Ç’lajm të mire na sjell Krishtlindja?

Ç’lajm të mire na sjell Krishtlindja?

A e dini ju se çfarë kremtojnë të krishterët kur vijnë Krishtlindjet? Mbase i keni dëgjuar të flasin për Ungjillin apo për Lajmin e Mirë siç e quajnë ata? Mirëpo, lind pyetja: ç’lidhje kanë të gjitha këto fjalë? Po ashtu edhe pyetja tjetër: çfarë po thonë ata realisht kur fla­sin për “ungjillin e Jezu Krishtit”? Përse vallë është kaq i rëndësishëm për ta? Për më tepër, a duhet të jetë i rëndësishëm edhe për ty vallë ai lajm? Meqenëse fjala “ungjill” do të thotë “lajm i mirë”, kur flasin për ungjillin të krishterët thjesht po tregojnë lajmin e mirë rreth Jezusit! Mirëpo ky nuk është një lajm i mirë çfarëdo; por është një lajm i mirë që kërkon një përgjigje prej teje! Është një mesazh që vjen drejtpërdrejt nga Perëndia dhe na thotë: “Kam një lajm të mirë për ty! Ja si mund t’i shpëtosh gjykimit Tim që po vjen!” Nuk besoj se ia vlen që ta shpërfi­llësh një njoftim të tillë, apo jo?

Pra, çfarë është ky lajmi i mirë rreth Jezu Krishtit?

Qysh prej lashtësisë, pra, që prej herës së parë që të krishterët e parë e përhapën lajmin e mirë rreth Jezu­sit, ata e dhanë këtë lajm duke e përdorur pyetjet e mëposhtme …

1. Kush na krijoi dhe kujt i japim llogari?

2. Cili është problemi im?

3. Çfarë zgjidhje ka Perëndia për problemin tim?

4. Si mund të përfitoj edhe unë prej kësaj zgjidhjeje?

Qysh prej se e dhanë për herë të parë këtë lajm, të krishterët përgjatë shekujve i janë përgjigjur këtyre pyetjeve me të njëjtat të vërteta që i kanë marrë në Bibël dhe që janë si më poshtë.

1. Ne i japim llogari Perëndisë.

2. Problemi ynë është mëkati ynë kundër Tij.

3. Zgjidhja e Perëndisë është shpëtimi nëpërmjet Jezu Krishtit.

4. Ne përfitojmë prej këtij shpëtimi përmes besimit dhe pendesës.

Le t’i përmbledhim këto pika me nga një a dy fjalë: Perëndia, Njeriu, Jezu Krishti dhe Përgjigjja Jonë.

PERËNDIA

Gjëja e parë që duhet ditur në lidhje me lajmin emirë të Jezusit është se, “Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën” (Zanafilla 1:1). Kjo është pikënisja e të gjitha gjërave, pra, në qoftë se nuk e kuptojmë si duhet këtë pikë gjithçka tjetër do të jetë gabim. Për shkak se Perëndia krijoi gjithçka, pra, edhe vetë ne, Ai gëzon të drejtën për të na thënë se si duhet të jetojmë. Po nuk e kuptuam këtë të vërtetë nuk kemi për ta kuptuar dot lajmin e mirë në lidhje me Jezusin.

Si mund ta përshkruajmë Perëndinë? Si një qenie të mbinatyrshme të mirë e plot dashuri, i cili fal dhe shfaq dhembshuri? Të gjitha këto gjëra janë të vërteta. Perëndia e përshkruan veten si “të mëshir­shëm dhe të dhembshur, të ngadalshëm në zemë­rim, të pasur në mirësi dhe në besnikëri, që fal padrejtësinë, shkeljet dhe mëkatin”. Mirëpo, po Ai thotë gjithashtu: “por nuk e lë të pandëshkuar fa­jtorin” (Libri i Eksodit 34:6­7, Dhiata e Vjetër, Bib­la). Këto fjalët e fundit e bëjnë copë e çikë atë çfarë 90% e njerëzve sot mendojnë se dinë në lidhje me Perëndinë. Ky Perëndia plot dashuri nuk e lë fajto­rin të pandëshkuar. Nuk mund ta kuptojmë dot sesa i lavdishëm dhe jetëdhënës është ungjilli i Jezu Krishtit pa e kuptuar më parë se Perëndia është edhe i shenjtë edhe i drejtë. Ai është i vendosur që të mos e shpërfillë kurrë mëkatin apo t’i bëjë lëshime atij. Dhe kur flasim për mëkatin e kemi fjalën për mëkatin e gjithsecilit prej nesh!

