: «Nuk ka Perëndi». Janë të korruptuar, bëjnë gjëra të neveritshme; nuk ka asnjë që të bëjë të mirën.”

b Rom. 1:20-21 Sepse cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pashfajësueshëm. 21Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi…

c Psa. 81:11 “Por populli im nuk e ka dëgjuar zërin tim dhe Izraeli nuk më është bindur.”

d Rom. 1:25 Që e shndërruan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan e i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen!

Pyetja 48: Çfarë na mësojnë veçanërisht fjalët “para meje”, në urdhërimin e parë?

Përgjigjja: Fjalët “para meje”, në urdhërimin e parë, na mësojnë se Perëndia, i Cili shikon gjithçka, vëren dhe është shumë i indinjuar me mëkatin e të pasurit të ndonjë perëndie tjetëra.

a Psa. 44:20-21 Po të kishim harruar emrin e Perëndisë tonë dhe po t’i kishim shtrirë duart tona drejt një perëndie të huaj, 21a nuk do ta kishte zbuluar Perëndia këtë gjë? Në fakt ai i njeh sekretet e zemrës.

Pyetja 49: Cili është urdhërimi i dytë?

Përgjigjja: Urdhërimi i dytë është: Mos bëj skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë. Mos u përkul para tyre dhe as mos u shërbe, sepse unë, ZOTI, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz, që e dënon paudhësinë e etërve mbi fëmijët e tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë, dhe unë përdor dashamirësi për mijëra, për ata që më duan dhe që zbatojnë urdhërimet e miaa.

a Eks. 20:4-6

Pyetja 50: Çfarë kërkohet në urdhërimin e dytë?

Përgjigjja: Në urdhërimin e dytë kërkohet marrja, këqyrjaa dhe mbajtja pastër në tërësi e gjithë atyre ceremonive dhe adhurimit fetar, të cilat Perëndia i ka caktuar në Fjalën e Tijb.

a LiP. 32:46 U tha atyre: «Merrini me zemër tërë fjalët me të cilat kam dëshmuar sot kundër jush. Do t’ua lini porosi bijve, që ata të kenë kujdes të zbatojnë tërë fjalët e këtij ligji».

Mt. 28:20 duke i mësuar të mbajnë të gjitha sa ju kam urdhëruar…

b LiP. 12:32 “Do të kujdeseni të zbatoni tërë gjërat që ju urdhëroj; nuk do t’u shtoni asgjë dhe asgjë nuk do t’u hiqni.”

Pyetja 51: Çfarë ndalohet në urdhërimin e dytë?

Përgjigjja: Në urdhërimin e dytë ndalohet adhurimi i Perëndisë përmes figuravea apo çfarëdo mënyre tjetër që nuk është caktuar në Fjalën e Tijb.

a LiP. 4:15 “Meqenëse, pra, nuk patë asnjë figurë ditën që ZOTI ju foli në Horeb nga mesi i zjarrit, tregoni kujdes të veçantë për shpirtrat tuaja.”

b Kol. 2:18 Askush të mos përvetësojë prej jush çmimin me pretekst përulësie dhe kulti të engjëjve, duke u përzier në gjëra që nuk i ka parë, i fryrë nga një krenari e kotë nga mendja e tij mishërore.

Pyetja 52: Cilat janë arsyet bashkëngjitur me urdhërimin e dytë?

Përgjigjja: Arsyet bashkëngjitur me urdhërimin e dytë janë: sovraniteti i Perëndisë mbi nea, autorësia e Tij në neb dhe zelli që Ai ka për adhurimin e vetc.

a Psa. 95:2 “Le të shkojmë në prani të tij me lavde, ta kremtojmë me këngë.”

b Psa. 45:11 “Dhe mbreti do të dëshirojë me të madhe bukurinë tënde; bjer përmbys para tij, sepse ai është ZOTI yt.”

c Eks. 34:14 “(Sepse nuk do t’i përulesh një perëndie tjetër, sepse ZOTI, emri i të cilit është “Xhelozi”, është një Perëndi xheloz).”

Pyetja 53: Cili është urdhërimi i tretë?

Përgjigjja: Urdhërimi i tretë është: Mos e përdor emrin e ZOTIT, të Perëndisë tënd, kot, sepse ZOTI nuk do ta lërë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tija.

a Eks. 20:7

Pyetja 54: Çfarë kërkohet në urdhërimin e tretë?

Përgjigjja: Në urdhërimin e tretë kërkohet përdorimi i shenjtë dhe me nderim i emravea, i titujveb, i atributevec, i urdhërimeve, i Fjalësd dhe i veprave të Perëndisëe.

a Psa. 29:2 “I jepni ZOTIT lavdinë që i përket emrit të tij; adhuroni Zotin në shkëlqimin e shenjtërisë së tij.”

b Zbu. 15:3-4 Dhe këndonin këngën e Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë, dhe këngën e Qengjit, duke thënë: “Të mëdha dhe të mrekullueshme janë veprat e tua, o Zot, Perëndi i Gjithëpushtetshëm; të drejta dhe të vërteta janë udhët e tua, o Mbret i shenjtorëve. 4Kush nuk do të të ketë frikë ty, o Zot, dhe nuk do të lëvdojë emrin tënd?…”

c Pre. 5:1 “Ki kujdes hapat e tu kur shkon te Shtëpia e Perëndisë; afrohu për të dëgjuar në vend që të ofrosh flijimin e budallenjve, të cilët as nuk dinë që veprojnë keq.”

d Psa. 138:2 “Do të adhuroj i kthyer nga tempulli yt i shenjtë dhe do të kremtoj emrin tënd për mirësinë tënde dhe vërtetësinë tënde, sepse ti e ke përlëvduar fjalën tënde dhe emrin tënd përmbi çdo gjë tjetër.”

e Job. 36:24 “Kujtohu të lartësosh veprat e tij, që njerëzit i kanë kënduar.”

Pyetja 55: Çfarë ndalohet në urdhërimin e tretë?

Përgjigjja: Në urdhërimin e tretë ndalohet përdhosja dhe keqpërdorimi i të gjitha gjërave përmes të cilave Perëndia e bën Vetveten të njohura.

a Mal. 2:2 «Në qoftë se nuk dëgjoni, nëse nuk keni në zemër t’i jepni lavdi emrit tim», thotë Zoti i ushtrive, «do të dërgoj mbi ju mallkimin dhe do të mallkoj bekimet tuaja; po, tashmë i kam mallkuar, sepse nuk e keni futur këtë gjë në zemër».

Pyetja 56: Cila është arsyeja bashkëngjitur me urdhërimin e tretë?

