Buletini i Adhurimit – 16 Tetor 2022

Buletini i Adhurimit – 16 Tetor 2022

Votum Psalmi 124:8

Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejt dhe tokën.

Përshëndetja e Shenjtë Galatasve 1:3

Hir mbi ju dhe paqe nga Perëndia Ati dhe nga Zoti ynë Jezu Krisht.

§ Thirrja për Adhurim Isaia 42:5-10

Kështu thotë Perëndia, Zoti, që ka krijuar qiejt dhe i ka shpalosur, që ka shtruar tokën dhe gjërat që ajo prodhon, që i jep fryjë popullit dhe frymë atyre që ecin në të: 6 «Unë, Zoti, të kam thirrur sipas drejtësisë dhe do të të zë për dore, do të të ruaj dhe do të të bëj aleancën e popullit dhe dritën e kombeve, 7 për t’u hapur sytë të verbërve, për të nxjerrë nga burgu të burgosurit dhe ata që dergjen në terr. 8 Unë jam Zoti, ky është emri im; nuk do t’ia jap lavdinë time asnjë tjetri, as lavdërimet e mia shëmbëlltyrave të gdhendura. 9 Ja, gjërat e mëparshme kanë ndodhur dhe tani po ju njoftoj gjëra të reja; unë jua bëj të njohura para se të mbijnë». 10 I këndoni Zotit një këngë të re, lëvdimin e tij nga skajet e tokës.

Lutja e Invokimit & Adhurimit të Perëndisë

§ Himn Adhurimi

Atë lavdëroje, që bën mrekulli!

E deshi aq botën, sa Birin e Tij

e dha si kurban që Ai ne t’na shpëtoj.

Çdokush mund të hyj’ tash në jetë të re.

Lavdëro Perëndin’, çdo njeri në k’të bot’!

Lavdëro Perëndin’, brohorit me g’zim plot!

O, eja tek Ati nëpër Bir’n e Tij,

dhe Atë lavd’roje, që bën mrekulli!

Ç’shpërblim i përsosur, i blerë me gjak!

Premtim i sigurt’ ësht’ për gjith’ besimtar’t.

Madje më i posht’ri fajtor që beson,

k’të falje të plot’ prej Jezusit fiton.

Çfar’ punësh t’mëdha Ai për ne i mbaroi!

Ç’ngaz’llim na jep Ai që me gjak na shpëtoi!

Por shum’ më i lart’, më i madh do të jet’

ai çast kur ta shohim Jezusin si Mbret

§ Rrëfimi i Besimit Rrëfimi i Besimit 8:3

Zoti Jezus, në natyrën e Tij njerëzore, i bashkuar kështu me atë hyjnoren, u shenjtërua dhe u vajos me Frymën e Shenjtë përtej çdo mase, duke pasur në vetvete të gjitha thesaret e urtësisë dhe të diturisë; i pëlqeu Atit që në Të të jetojë e gjithë plotësia; me qëllim që, duke qenë i shenjtë, i pafaj, i papërlyer, plot hir e të vërtetë, të ishte tërësisht i pajisur për të përmbushur detyrën e një Ndërmjetësi dhe Garanti. Këtë detyrë Jezusi nuk e mori Vetë mbi Veten, por u thirr në të nga Ati i Tij, i Cili vendosi tërë pushtetin dhe gjykimin në duart e Tij, dhe i dha Atij urdhrin për të bërë të njëjtën gjë.

§ Himni Triniterian Gloria Patri

Lavdia qoft’ për Atin, dhe për të Bir’, dhe për Frymën e Shenjt’,

siç ka qen’ dhe prej fillimit ësht’ tash, e gjithmon’ mbetet, bot’ e pafund, Amen, Amen.

