JAVA E SHENJTË DHE PASHKA

“Krishti e deshi kishën dhe e ka dhënë veten e Tij për të” – Efesianëve 5:25

Bashkohuni me ne ndërsa udhëtojmë përmes ngjarjeve jetë-ndryshuese të Javës së Shenjtë. Kjo javë fillon me Të Dielën e Palmave, vazhdon me Të Enjten e Urdhëresës së Madhe, më pas me Të Premten e Mirë, dhe kulminon me të Dielën e Pashkës. Përgjatë këtyre shërbesave, ne do të reflektojmë mbi ngjarjet që i përkasin hyrjes triumfale të Krishtit në Jerusalem, tradhtimi, arrestimit dhe kryqëzimit të tij, dhe së fundi do të ngazëllohemi me mesazhin Ngjalljes së Tij nga vdekja. Katër shërbesat e planifikuara për këtë javë kanë për qëllim që të gjithë ne, të rritur e fëmijë, burra e gra, të meditojmë e reflektojë mbi atë se çfarë Krishti bëri për ne në Kryq.

E Diela e Palmave – 10 AM

Java e Shenjtë fillon me të Dielën e Palmave. Kjo shërbesë feston atë që njihet si “Hyrja Triumfale”. Kjo është hyrja e Krishtit në Jerusalem, mbi një kërriç gomari, duke përmbushur kështu profecinë e Zakarias 9:9. Jezusin doli që ta përshëndeste i tërë populli i Jerusalemit si mbretin e tyre, Mesinë e pritur prej aq shumë kohësh.

E Enjte e Mandatit – 6 PM

Termi vjen nga bibla në latinisht. “Mandatum”-Mandati apo Urdhërimi është fjala e parë e vargut “Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri-tjetrin; sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njëri-tjetrin” (Gjoni 13:34), e dhënë nga Jezusi në dhomën e sipërme. Kjo shërbesë që zakonisht përmban edhe Darkën e Zotit, mediton mbi ngjarjes e asaj dite, veçanërisht mbi fjalët, urdhëresat, dhe veprimet e Krishtit në atë natë të fundit përpara tradhtimit, arrestimit dhe kryqëzimit.

E Premtja e Mirë – 6 PM

Në atë ditë, Zoti dhe Shpëtimtari ynë shkoi në Kryq. Një natë më parë ai kishte institucionalizuar Darkën e Zotit, u lut me djersë të përgjakta në Kopshtin e Gjetsemanesë, u tradhtua me një puthje nga Juda. Më pas atë e gjykuan dhe e gjetën të pafajshëm, e rrahën dhe e torturuan, e dënuam me vdekje në kryq sepse turma votoi para Pilatit “Kryqëzojeni, kryqëzojeni.” Shërbesa e së premtes është një shërbesë meditimi, lutjesh e reflektimi mbi gjëmën e madhe të mëkatit tonë, dhe të dashurisë madhështore të Zotit tonë për ne. Përpara se të ndrinte drita e mëngjesit të ngjalljes, ishte ngrysja dhe errësira e ditës së kryqit, ku të gjitha ngjarjet djallëzore vepronin nën providencën e Perëndisë për një qëllim madhështor. Në atë ditë kur errësira dhe mëkati dukej se po fitonte, Perëndia po përmbushte planin e tij të shpëtimit tonë.

E Diela e Ngjalljes – 10 AM

Mëngjesi i Ngjalljes! Ne do ta mbyllim Javën e Shenjtë me festimin e ngjalljes së Krishtit nga vdekja e varri, momentin më I rëndësishëm dhe vendimtar i tërë historisë së njerëzimit. Festimi do të vazhdojë me një kohë miqësie dhe dreke të përbashkët në ambientet e kishës në Durrës.

Predikime të mëparshme mbi Javën e Shenjtë

Shpërblesë për Shpengimin e Shumë Vetave

E Enjte e Mandatit të Madh 18 Prill 2019 Kush ishte Jezusi? Çfarë bëri Jezusi? Këto janë dy pyetjet më të rëndësishme që i jep përgjigje e tërë Bibla, dhe veçanërisht në mënyrë më të drejtpërdrejtë, të katër ungjijtë në Dhiatën e Re. E thënë ndryshe, e tërë Bibla na shpalos personat dhe punët e…