Përgjigjja: Arsyeja bashkëngjitur me urdhërimin e tretë është se, sido që t’i shmangen shkelësit e këtij urdhërimi dënimit njerëzor, prapëseprapë ZOTI, Perëndia ynë, nuk do t’i lejojë ata që t’i shmangen gjykimit të Tij të drejtëa.

a LiP. 28:58-59 “Po të mos kesh kujdes të zbatosh të gjitha fjalët e këtij ligji, që janë shkruar në këtë libër, duke pasur frikë nga ky emër i lavdishëm dhe i tmerrshëm, ZOTI, Perëndia yt. 59atëherë ZOTI do të lëshojë mbi ty dhe mbi pasardhjen tënde mjerime të papërshkrueshme, të mëdha dhe të zgjatura, si dhe sëmundje të këqija dhe të qëndrueshme.”

Pyetja 57: Cili është urdhërimi i katërt?

Përgjigjja: Urdhërimi i katërt është: Mbaje mend ditën e shabatit për ta shenjtëruar. Puno gjashtë ditë dhe në ato bëj të gjithë punën tënde; por dita e shtatë është shabat, e shenjtë për ZOTIN, Perëndinë tënd; mos bëj në atë ditë asnjë punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as kafshët e tua, as i huaji që ndodhet brenda portave të tua; sepse në gjashtë ditë ZOTI krijoi qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në ta, dhe ditën e shtatë ai pushoi; prandaj ZOTI e ka bekuar ditën e shabatit dhe e ka shenjtëruar atëa.

a Eks. 20:8-11

Pyetja 58: Çfarë kërkohet në urdhërimin e katërt?

Përgjigjja: Në urdhërimin e katërt kërkohet mbajtja e shenjtë përpara Perëndisë e atyre afateve kohore, të cilat Ai i ka përcaktuar në Fjalën e Tij; shprehimisht, një ditë të tërë nga shtatë, për të qenë një shabat i shenjtë për Tëa.

a Lev. 19:30 “Do të respektoni shabatet e mia dhe do të keni respekt për shenjtëroren time. Unë jam ZOTI”.

LiP. 5:12 “Respekto ditën e shabatit për ta shenjtëruar, ashtu siç të ka porositur ZOTI, Perëndia yt.”

Pyetja 59: Cilën prej shtatë ditëve ka përcaktuar Perëndia për të qenë shabati javor?

Përgjigjja: Prej fillimit të botës, deri në ringjalljen e Krishtit, Perëndia përcaktoi ditën e shtatë të javës për të qenë shabati javora; dhe, që prej asaj kohe e deri në fund të botës, ditën e parë të javës, e ky është shabati i krishterëb.

a Zan. 2:3 Dhe Perëndia e bekoi ditën e shtatë dhe e shenjtëroi, sepse atë ditë Perëndia pushoi nga gjithë vepra që kishte krijuar dhe bërë.

b Vep. 20:7 Por ditën e parë të javës, kur ishin mbledhur dishepujt për të thyer bukën, Pali, i cili duhet të nisej të nesërmen, bisedonte me ta dhe e zgjaste fjalën deri në mesnatë.

Zbu. 1:10 Isha në Frymë ditën e Zotit dhe dëgjova pas meje një zë të madh si nga një trumbetë.

Pyetja 60: Si duhet shenjtëruar shabati?

Përgjigjja: Shabati duhet shenjtëruar përmes një pushimi të shenjtë në tërë atë ditë, madje duke hequr dorë edhe nga disa punë dhe argëtime të kësaj bote që janë të ligjshme në ditët e tjeraa; dhe duke e kaluar tërë kohën në ushtrim të adhurimit publik dhe privat të Perëndisëb, me përjashtim të kohës që duhet për punët e domosdoshme dhe për veprat e mëshirësc.

a Lev. 23:3 “Do të punohet gjashtë ditë, por dita e shtatë është një shabat pushimi dhe mbledhjeje të shenjtë. Atë ditë nuk do të bëni asnjë punë; është shabati i shenjtëruar ZOTIT në të tëra vendet ku do të banoni.”

b Psa. 92:1–2 Psalm. Këngë për ditën e shabatit. 1Është bukur të kremtosh ZOTIN dhe të këndosh lavdet në emrin tënd, o Shumë i Larti; 2të shpallësh në mëngjes mirësinë tënde dhe çdo natë besnikërinë tënde.

c Mt. 12:11–12 Dhe ai u tha atyre: «Cili është ai njeri midis jush që ka një dele të vetme, dhe nëse kjo bie në një gropë në shabat, nuk do ta kapë e ta ngrejë? 12E, pra, sa më i vlefshëm është njeriu se delja! Prandaj është e lejueshme të bësh mirë në shabat».

Pyetja 61: Çfarë ndalohet në urdhërimin e katërt?

Përgjigjja: Në urdhërimin e katërt ndalohet mosbërja ose kryerja pa kujdes e detyrave të kërkuaraa dhe përdhosja e ditës përmes përtacisë ose asaj që është mëkat në vetveteb, ose përmes mendimeve, fjalëve apo veprave të panevojshme që lidhen me përfshirjet dhe argëtimet e kësaj botec.

a Mal. 1:13 «Ju thoni gjithashtu: “Ah, sa u lodhëm!” dhe e trajtoni me përçmim», thotë ZOTI i ushtrive. «Kështu ju sillni kafshë të vjedhura, të çala ose të sëmura; kjo është oferta që sillni. A do të mund ta pranoja nga duart tuaja?», thotë ZOTI.

b Eze. 23:38 “Edhe këtë më kanë bërë: po atë ditë kanë ndotur shenjtëroren time dhe kanë përdhosur shabatet e mia.”

c Isa. 58:13 “Në rast se e përmban këmbën që të mos dhunosh shabatin, në rast se nuk i kryen punët e tua gjatë ditës sime të shenjtë, në rast se e quan shabatin kënaqësi, ditën e shenjtë të ZOTIT, që meriton nder, në qoftë se e nderon duke hequr dorë nga udhëtimet e tua, nga kryerja e punëve të tua dhe nga të folurit për problemet e tua.”

Pyetja 62: Cilat janë arsyet bashkëngjitur me urdhërimin e katërt?

Përgjigjja: Arsyet bashkëngjitur me urdhërimin e katërt janë: Perëndia na lejon gjashtë ditë në javë për të kryer punët tona personalea; pronësia që Ai shpall mbi të shtatënb; shembulli i Tij personalc; dhe bekimi prej Tij i ditës së shabatitd.

a Eks. 31:15 “Do të punohet gjashtë ditë; por dita e shtatë është shabati i pushimit, i shenjtë për ZOTIN; kushdo që do të bëjë ndonjë punë ditën e shabatit do të dënohet me vdekje.”

b Lev. 23:3 “Do të punohet gjashtë ditë, por dita e shtatë është një shabat pushimi dhe mbledhjeje të shenjtë. Atë ditë nuk do të bëni asnjë punë; është shabati i shenjtëruar ZOTIT në të tëra vendet ku do të banoni.”

c Eks. 31:17 “Ajo është një shenjë e përjetshme midis meje dhe bijve të Izraelit, sepse në gjashtë ditë ZOTI bëri qiellin dhe tokën, dhe ditën e shtatë pushoi dhe u çlodh.”

d Zan. 2:3 Dhe Perëndia e bekoi ditën e shtatë dhe e shenjtëroi, sepse atë ditë Perëndia pushoi nga gjithë vepra që kishte krijuar dhe bërë.