Leximi i Ligjit & Thirrja për Pendim Psalmi 95:7-11

“Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij, 8 «mos e ngurtësoni zemrën tuaj si në Meriba, si ditën e Masas në shkretëtirë, 9 ku etërit tuaj më tunduan dhe më vunë në provë, edhe pse i kishin parë veprat e mia. 10 Për dyzet vjet e pata neveri atë brez dhe thashë: Janë një popull me zemër të përdalë dhe nuk i njohin rrugët e mia. 11 Prandaj u betova në zemërimin tim: Nuk do të hyjnë në prehjen time».”

Rrëfimi i Mëkateve

Perëndi i Gjithëpushtetshëm, ju që shihni qartë se ç’ka në zemrën e çdo njeriu, që njihni çdo dëshirë të tij dhe që nuk mund t’ju fshihet asnjë sekret; na i fal mëkatet tona që janë të shumta, dhe pastro mendimet e zemrave tona përmes frymëzimit të Frymës së Shenjtë që të mund t’ju duam përsosmërish, dhe denjësisht të madhërojmë Emrin tuaj të shenjtë, përmes Krishtit, Zotit tonë. AMEN.

Siguria e Faljes Titi 3:4-7

“Po kur u shfaq dashamirësia e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë dhe dashuria e tij për njerëzit, 5 na shpëtoi jo me anë të veprave të drejta, që ne bëmë, por sipas mëshirës së tij, me anë të larjes së rilindjes dhe të ripërtëritjes së Frymës së Shenjtë, 6 të cilën e derdhi me mbushulli mbi ne, me anë të Jezu Krishtit, Shpëtimtarit tonë, 7 që ne, të drejtësuar me anë të hirit të tij, të bëhemi trashëgimtarë të jetës së përjetshme, sipas shpresës që kemi.”

§ Himni Falënderimi Doksologjia

Lavd’ Zotit, me bekime plot, gjith’ ju krijesa këtu posht’

gjith’ ju turma në qiell lart, Lavd’ Atit, Bir’t dhe Frymës Shenjt.

Lutja Pastorale

§ Himni i Përgatitor Psalmi 101

Do t’këndoj lavdet e tua, mir’sin dhe drejtësin’

Do t’jetoj shenjtërin’, Zot kur do të vish tek un’?

Në pastërtin’ e zemrës do t’jetoj n’thjeshtësi,

n’urrejtje për mëkatin, do t’ruaj sytë e mi.

Zemra e çoroditur do t’largohet nga unë,

lig’sia, shpifja, mburrja nuk do t’gjejn vend tek unë.

Do t’ndjek me sy besnikët, do t’jem me ta çdo kohë,

i drejti dhe i ndershmi do t’jet shërbenjsi im.

Kush vepron me mashtrime ndihmën s’do përfitoj

kush jeton me gënjeshtra pranë meje s’do t’qëndroj.

Gjith të pabes’t e vendit do shpërblej me dënim

do ç’rrënjos nga Qyteti i Zotit ligësinë.

Shërbesa e Fjalës

“..Bari thahet dhe lulja bie,

por fjala e Zotit mbetet përjetë,

dhe kjo është fjala që ju është shpallur.”–

(1 Pjet.1:24-25)

§ Himni i Përgjigjes Psalmi 103

Beko o shpirti im, ti Perëndinë

Dhe jo ti mos harro veprat e Tij.

Ai është i vetmi që shëron,

dhe nga vdekja të shpëton.

Ai na i fal të gjitha paudhësitë.

Rrugët e Tij të çojnë vetëm në dritë.

Ai është i vetmi Perëndi,

që për ne dha Birin e Tij.

I mbushur plot me gëzim

Zotin beko o shpirti im.

Dhe lavdërojë Atë ti përgjithmonë.

Në të mirë e në rrezik, jo ti mos kij frikë.

Zoti ynë është një Zot besnik. (x2)

§ Bekimi 2 Timoteut 4:22

Zoti Jezu Krisht qoftë me frymën tënd! Hiri qoftë me ju! Amen.”