Ora e Përlëvdimit

[perfectpullquote align=”full” bordertop=”false” cite=”” link=”” color=”” class=”” size=””]Dhe midis atyre që ishin ngjitur për të adhuruar gjatë festës ishin edhe disa grekë. 21 Ata, pra, iu afruan Filipit, që ishte nga Betsaida e Galilesë, dhe iu lutën duke thënë: «Zot, duam të shohim Jezusin». 22 Filipi erdhi e ia tha Andreas; dhe përsëri Andrea dhe…

1. Idhujtaria e Adhurimit të Krishtit – Gjoni 12:12-19

Mesazhi i të Dielës së Palmave, 20 Mars 2016 “Të nesërmen, një turmë e madhe që kishte ardhur në festë, kur dëgjoi se Jezusi po vinte në Jeruzalem, 13 mori degë palmash dhe i doli para, duke thirrur: “Hosana! Bekuar ai që vjen në emër të Zotit, mbreti i Izraelit!”. 14 Dhe Jezusi gjeti një…

Kuptimi i Ngjalljes së Krishtit

Qoftë bekuar Perëndia edhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, i cili me anë të mëshirës së tij të madhe na rilindi për një shpresë të gjallë me anë të ringjalljes së Jezu Krishtit prej së vdekurish. 1 Pjetrit 1:3 Jetojmë në një botë depresionuese, që përdhos atë që është e shenjtë dhe e shtrenjtë,…

Gjak dhe Ujë

Duke qenë se ishte dita e Përgatitjes, me qëllim që trupat të mos qëndronin në kryq të shtunën, sepse ajo e shtunë ishte një ditë me rëndësi të veçantë, Judenjtë i kërkuan Pilatit që atyre t’u thyheshin kërcinjtë dhe të hiqeshin që andej. 32 Ushtarët, pra, erdhën dhe ia thyen kërcinjtë të parit dhe pastaj…

Krishti u Ngjall! U Ngjall Vërtetë!

Si kaloi e shtuna, Maria Magdalena dhe Maria, nëna e Jakobit, dhe Salomeja blenë aroma për të shkuar të vajosin Jezusin. 2 Në mëngjesin e ditës së parë të javës, shumë herët, ato erdhën te varri, kur po lindte dielli. 3 Dhe thonin në mes tyre: “Kush do të na rrokullisë gurin nga hyrja e…

Vuajti Nën Pontin Pilat

Dhe herët në mëngjes krerët e priftërinjve me pleqtë, skribët dhe gjithë sinedrit bënin këshill, e lidhën Jezusin e çuan jashtë e ia dorëzuan Pilatit. 2 Dhe Pilati e pyeti: “A je ti mbreti i Judenjve?”. Dhe ai, duke u përgjigjur, i tha: “Ti e thua!”. 3 Dhe krerët e priftërinjve e akuzonin për shumë…

Tradhtimi dhe Arrestimi i Krishtit

Më në fund pat ardhur momenti i parathënë nga profetët e i paralajmëruar nga Krishti. Ai i ka përgatitur dishepujt për këtë moment (aq sa mund të përgatiteshin ata), dhe pat përgatitur veten në lutje në Kopshtin e Gjetsemanesë. Tani një grup i armatosur burrash, të dërguar për ta arrestuar e shoqëruar tek godina e…

Ardhja e Mbretit: Mesazhi i Dieles se Palmave

 Me përjashtim të lindjes, vdekjes dhe ngjalljes së Jezus Krishtit, asnjë histori e jetës së Krishtit nuk njihet më mirë e se sa ajo e hyrjes së tij triumfale në Jerusalem, dhe që si rrjedhim festohet rregullisht çdo vit, në atë që njihet si Dita e Palmave. E megjithatë, pak histori nga jeta e Krishtit…

Gjetsemani: Pregatitja për Kryqin

Pastaj ata arritën në një vend që quhej Gjetsemani; dhe ai u tha dishepujve të vet: “Uluni këtu, deri sa unë të jem lutur”. 33 Mori, pra, me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, dhe filloi ta zërë frika dhe ankthi; 34 dhe u tha atyre: “Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni…

Ngjallja e Krishtit

       Ngjallja e Krishtit ishte një akt hyjnor në të cilin u përfshinë të tre Personat e Hyjnisë (Gjon. 10:17-18; Vep. 13:30-35; Rom. 1:4). Ajo nuk ishte thjesht një ripërtëritja e trupit të lodhur, vuajtur dhe të kryqëzuar të Krishtit që ishte zbritur nga Kryqi dhe vendosur në varr. Ajo ishte në fakt transformimi i…