Pyetja 63: Cili është urdhërimi i pestë?

Përgjigjja: Urdhërimi i pestë është: Ndero atin tënd dhe nënën tënde, me qëllim që ditët e tua të jenë të gjata mbi tokën që ZOTI, Perëndia yt, po të jepa.

a Eks. 20:12

Pyetja 64: Çfarë kërkohet në urdhërimin e pestë?

Përgjigjja: Në urdhërimin e pestë kërkohet ruajtja e nderit dhe kryerja e detyrave që u takojnë të gjithë atyre që, sipas pozitës dhe marrëdhënieve të tyre të ndryshme, janë mbia, nënb apo të barabartëc me ne.

a Ef. 5:21–22 …nënshtrojuni njëri-tjetrit në frikën e Perëndisë! Ju, gra, nënshtrojuni burrave tuaj porsi Zotit.”

Ef. 6:1, 5 Fëmijë, bindjuni prindërve tuaj në Zotin, sepse kjo është e drejtë. 5Ju, shërbëtorë, bindjuni zotërinjve tuaj sipas mishit me frikë dhe dridhje, në thjeshtësinë e zemrës suaj, porsi Krishtit.

Rom. 13:1 Çdo njeri le t’i nënshtrohet pushteteve të sipërme, sepse nuk ka pushtet veçse prej Perëndisë; dhe pushtetet që janë, janë caktuar nga Perëndia.

b Ef. 6:9 Dhe ju, zotërinj, bëni po kështu ndaj tyre, duke i lënë kërcënimet; duke ditur se edhe ju vetë keni një Zot në qiell dhe tek ai nuk ka asnjë anësi.

c Rom. 12:10 Duajeni njëri-tjetrin me dashuri vëllazërore; në nderim t’ia kaloni njëri-tjetrit.

Pyetja 65: Çfarë ndalohet në urdhërimin e pestë?

Përgjigjja: Në urdhërimin e pestë ndalohet mosbërja apo çdo veprim kundër nderit dhe detyrave që i përkasin kujtdo në pozitat dhe marrëdhëniet e tyre të ndryshmea.

a Rom. 13:7–8 Jepuni pra të gjithëve detyrimet: tatimin atij që i takon tatimi, doganën atij që i takon dogana, frikën atij që i takon frika dhe nderimin atij që i takon nderimi. 8Mos i kini asnjë detyrim askujt…

Pyetja 66: Cila është arsyeja bashkëngjitur që lidhet me urdhërimin e pestë?

Përgjigjja: Arsyeja bashkëngjitur që lidhet me urdhërimin e pestë është premtimi i një jete të gjatë e me bollëk (për aq sa do t’i shërbejë lavdisë së Perëndisë dhe të mirës së tyre) për të gjithë ata që e zbatojnë këtë urdhërima.

a Ef. 6:2-3 «Ndero atin tënd dhe nënën tënde», ky është urdhërimi i parë me premtim, që ti të jesh mirë dhe të jetosh gjatë mbi dhe».

Pyetja 67: Cili është urdhërimi i gjashtë?

Përgjigjja: Urdhërimi i gjashtë është: Mos vrita.

a Eks. 20:13

Pyetja 68: Çfarë kërkohet në urdhërimin e gjashtë?

Përgjigjja: Në urdhërimin e gjashtë kërkohet të bëhen të gjitha përpjekjet e ligjshme për ruajtjen e jetës sonëa dhe të të tjerëveb.

a Ef. 5:28 Kështu burrat duhet t’i duan gratë e tyre si trupat e tyre. Kush do gruan e vet, do vetveten.

b Psa. 82:3–4 “Mbroni të dobëtin dhe jetimin, sigurojini drejtësi të vuajturit dhe të varfrit. 4Çlironi të mjerin dhe nevojtarin; shpëtojeni nga dora e të pabesit.“

Job. 29:13 “Bekimi i atij që ishte duke vdekur zbriste mbi mua dhe unë e gëzoja zemrën e gruas së ve.”

Pyetja 69: Çfarë ndalohet në urdhërimin e gjashtë?

Përgjigjja: Në urdhërimin e gjashtë ndalohet vetëvrasjaa ose marrja padrejtësisht e jetës së tjetritb, apo çdo tentativë për sa më sipërc.

a Vep. 16:28 Por Pali thirri me zë të lartë duke thënë: «Mos i bëj ndonjë të keqe vetes, sepse të gjithë jemi këtu».

b Zan. 9:6 “Cilido që derdh gjakun e një njeriu, gjaku i tij do të derdhet nga një njeri, sepse Perëndia e ka krijuar njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet.”

c Fja. 24:11–12 “Çliroji ata që i tërheqin drejt vdekjes dhe mbaji ata që po i çojnë në thertore. 12Po të thuash: «Ja, ne nuk e dinim», ai që peshon zemrat a nuk e shikon? Ai që ruan shpirtin tënd nuk e di vallë? Ai do t’i japë secilit sipas veprave të veta.”

Pyetja 70: Cili është urdhërimi i shtatë?

Përgjigjja: Urdhërimi i shtatë është: Mos shkel besnikërinë bashkëshortorea.

a Eks. 20:14

Pyetja 71: Çfarë kërkohet në urdhërimin e shtatë?

Përgjigjja: Në urdhërimin e shtatë kërkohet ruajtja e pastërtisë sonëa dhe e tjetritb, në zemërc, fjalëd dhe sjelljee.

a 1 The. 4:4 Që secili prej jush të dijë ta mbajë enën e vet në shenjtëri dhe me nder.

b Ef. 5:11–12 “Dhe mos kini bashkësi me veprat e pafrytshme të errësirës, por më tepër t’i qortoni. 12Sepse ato, që bëhen prej tyre në fshehtësi, edhe të thuhen është turp.”

c 2 Tim. 2:22 Arratisju pasioneve rinore dhe bjeru pas drejtësisë, besimit, dashurisë dhe paqes bashkë me ata, që e thërrasin emrin e Zotit me zemër të pastër.

d Kol. 4:6 Fjala juaj të jetë gjithnjë me hir, e ndrequr me kripë, që të dini si duhet t’i përgjigjeni gjithsecilit.

e 1 Pj. 3:2 Kur të shohin sjelljen tuaj të dëlirë dhe me frikë.

Pyetja 72: Çfarë ndalohet në urdhërimin e shtatë?

Përgjigjja: Në urdhërimin e shtatë ndalohen të gjitha mendimeta, fjalëtb dhe veprimetc e papastra.

a Mt. 5:28 “Por unë po ju them se kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet.”

b Ef. 5:4 As pandershmëria, as të folurit pa mend e fjalë për të përqeshur, të cilat nuk kanë hije, por më tepër falënderim.

c Ef. 5:3 Por, kurvëria dhe çdo papastërti ose lakmi, as të mos përmendet ndër ju, ashtu si u ka hije shenjtorëve.