NJERËZIMI

Kur Perëndia i krijoi qeniet e para njerëzore, pra, Adamin dhe Evën, synimi i Tij ishte që ata të je­tonin në lumturi të përsosur nën sundimin e Tijtë drejtë, duke iu bindur Atij dhe duke jetuar në përbashkësi me Të. Mirëpo, kur Adami nuk iu bind Perëndisë, duke ngrënë të vetmen frutë që Perëndia ia kishte ndaluar ta hante, përbashkësia me Perën­dinë u prish një herë e mirë. Veç kësaj, përmes mos­bindjes së tyre Adami dhe Eva ngritën krye kundër Perëndisë. Në këtë mënyrë, ata mohuan autoritetin e Tij mbi jetët e tyre. Mirëpo, nuk është se janë vetëm Adami dhe Eva faj­torë për mëkatin e tyre. Bibla thotë se “të gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e arrijnë lavdinë e Perëndisë…nuk ka asnjë të drejtë, as edhe një” (Letra e Apostu­llit Pal drejtuar Romakëve 3:23,10, Dhiata e Re, Bib­la). Megjithëkëtë, ne shpesh mendojmë se mëkatet tona nuk janë edhe aq të rënda, apo i konsiderojmë ato si disa shkelje të thjeshta të kodit të qarkullimit qiellor. Pikërisht për këtë shkak mbetemi të habitur se përse Perëndia i ka ato aq zët. Mirëpo, mëkatet nuk janë si ca shkelje të parëndësishme të rregulla vetë qarkullimit, por janë më të rënda sesa aq. Ato për­bëjnë refuzimin e vetë Perëndisë dhe të drejtës së Tij për të ushtruar autoritet mbi ata të cilëve u dha jetë.

Kur fillon ta shohësh mëkatin nga ky këndvështrim arrin ta kuptosh se përse “paga e mëkatit është vdekja” (Letra e Apostullit Pal drejtuar Romakëve6:23, Dhiata e Re, Bibla). Nuk bëhet fjalë vetëm për vdekje fizike, por për një vdekje më të keqe sesa aq, e cila është vdekja shpirtërore, një largim i detyruar i qenieve njerëzore mëkatare dhe kryengritëse nga prania e Perëndisë për jetë e mot. Bibla mëson se destinacioni përfundimtar i mëkatarëve mosbe­sues është gjykimi i përjetshëm dhe i tmerrshëm në një vend që quhet “ferr”.

Ky është pohimi tronditës i Biblës: “Është caktuar që njerëzit të vdesin një herë, dhe më pas vjen gjyqi” (Letra drejtuar Hebrenjve 9:27, Dhiata e Re, Bib­la). Gjithsecili prej nesh do të japë llogari përpara Perëndisë. Bibla na paralajmëron se “ai që nuk beson tashmë është gjykuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë” (Gjoni 3:18).

Por…

JEZU KRISHTI

Fjala “Krisht” do të thotë “I vajosuri,” pra, bën fjalë për vajosjen e një mbreti me vaj të çmuar e erëmirë gjatë kurorëzimit të tij. Kështu që kur ne themi “Jezu Krishti”, ne po themi se Jezusi është Mbret! Me ta filluar shërbesën e Tij publike, Jezusi i tha njerëzve: “Mbretëria e Perëndisë është afër. Pendo­huni dhe besoni në lajmin e mirë, në Ungjillin!” Që shekuj më parë Perëndia kishe premtuar se Ai do të vinte si një Mbret i madh për ta shpëtuar popu­llin e Tij nga mëkatet. Dhe ja ku e kemi Jezusin që po thotë këtu: “Mbretëria e Perëndisë është këtu…tani! Unë jam Mbreti i saj i madh!”

Me kalimin e kohës ndjekësit e Jezusit e kuptuan se misioni i Tij ishte që t’i sillte mëkatarët në mbretërinë e qiellit. Jezusi erdhi për të vdekur në vend të tyre, për të marrë ndëshkimin që ata merito­nin për rebelimin e tyre kundër Perëndisë. Kur ishte duke vdekur në kryq, pesha e tmerrshme e të gjitha mëkateve tona ra mbi shpatullat e Jezusit. Dëni­mi me vdekje që Perëndia kishte shpallur kundër mëkatarëve rebelë u ekzekutua. Dhe Jezusi dha shpirt. Pikërisht për mëkatarë si puna ime dhe e jotja!