Pyetja 73: Cili është urdhërimi i tetë?

Përgjigjja: Urdhërimi i tetë është: Mos vidha.

a Eks. 20:15

Pyetja 74: Çfarë kërkohet në urdhërimin e tetë?

Përgjigjja: Në urdhërimin e tetë kërkohet mospërvetësimi dhe zgjerimi i paligjshëm i pasurisë dhe i pronave tonaa dhe të të tjerëveb.

a Rom. 12:17 Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kujdesuni të bëni të mira përpara të gjithë njerëzve.

Fja. 27:23 Përpiqu të njohësh mirë gjendjen e deleve të tua dhe trego kujdes për kopetë e tua.

b Lev. 25:35 “Në rast se vëllai yt varfërohet dhe ndodhet ngushtë në mes tuaj, ti do ta përkrahësh si të huaj dhe si mik që të mund të jetojë pranë teje.”

Fil. 2:4 Të mos shikojë secili interesin e vet, por edhe atë të të tjerëve.

Pyetja 75: Çfarë ndalohet në urdhërimin e tetë?

Përgjigjja: Në urdhërimin e tetë ndalohet gjithçka që pengon apo mund të pengojë padrejtësisht pasurinë dhe pronat tonaa dhe të të tjerëveb.

a 1 Tim. 5:8 Por në qoftë se dikush nuk kujdeset për të vetët, dhe më tepër për ata të shtëpisë, ai e ka mohuar besimin dhe është më i keq se një jobesimtar.

b Fja. 28:19 “Kush punon tokën e tij, do të ketë bukë me bollëk, por kush jepet pas kotësive, do të ketë varfëri të madhe”.

Fja. 21:6 “Të përfitosh thesare me një gjuhë gënjeshtare është një kotësi kalimtare e atij që kërkon vdekjen.”

Job. 28:19–20 “Topazi i Etiopisë nuk mund ta barazojë dhe nuk mund të vlerësohet me ar të kulluar. 20Por atëherë nga rrjedh urtësia dhe ku e ka selinë zgjuarsia?”

Pyetja 76: Cili është urdhërimi i nëntë?

Përgjigjja: Urdhërimi i nëntë është: Mos bëj dëshmi të rreme kundër të afërmit tënda.

a Eks. 20:16

Pyetja 77: Çfarë kërkohet në urdhërimin e nëntë?

Përgjigjja: Në urdhërimin e nëntë kërkohet mbajtja dhe promovimi i së vërtetës mes njëri-tjetrita, i emrit tonëb të mirë dhe i të afërmitc, veçanërisht kur dëshmojmëd.

a Zak. 8:16 “Këto janë gjërat që duhet të bëni: i flisni me vërtetësi secili të afërmit të tij, në portat tuaja jepni gjykime me vërtetësi, drejtësi dhe paqe.”

b 1 Pj. 3:16 Duke pasur ndërgjegje të mirë, që, në atë që ju përflasin si keqbërës, të turpërohen ata që fyejnë sjelljen tuaj të mirë në Krishtin.

Vep. 25:10 Atëherë Pali tha: «Unë jam para selisë së gjykatës së Cezarit, ku duhet të gjykohem; unë nuk u kam bërë asnjë të padrejtë judenjve, sikurse edhe ti e di shumë mirë.”

c 3 Gjo. 1:12 Për Demetrin jepet dëshmi e mirë nga të gjithë, edhe nga vetë e vërteta; edhe ne dëshmojmë për të, dhe ju e dini se dëshmia jonë është e vërtetë.

d Fja. 14:5 “Dëshmitari i ndershëm nuk gënjen, por dëshmitari i rremë thotë gënjeshtra.”

Pyetja 78: Çfarë ndalohet në urdhërimin e nëntë?

Përgjigjja: Në urdhërimin e nëntë ndalohet gjithçka që dëmton të vërtetëna ose dëmton emrin tonëb të mirë edhe të afërmit tonëc.

a Rom. 3:13 Gryka e tyre është varr i hapur, me gjuhët e tyre kanë thurur mashtrime, ka helm gjarpërinjsh nën buzët e tyre.

b Job. 27:5 “Nuk do të pranoj që ju keni të drejtë; deri në regëtimat e fundit nuk do të heq dorë nga ndershmëria ime.”

c Psa. 15:3 “Që nuk shpif me gjuhën e vet, që nuk i bën asnjë të keqe shokut të tij dhe nuk fyen të afërmin e tij.”

Pyetja 79: Cili është urdhërimi i dhjetë?

Përgjigjja: Urdhërimi i dhjetë është: Mos dëshiro shtëpinë e të afërmit tënd; mos dëshiro gruan e të afërmit tënd, as shërbëtorin e tij, as shërbëtoren e tij, as lopën e tij, as gomarin e tij, as ndonjë gjë tjetër që është e të afërmit tënda.

a Eks. 20:17

Pyetja 80: Çfarë kërkohet në urdhërimin e dhjetë?

Përgjigjja: Në urdhërimin e dhjetë kërkohet kënaqësi e plotë me gjendjen tonëa, një frymë e drejtë dhe bamirëse ndaj të afërmit dhe gjithçkaje që i përket atijb.

a Heb. 13:5 Sjellja juaj të jetë pa lakmi paraje dhe kënaquni me atë që keni, sepse vetë Perëndia ka thënë: «Nuk do të të lë, as nuk do të të braktis».

b Rom. 12:15 Gëzohuni me ata që gëzohen dhe qani me ata që qajnë.”

1 Kor. 13:4-6 “Dashuria është zemërgjerë, plot mirësi; dashuria nuk ka zili, nuk krekoset, nuk fryhet, 5nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk llogarit të keqen; 6nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën.

Pyetja 81: Çfarë ndalohet në urdhërimin e dhjetë?

Përgjigjja: Në urdhërimin e dhjetë ndalohet çdo pakënaqësi me gjendjen tonëa, çdo lakmi apo hidhërim për të mirat e të afërmit tonëb, dhe çdo veprim apo ndjesi e pazakontë ndaj gjithçkaje që i përket atijc.

a 1 Kor. 10:10 As të mos murmurisni, sikundër edhe disa nga ata murmuritën, dhe u vranë nga shkatërruesi.

b Gal. 5:26 Le të mos kërkojmë lavdi të kotë, duke provokuar njëri-tjetrin dhe duke pasur smirë njëri-tjetrin.

c Kol. 3:5 Vrisni, pra, gjymtyrët tuaja që janë mbi tokë: kurvërinë, papastërtinë, pasionet, dëshirat e këqija dhe lakminë, që është idhujtari.

Pyetja 82: A mundet ndokush t’i mbajë përsosmërisht urdhërimet e Perëndisë?

Përgjigjja: Që prej rënies, askush nuk ka qenë i aftë në këtë jetë t’i mbajë përsosmërisht urdhërimet e Perëndisëa, por çdokush i shkel ato përditë në mendjeb, fjalëc dhe vepërd.

a Pre. 7:10 “Mos thuaj: «Si është e mundur që ditët e kaluara ishin më të mira nga këto?», sepse nuk është urtësi të bësh një pyetje të tillë.”

b Zan. 8:21 Dhe ZOTI ndjeu një erë të këndshme dhe ai tha në zemër të vet: «Unë nuk do ta mallkoj më tokën për shkak të njeriut, sepse synimet e zemrës së njeriut janë të këqija qysh në fëmijërinë e tij; dhe nuk do ta godas më çdo gjallesë, siç kam bërë».

c Jak. 3:8 Kurse gjuhën asnjë nga njerëzit s’mund ta zbusë; është një e keqe e papërmbajtshme, plot me helm vdekjeprurës.

d Jak. 3:2 Sepse të gjithë gabojmë në shumë gjëra. Në qoftë se dikush nuk gabon në të folur, ai është njeri i përsosur, në gjendje t’i vërë fre edhe gjithë trupit.

Pyetja 83: A janë të tëra shkeljet e ligjit njësoj të urryera?

Përgjigjja: Disa mëkate në vetvete dhe, për shkak të disa pasojave, janë më shumë të urryera në sytë e Perëndisë se disa të tjeraa.

a Gjo. 19:11 Jezusi u përgjigj: «Ti nuk do të kishe asnjë pushtet mbi mua, po të mos të të qe dhënë prej së larti; prandaj ai që më dorëzoi te ti ka mëkat më të madh».

Pyetja 84: Çfarë meriton secili mëkat?

Përgjigjja: Secili mëkat meriton urrejtjen dhe mallkimin e Perëndisë si në këtë jetë, ashtu edhe në jetën që pasona.

a Gal. 3:10 Dhe të gjithë ata që janë prej veprave të ligjit janë nën mallkim, sepse është shkruar: «I mallkuar është kushdo, që nuk qëndron në të gjitha ato, që shkruhen në librin e ligjit për t’i bërë».

Mt. 25:41 Atëherë do t’u thotë edhe atyre që do të jenë në të majtë: “Largohuni nga unë, të mallkuar, në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij.

Pyetja 85: Çfarë kërkon Perëndia prej nesh, në mënyrë që t’i shpëtojmë urrejtjes dhe mallkimit që meriton mëkati ynë?

Përgjigjja: Për t’i shpëtuar urrejtjes dhe mallkimit të Perëndisë që ne meritojmë për mëkatin, Perëndia na kërkon besimin në Jezu Krishtin, pendimin që sjell në jetëa, dhe përdorimin e zellshëm të të gjitha mjeteve të dukshme, përmes të cilave Krishti na komunikon përfitimet e shpengimitb.

a Vep. 20:21 “Duke u dëshmuar judenjve dhe grekëve pendimin te Perëndia dhe besimin në Zotin tonë, Jezu Krisht.”

b Fja. 2:1–5 “Biri im, në rast se pranon fjalët e mia dhe i ruan urdhërimet e mia, duke i vënë veshin urtësisë dhe duke e prirur zemrën ndaj arsyes; po, në rast se kërkon me ngulm gjykimin dhe ngre zërin për të fituar arsyen, në rast se e kërkon si argjendin dhe fillon të rrëmosh si për një thesar të fshehur, atëherë do të ndiesh frikën e ZOTIT dhe ke për të gjetur njohurinë e Perëndisë.”

Pyetja 86: Çfarë është besimi në Jezu Krishtin?

Përgjigjja: Besimi në Jezu Krishtin është një hir shpëtuesa, përmes të cilit e marrimb dhe mbështetemi vetëm në Atë për shpëtimc, siç na është ofruar në ungjilld.

a Heb. 10:39 Por ne nuk jemi nga ata që tërhiqen prapa për humbje, por nga ata që besojnë për shpëtimin e shpirtit.

b Gjo. 1:12 Por të gjithëve atyre që e pranuan, ai u dha pushtet të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij.

c Fil. 3:9 Dhe, që të gjendem në të, duke pasur jo drejtësinë time nga ligji, por atë përmes besimit në Krishtin: drejtësia prej Perëndisë, me anë të besimit.

d Isa. 33:22 “Meqenëse ZOTI është gjykatësi ynë, ZOTI është ligjvënësi ynë, ZOTI është mbreti ynë; ai do të na shpëtojë.”

Pyetja 87: Çfarë është pendimi që sjell jetë?

Përgjigjja: Pendimi që sjell jetë është një hir shpëtuesa, përmes të cilit mëkatari, prej një ndjesie të vërtetë të mëkatit të tijb dhe të kuptimit të mëshirës së Perëndisë në Krishtinc, me pikëllim dhe urrejtje për mëkatin e tijd, kthehet te Perëndia, me qëllimin e plotë dhe përpjekjen për një bindje të ree.

a Vep. 11:18 Si i dëgjuan këto fjalë, ata u qetësuan dhe përlëvduan Perëndinë, duke thënë: «Perëndia, pra, edhe kombeve u dha pendesën për t’u dhënë jetën!».

b Vep. 2:37 Kur ata i dëgjuan këto gjëra, u tejshpua zemra e tyre dhe pyetën Pjetrin dhe apostujt: «Burra vëllezër, ç’duhet të bëjmë?».

c Joe. 2:13 “Grisni zemrën tuaj dhe jo rrobat tuaja dhe kthehuni te ZOTI, Perëndia juaj, sepse ai është i mëshirshëm dhe plot dhemshuri, i ngadalshëm në zemërim dhe me shumë dashamirësi, dhe pendohet për të keqen që ka dërguar.”

d Jer. 31:18-19 “Kam dëgjuar vazhdimisht Efraimin të ankohet: «Ti më ke dënuar dhe unë jam dënuar si një dem i ri i panënshtruar; më bëj të kthehem dhe unë do të kthehem, sepse ti je ZOTI, Perëndia im. 19Pasi mora rrugë të keqe, u pendova; pasi e pranova gjendjen time, kam rrahur ijën time. Më erdhi turp dhe ndjeva hutim, sepse mbaj turpin e rinisë sime».”

e Psa. 119:59 “Kam shqyrtuar rrugët e mia dhe i kam kthyer hapat e mi ndaj urdhrave të tu.”

Pyetja 88: Cilat janë mjetet e dukshme përmes të cilave Krishti na komunikon përfitimet e shpengimit?

Përgjigjja: Mjetet e dukshme dhe të zakonshme përmes të cilave Krishti na komunikon përfitimet e shpengimit janë urdhërimet e tij, veçanërisht Fjala, sakramentet dhe lutjaa të cilat bëhen efikase te të zgjedhurit për shpëtim.

a Vep. 2:41–42 Dhe ata që e pranuan fjalën e tij me gëzim, u pagëzuan; atë ditë u shtuan rreth tri mijë shpirtra. 42Por ata ishin ngulmues në mësimin e apostujve dhe në bashkësi dhe në thyerjen e bukës dhe në lutje.