Mirëpo tregimi që po rrëfej nuk mbaron me kaq. Jezusi i Kryqëzuar nuk është më i vdekur. Bibla na thotë se Ai u ringjall së vdekurish. Ai nuk është vetëm Mbreti Jezus i Kryqëzuari, por edhe Mbreti Jezus i Kryqëzuari dhe i Ringjalluri! Ringjallja e Jezusit nga varri ishte një mjet që Perëndia e për­dori për të na thënë: “Të gjitha fjalët e Jezusit në lidhje me atë që Ai është dhe atë që erdhi të bënte këtu në tokë janë të vërteta!”

PËRGJIGJA JONË

Çfarë pret Perëndia që të bëjmë me gjithë këtë in­formacion që sapo na u dha, pra, që të Jezusi vdiq në vendin tonë për të na shpëtuar prej zemërimit të drejtë të Perëndisë kundër mëkatit tonë? Ai pretqë t’i përgjigjemi atij me pendesë dhe besim.

Të pendohesh për mëkatet do të thotë t’i kthesh krahët rebelimit tonë kundër Perëndisë. Pendesa nuk do të thotë se ne i japim fund sa hap e mbyll sytë bërjes së mëkateve. Mirë po, do të thotë se kurrë më nuk do të jetojmë në paqe me mëkatet tona.

Jo vetëm kaq, por ne kthehemi drejt Perëndisë në besim. Besimi është mbështetja e plotë tek Ai. Është besa e themeluar mbi premtimet në Jezu Krishtin e ringjallur se do të na shpëtojë nga mëkatet tona. “Perëndia nuk e dërgoi Birin e Vet në botë që ta gjykojë botën, por që bota të shpëtohet me anë të Tij. Ai që beson në Të nuk gjykohet … Ai vetë i mbarti mëkatet tona në trupin e Tij mbi drurin e kryqit… I drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia” (Ungjilli sipas Gjonit 3:17, 18; Letra e Parë e Apostullit Pjetër 2:24; 3:18, Dhiata e Re, Bibla).

E vetmja mënyrë që Perëndia të na konsiderojë ne të drejtë është që kjo të bëhet në bazë të drejtësisë së dikujt tjetër, dikush që i përmbush të gjitha kriteret për të qenë zëvendësi ynë. Pikërisht kjo gjë ndodh kur dikush shpëtohet nga Jezusi: Të gjitha mëkatet tona i llogariten Jezusit që e pësoi dënimin e duhur për të gjitha ato një për një, ndërsa drejtësia e përsosur e Jezusit na llogaritet neve kur besojmë në veprën që Ai ka kryer për ne! Kjo është dome­thënia e vërtetë e besimit, pra, të mbështetemi në Jezusin, t’i zëmë besë vetëm Atij që të vuajë dënimin në vendin tonë dhe të fitojë për ne një vendim drej­tësie nga Perëndia!

A besoni se keni ngritur krye kundër Perëndisë dhe se meritoni zemërimin e Tij të drejtë e të shenjtë? A besoni se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë, i cili vdiq duke pësuar dënimin me vdekje që ju meri­tonit për mëkatet tuaja? A besoni se Ai u ringjall së vdekurish dhe tashmë Ai jeton për të qenë në vendin tuaj si Shpëtimtari dhe Zëvendësi juaj? Në qoftë se e besoni këtë me gjithë zemër, thojani këtë Atij duke përdor fjalë të ngjashme me ato që kemi renditur më poshtë…

“Jezus, Unë e di se jam mëkatar. Unë e di se nuk mund ta shpëtoj dot veten time. Ju keni premtuar se do t’i shpëtoni të gjithë ata që pendohen dhe besojnë vetëm në ju. Më shpëtoni. Më jepni më shumë besim që të besoj më fort në Ju. Falini mëkatet e mia. Më jepni jetën e përjetshme. Më mbushni me praninë Tuaj. Faleminderit që vdiqët në vendin tim për ta bërë të mundur shpëtimin tim!” AMEN.

Në qoftë se e bëtë këtë, atëherë një jetë e tërë mundë­sish për ta njohur më mire Jezusin është hapur për­para jush, duke filluar që nga ky çast! Keni shumë për të mësuar nga Bibla, dhe nga Fryma e Shenjtë e Perëndisë që vjen për të banuar në të gjithë ata që besojnë në Mbretin Jezus! Tani, gjej një kishë Ungjillore apo Protestante ne rajonin ku banoni, merrni një Bibël falas prej tyre, dhe lexojeni çdo ditë atë, duke u lutur që Perëndia të ju hapë sytë akoma edhe më shumë për ta kuptuar Biblën, për ta besuar Fjalën e Perëndisë, dhe mbi të gjitha për ti besuar Perëndisë përmes Birit të Tij, Zotit Jezus Krisht.