Pyetja 89: Si bëhet Fjala efikase për shpëtim?

Përgjigjja: Fryma e Perëndisë e bën leximin, por veçanërisht predikimin e Fjalës, një mënyrë efikase për bindjen dhe konvertimin e mëkatarëvea, dhe për ndërtimin e tyre në shenjtëri e ngushëllimb, përmes besimit, për shpëtimc.

a Psa. 19:7 “Ligji i ZOTIT është i përsosur, ai e përtërin shpirtin; dëshmia e ZOTIT është e vërtetë dhe e bën të ditur njeriun e thjeshtë.”

b 1 The. 1:6 Dhe ju u bëtë imituesit tanë dhe të Zotit, duke e pranuar fjalën në shtrëngim të madh, me gëzimin e Frymës së Shenjtë.

c Rom. 1:16 Sepse, unë nuk kam turp për ungjillin e Krishtit, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson, më parë judeun e pastaj grekun.

Pyetja 90: Si duhet të lexohet dhe të dëgjohet Fjala, në mënyrë që të bëhet efikase për shpëtim?

Përgjigjja: Në mënyrë që Fjala të bëhet efikase për shpëtim, ne duhet ta dëgjojmë atë me përkushtima, përgatitjeb dhe lutjec; ta marrim atë me besimd dhe dashurie; ta përvetësojmë në zemrat tonaf dhe ta zbatojmë në jetët tonag.

a Fja. 8:34 “Lum ai njeri që më dëgjon, duke u gdhirë çdo ditë te portat e mia dhe duke ruajtur shtalkat e portave të mia.”

b 1 Pj. 2:1 Hidhni tej, pra, çdo ligësi dhe çdo mashtrim, hipokrizitë, smirat dhe çdo shpifje.

c Psa. 119:18 “Hapi sytë e mi dhe unë do të sodis mrekullitë e ligjit tënd.”

d Heb. 4:2 Në fakt neve si edhe atyre u ishte shpallur lajmi i mirë, por fjala e predikimit nuk u dha dobi atyre, sepse nuk u bashkua me besimin tek ata që e dëgjuan.

e 2 The. 2:10 Dhe me çdo mashtrim padrejtësie për ata që humbin, sepse nuk pranuan dashurinë për të vërtetën që të shpëtoheshin.

f Psa. 119:11 “E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje.”

g Jak. 1:25 Ndërsa ai që do të përkulet për të parë në ligjin e përsosur të lirisë, dhe ngulmon në të, duke mos qenë një dëgjues harraq, por një bërës i veprës, ai do të jetë i lum në veprimtarinë e vet.

Pyetja 91: Si bëhen sakramentet mjete efikase për shpëtim?

Përgjigjja: Sakramentet bëhen mjete efikase për shpëtim, jo prej ndonjë virtyti të tyre apo të atij që i administrona ato, por vetëm prej bekimit të Krishtit dhe punës së Frymës së Tij në ata që i marrin këto sakramente me besimb.

a 1 Kor. 3:7 Kështu, pra, as ai që mbjell, as ai që ujit, nuk është gjë, por Perëndia që rrit.

b 1 Pj. 3:21 Si kundërformë e kësaj, pagëzimi; na shpëton tani edhe ne, jo heqja e ndyrësisë së mishit, por kërkesa për një ndërgjegje të mirë ndaj Perëndisë, nëpërmjet ringjalljes së Jezu Krishtit.

Pyetja 92: Çfarë është një sakrament?

Përgjigjja: Një sakrament është një urdhërim i shenjtë, i caktuar nga Krishti, ku, përmes shenjave të dallueshme prej shqisave, Krishti, si dhe përfitimet e besëlidhjes së re, përfaqësohena, vulosen dhe zbatohen te besimtarëtb.

a Zan. 17:10 “Kjo është besëlidhja ime që ju do të respektoni midis meje edhe jush, si dhe pasardhjes sate pas teje: çdo mashkull që ndodhet midis jush do të rrethpritet.”

b Rom. 4:11 Edhe mori shenjën e rrethprerjes, si vulë të drejtësisë për besimin që kishte pasur kur ishte ende i parrethprerë, me qëllim që të ishte ati i gjithë atyre që besojnë edhe se janë të parrethprerë, me qëllim që edhe atyre t’u llogaritet drejtësia…

Pyetja 93: Cilat janë sakramentet e Dhiatës së Re?

Përgjigjja: Sakramentet e Dhiatës së Re janë Pagëzimia dhe Darka e Zotitb.

a Mr. 16:16 “Ai që beson dhe pagëzohet do të shpëtohet; por ai që nuk beson, do të dënohet.”

b 1 Kor. 11:23 Sepse unë mora nga Zoti atë që ju transmetova edhe juve; se Zoti Jezus, në atë natë që po tradhtohej, mori bukë.

Pyetja 94: Çfarë është Pagëzimi?

Përgjigjja: Pagëzimi është një sakrament ku larja me ujë në emër të Atit, e të Birit, e të Frymës së Shenjtëa, shënon e vulos shartimin tonë në Krishtin dhe pjesëmarrjen në përfitimet e besëlidhjes së hiritb, si dhe zotimin tonë për të qenë të Zotitc.

a Mt. 28:19 “Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj të gjitha kombet duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë.”

b Rom. 6:3 A nuk e dini se ne të gjithë që u pagëzuam në Jezu Krishtin, u pagëzuam në vdekjen e tij?

c Rom. 6:4 U varrosëm, pra, me të me anë të pagëzimit në vdekje, që, ashtu si Krishti u ringjall prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne të ecim në risinë e jetës.

Pyetja 95: Kujt mund t’i administrohet Pagëzimi?

Përgjigjja: Pagëzimi nuk mund t’u administrohet atyre që janë jashtë kishës së dukshme, derisa ata të rrëfejnë besimin e tyre në Krishtin dhe bindje ndaj Tija; por fëmijët e atyre që janë anëtarë të kishës së dukshme duhet të pagëzohenb.

a Vep. 2:41 Dhe ata që e pranuan fjalën e tij me gëzim, u pagëzuan; atë ditë u shtuan rreth tri mijë shpirtra.

b Zan. 17:7, 10 “Dhe do të caktoj besëlidhjen time midis meje dhe teje, si dhe me pasardhjen tënde, nga një brez në një brez tjetër; kjo do të jetë një besëlidhje e përjetshme, me të cilën unë do të marr përsipër të jem Perëndia yt dhe i pasardhjes sate pas teje. 10Kjo është besëlidhja ime që ju do të respektoni midis meje edhe jush, si dhe pasardhjes sate pas teje: çdo mashkull që ndodhet midis jush do të rrethpritet.”

Vep. 2:38–39 Atëherë Pjetri u tha atyre: «Pendohuni dhe secili nga ju le të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit për faljen e mëkateve; dhe ju do të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë. 39Sepse premtimi është për ju dhe për bijtë tuaj dhe për gjithë ata që janë larg, për ata që Zoti, Perëndia ynë, do t’i thërrasë».”

Pyetja 96: Çfarë është Darka e Zotit?

Përgjigjja: Darka e Zotit është një sakrament, ku, prej dhënies dhe marrjes së bukës dhe verës, sipas përcaktimit të Krishti, shpallet vdekja e Tija; dhe marrësit e denjë të saj bëhen pjesëmarrës të trupit dhe gjakut të Tij, jo në ndonjë mënyrë trupore apo mishërore, por prej besimit, me të gjitha përfitimet e Tij, për ushqimin e tyre frymëror dhe rritjen në hirb.

a Lu. 22:19–20 Dhe mori bukë, falënderoi, e theu dhe ua dha atyre duke thënë: «Ky është trupi im, që jepet për ju; bëni këtë në përkujtimin tim». 20Po kështu, pas darkës, mori edhe kupën duke thënë: «Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim, që derdhet për ju».

b 1 Kor. 10:16 Kupa e bekimit, që ne bekojmë, a nuk është vallë bashkësia e gjakut të Krishtit? Buka që ne thyejmë, a nuk është vallë bashkësia e trupit të Krishtit?

Pyetja 97: Çfarë kërkohet për ta marrë denjësisht Darkën e Zotit?

Përgjigjja: Prej atyre që duan të marrin pjesë denjësisht në Darkën e Zotit kërkohet shqyrtimi i vetvetes për aftësinë e tyre dalluese të trupit të Krishtita; për besimin e tyre, që të ushqehen me Krishtinb; për pendiminc e tyre, dashurinëd dhe bindjen e ree; përndryshe, si të padenjë, ata hanë dhe pinë dënim për veten e tyref.

a 1 Kor. 11:28–29 Por njeriu le të shqyrtojë vetveten dhe kështu të hajë nga buka e të pijë nga kupa, 29sepse ai që ha dhe pi padenjësisht, ha dhe pi një dënim për veten e tij, sepse nuk e dallon trupin e Zotit.

b 2 Kor. 13:5 Hetoni veten tuaj a jeni në besim; provoni veten tuaj! Apo nuk e njihni veten tuaj se Jezu Krishti është në ju? Veç në qofshi të paprovuar.

c 1 Kor. 11:31 Sepse, po të gjykonim veten tonë, nuk do të gjykoheshim.

d 1 Kor. 11:18, 20 Së pari, sepse dëgjoj se kur mblidheni në kishë ka midis jush përçarje, dhe pjesërisht e besoj. 20Kur mblidheni, pra, në një vend, kjo që bëni nuk është për të ngrënë Darkën e Zotit.

e 1 Kor. 5:8 Prandaj le të kremtojmë festën jo me maja të vjetër, as me maja ligësie dhe keqësie, por me bukë pa maja të sinqeritetit dhe të së vërtetës.

f 1 Kor. 11:27 Prandaj ai që ha nga kjo bukë ose pi nga kjo kupë e Zotit padenjësisht, do të jetë fajtor i trupit dhe i gjakut të Zotit.

Pyetja 98: Çfarë është lutja?

Përgjigjja: Lutja është ofrimi i dëshirave tona përpara Perëndisëa për gjëra që janë në përputhje me vullnetin e Tijb, në emrin e Krishtitc, duke rrëfyer mëkatet tonad, dhe me mirënjohje falënderuese për mëshirat e Tije.

a Psa. 62:8 Ki besim tek ai vazhdimisht, o popull, hape zemrën tënde para tij; Perëndia është streha jonë.

b Rom. 8:27 Dhe ai që heton zemrat e di cila është mendja e Frymës, sepse ai ndërhyn për shenjtorët, sipas Perëndisë.

c Gjo. 16:23 Dhe atë ditë ju nuk do të më pyesni më asgjë. Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se çdo gjë që t’i kërkoni Atit në emrin tim, ai do t’jua japë.

d Dan. 9:4 Kështu bëra lutjen time dhe rrëfimin tim ZOTIT, Perëndisë tim, duke thënë: «O Zot, Perëndi i madh dhe i tmerrshëm, që e ruan besëlidhjen tënde dhe dhembshurinë tënde me ata që të duan dhe respektojnë urdhërimet e tua».

e Fil. 4:6 Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.

Pyetja 99: Çfarë standardi na ka dhënë Perëndia për të na drejtuar në lutje?

Përgjigjja: E tërë Fjala e Perëndisë mund të përdoret për të na drejtuar në lutjea; por standardi i veçantë për drejtim është ajo formë lutjeje, të cilën Krishti ua mësoi dishepujve, e quajtur zakonisht si Lutja e Zotitb.

a 1 Gjo. 5:14 Kjo është siguria që kemi përpara tij: nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, na dëgjon.

b Mt. 6:9 “Ju, pra, lutuni kështu: «Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt».”

Pyetja 100: Çfarë na mëson parathënia e Lutjes së Zotit?

Përgjigjja: Parathënia e Lutjes së Zotit, që thotë: Ati ynë që je në qiej, na mëson t’i afrohemi Perëndisë me gjithë nderimin e shenjtë dhe mirëbesimina, siç i afrohen fëmijët një atib, i gatshëm dhe i aftë për të na ndihmuarc; dhe se duhet të lutemi për të tjerët e me të tjerëtd.

a Isa. 64:9 “Mos u zemëro tepër, o ZOT, dhe mos e kujto paudhësinë përjetë. Ja, shiko, të lutemi; ne të gjithë jemi populli yt.”

b Lu. 11:13 “Nëse ju, pra, që jeni të ligj, dini t’u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati në qiell do t’u japë Frymën e Shenjtë atyre që ia lypin.”

c Rom. 8:15 Sepse ju nuk keni marrë një frymë skllavërie, që të keni përsëri frikë, po keni marrë frymën e birërisë, me anë të së cilës ne thërrasim: «Aba, o Atë!».

d Ef. 6:18 Duke u lutur në çdo kohë dhe me çdo lutje dhe përgjërim në Frymë dhe, duke ndenjur zgjuar për këtë me çdo këmbëngulje dhe përgjërim për të gjithë shenjtorët.

Pyetja 101: Për çfarë lutemi në kërkesën e parë?

Përgjigjja: Në kërkesën e parë, që thotë: U shenjtëroftë emri Yt, lutemi që Perëndia të na bëjë të aftë ne dhe të tjerët për ta lavdëruar Atë në çdo gjë që Ai na zbuloheta; dhe se Ai do t’i rregullojë të gjitha gjërat për lavdinë e Tijb.

a Psa. 67:1–3 “Perëndia pastë mëshirë për ne dhe na bekoftë; Perëndia bëftë që fytyra e tij të shkëlqejë mbi ne, 2me qëllim që mbi tokë të njihet rruga jote dhe shpëtimi yt midis gjithë kombeve. 3Popujt do të të kremtojnë, o Perëndi, të gjithë popujt do të të kremtojnë.”

b Rom. 11:36 Sepse prej tij dhe me anë të tij dhe ndaj tij janë të gjitha. Lavdi atij përjetë! Amen!

Pyetja 102: Për çfarë lutemi në kërkesën e dytë?

Përgjigjja: Në kërkesën e dytë, që thotë: Ardhtë mbretëria Jote, lutemi që mbretëria e Satanit të shkatërroheta dhe që mbretëria e hirit të përparojëb, që ne dhe të tjerët të futemi dhe të mbahemi në tëc, dhe që ardhja e mbretërisë së lavdisë të përshpejtohetd.

a Psa. 68:1 “Perëndia u çoftë dhe u shpërndafshin armiqtë e tij dhe ata që e urrejnë ikshin para tij.”

b Psa. 51:18 “Bëji të mirën Sionit për dashamirësinë tënde, ndërto muret e Jerusalemit.”

c 2 The. 3:1 Së fundi, o vëllezër, lutuni për ne, që fjala e Zotit të rendë dhe të lëvdohet, si dhe ndër ju.

Rom. 10:1 Vëllezër, dëshira e zemrës sime dhe lutja që i drejtoj Perëndisë për Izraelin është për shpëtim të tij.

d Zbu. 22:20 Ai që dëshmon për këto gjëra, thotë: «Po, unë vij shpejt. Amen». Po, eja, Zoti Jezus.

Pyetja 103: Për çfarë lutemi në kërkesën e tretë?

Përgjigjja: Në kërkesën e tretë, që thotë: U bëftë vullneti Yt në tokë si në qiell, lutemi që Perëndia, përmes hirit të Tij, të na bëjë të aftë dhe të gatshëm që ta njohim, t’i bindemia dhe t’i nënshtrohemi vullnetit të Tij në çdo gjëb, ashtu siç bëjnë engjëjt në qiellc.

a Psa. 119:34–36 “Më jep mençuri dhe unë do ta ruaj ligjin tënd; po, do ta respektoj me gjithë zemër. 35Më bëj të ec në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse në to gjej kënaqësinë time. 36Përkulja zemrën time dëshmive të tua dhe jo lakmisë.”

b Vep. 21:14 Dhe, meqë nuk i mbushej mendja, pushuam duke thënë: «U bëftë vullneti i Zotit!».

c Psa. 103:20, 22 “Bekoni ZOTIN ju, engjëj të tij të pushtetshëm dhe të fortë, që bëni atë që thotë ai, duke iu bindur zërit të fjalës së tij. 22Bekoni ZOTIN ju, të gjitha veprat e tij, në të tëra vendet e sundimit të tij. Shpirti im, beko ZOTIN!”

Pyetja 104: Për çfarë lutemi në kërkesën e katërt?

Përgjigjja: Në kërkesën e katërt, që thotë: Bukën tonë të përditshme na e jep sot, lutemi që të marrim prej dhuratës së Perëndisë një racion të mjaftueshëm të të mirave të kësaj jetea, dhe të gëzojmë bekimet e Tij bashkë me tob.

a Fja. 30:8 “Largo nga unë kotësinë dhe gënjeshtrën; mos më jep as varfëri, as pasuri, më ushqe me bukën e nevojshme.”

b Psa. 90:17 “Hiri i ZOTIT, Perëndisë tonë, qoftë mbi ne dhe e bëftë të qëndrueshme veprën e duarve tona; po, bëje të qëndrueshme veprën e duarve tona.”

Pyetja 105: Për çfarë lutemi në kërkesën e pestë?

Përgjigjja: Në kërkesën e pestë, që thotë: Dhe na i fal fajet tona, siç ua falim edhe ne fajtorëve tanë, lutemi që, për hir të Krishtit, Perëndia do të na i falë lirisht tërë mëkatet tonaa, gjë për të cilën ne nxitemi të lutemi, pasi prej hirit të Tij ne aftësohemi t’i falim të tjerët nga thellësia e zemrësb.

a Psa. 51:1 “Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sipas mirësisë sate; për dhembshurinë e madhe që ke, fshiji të ligat që kam bërë.”

b Mt. 6:14 “Sepse në qoftë se ju ua falni njerëzve gabimet e tyre, Ati juaj qiellor do t’jua falë edhe juve.”

Pyetja 106: Për çfarë lutemi në kërkesën e gjashtë?

Përgjigjja: Në kërkesën e gjashtë, që thotë: Dhe mos lejo të biem në tundim, lutemi që Perëndia të na mbajë larg tundimit për mëkata, ose të na ndihmojë dhe të na çlirojë kur tundohemib.

a Mt. 26:41 “Rrini zgjuar dhe lutuni, që të mos bini në tundim; sepse fryma është gati, por mishi është i dobët.”

Psa. 19:3 “Nuk kanë gojë, as fjalë; zëri i tyre nuk dëgjohet.”

b Psa. 51:10, 12 “O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur.” 12“Kthemë gëzimin e shpëtimit dhe përkrahmë me frymë dashamirëse.”

Pyetja 107: Çfarë na mëson përfundimi i Lutjes së Zotit?

Përgjigjja: Përfundimi i Lutjes së Zotit, që thotë: Sepse jotja është mbretëria dhe fuqia, dhe lavdia, përjetë. Amen! na mëson që ta gjejmë nxitjen për lutje vetëm te Perëndiaa dhe në lutjet tona ta lëvdojmë Atë, duke ia atribuuar mbretërinë, fuqinë dhe lavdinë vetëm Atijb. Dhe si dëshmi e dëshirës sonë, dhe si të sigurt që na ka dëgjuar, ne themi: Amen!c

a Dan. 9:18–19 “O Perëndia im, vër vesh dhe dëgjo; hap sytë e tu dhe shiko shkretimet tona dhe qytetin ku thirret emri yt, sepse ne nuk paraqesim para teje lutjet tona për veprat tona të drejta, por për dhembshuritë e tua të mëdha. 19O Zot, dëgjo; Zot, fal; Zot, kushtoji kujdes dhe vepro. Mos mëno, për hir të vetvetes, o Perëndia im, sepse emri yt thirret mbi qytetin tënd dhe mbi popullin tënd.”

b 1 Kro. 29:11, 13 “Jotja, o ZOT, është madhështia, fuqia, lavdia, shkëlqimi, madhëria, sepse gjithçka që është në qiell dhe mbi tokë është jotja. E jotja, o ZOT, është mbretëria, dhe ti ngrihesh sovran mbi gjithçka. 13Prandaj ne, o Perëndia ynë, të falënderojmë dhe kremtojmë emrin tënd të lavdishëm.”

c Zbu. 22:20 Ai që dëshmon për këto gjëra, thotë: «Po, unë vij shpejt. Amen». Po, eja, Zoti Jezus.